COVID-19: SHBA miraton shpërndarjen e një testi të shpejtë me përdorim individual

18 Nëntor 2020, 12:42Bota TEMA

SHBA-ja autorizoi me urgjencë hedhjen në treg të një testi të shpejtë me përdorim individual për të zbuluar COVID-19 dhe që e jep rezultatin për 30 minuta, në kuadër të luftës kundër pandemisë.

Agjencia amerikane e Medikamenteve (FDA) i hapi dritën e gjelbër këtij testi që mund të përdoret në rrugë nazale nga individë të moshës nga 14 vjeç, në rast të dyshimeve të komtaminimit me COVID-19.

Testi, i prodhuar nga kompania “Lucira Health”, dhe që është i disponueshëm me recetë nga mjeku, e jep rezultatin në 30 minuta.

Sipas faqes së “Lucira Health”, ai kushton më pak dollarë.

“FDA autorizoi testin e parë COVID19 që administrohet nga vetë individi dhe jep rezultate në shtëpi. Ky është një avancim i rëndësishëm që nënvizon angazhimin tonë në zgjerimin e aksesit të testeve”, deklaroi kreu i FDA, Stephen Hahn.

Një autorizim urgjent është një autorizim i përkohshëm apo i kushtëzuar, akorduar nga FDA për t’iu përgjigjur një situate urgjente, e tillë si pandemia.

FDA ka aprovuar tashmë në fund të prillit dhe fillim të majit, përdorimin e testeve që do të kryhen në shtëpi, por ndryshe nga kiti i Lucira Health, rezultatet e tyre duhet të jepen nga laboratorë të autorizuar.

SHBA-ja regjistroi dje një total prej 11 340 563 raste me COVID-19 për 248 429 të vdekur, sipas Universitetit Johns Hopkins. Dy bilancet janë më të rëndat në nivel botëror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje