Sezoni i katërt i serialit “The Crown” do të përqëndrohet te marrëdhënia e princit Charles me Diana-n dhe Camilla-n. Trekëndëshi i famshëm i dashurisë është komentuar gjatë si një nga situatat më të komplikuara të mbretërisë. Por, a ishin Camilla, dukesha e Cornwall-it dhe Lady Diana, mikesha me njëra-tjetrën? Ja ç’duhet të dini për marrëdhënien e tyre.
Camilla ishte pjesë e jetës së Charles kur ai u njoh me Diana-n
Arsyeja pse Diana kalonte kohë me Camilla-n ishte fakti se princi Charles e mbajti pranë ish-të dashurën. Charles dhe Camilla filluan të dilnin me njëri-tjetrin në fillim të viteve ’70, por u ndanë kur Charles shkoi të ndiqte shërbime në marinë në shkurt të vitit 1973. Camilla u martua me ish-të dashurin e saj, Andrew Parker Bowles në korrik, vetëm disa muaj pas ndarjes nga princi.
Charles pati një marrëdhënie të afërt me Camilla-n, edhe pasi ajo u martua. Në fakt, Charles është kumbari i djalit të saj, Tom, sipas E!News. Pra, ai kishte një arsye të përhershme që të qëndronte në jetën e Camilla-s. Si rezultat, kur Charles nisi të dilte me Diana-n, miqësia e tij me Camilla-n vazhdonte. Në thelb, ishte e pashmangshme që Diana dhe Camilla të mos takoheshin.
Charles e fshehu raportin e vërtetë me Camilla-n
Në librin “The Duchess: Camilla Parker Bowles and the Love Affair That Rocked the Crown”, ekspertja mbretërore Penny Junor shkroi, “Në vend që t’i shjegonte Diana-s në fillim që Camilla ishte një ish-e dashur e hershme, ai e prezantoi atë si një mikeshë. Junor shtoi, “Atij nuk i shkoi ndërmend që t’i tregonte se kush ishte ajo. Ai i tregoi pas fejesës, duke pranuar se camilla ka qenë një nga të dashurat e tij, por i siguroi Diana-s se që tani e tutje, nuk do të kishte gra të tjera”.
Fotografët kanë kapur momentin e Diana-s dhe Camilla-s
Ndonëse nuk ka prova që Diana dhe Camilla patën ndonjë miqësi të mirëfilltë me njëra-tjetrën, ato u fotografuan më 24 tetor 1980 në Ludlow Racecourse, ku panë princin Charles që të garonte me kuaj. Fotografitë tregojnë se ato duken gazmore në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Diana u takua për herë të parë me princin Charles në vitin 1977, kur Charles po dilte me motrën e saj, Lady Sarah Spencer. Asokohe, Diana ishte 16 dhe Charles 29. Romanca e tyre nisi në verën e vitit 1980.
Kur Camilla dhe Diana u fotografuan bashkë në tetor të vitit 1980, Diana njihej si e dashura e princit. Dukej se ato ishin të afërta, por nuk kaloi shumë kohë që prania e Camilla-s të bëhej problem për marrëdhënien e saj me Charles.
Camilla mori pjesë në dasmën e princit Charles dhe Diana-s
Charles njoftoi fejesën me Lady Diana Spencer në shkurt të vitit 1981 dhe në korrik të po atij viti, u realizua dasma përrallore e çiftit. Duke folur për dasmën e saj në një intervistë të vitit 1991 me biografin Andrew Morton, Diana zbuloi se prania e Camilla-s në dasmë ishte shkatërruese.
Tradhtia
People ka raportuar se në bisedën me Morton, Diana zbuloi se Diana ishte konfrontuar me Camilla-n për lidhjen e saj me princ Charles, duke thënë, “Unë isha e tmerruar prej saj”.
“I thashë: ‘Unë e di se çfarë po ndodh me ty dhe Charles dhe dua që ta dini. Ajo më tha: ‘Ke gjithçka ke dashur ndonjëherë. Gjithë burrat nëpër botë po dashurohen me ty dhe ke dy fëmijë të bukur, çfarë do më shumë?’.”
Diana dha intervistën e famshme në BBC në vitin 1995, ku tha: “Ne ishim tre në atë martesë, kështu që ishte pak e mbipopulluar”.
Camilla dhe princi Charles u martuan në një ceremoni civile në prill të vitit 2005. Ajo ka dy fëmijë, Laura dhe Tom, nga martesa e mëparshme me Andrew Parker Bowles.
Harper’s Bazaar- E!News- People
Lady diana dhe Camilla
Lady diana dhe Camilla
Charles me dy femrat e jetes se tij
Camilla me princin Charles
Lady diana dhe Camilla
Lady diana dhe Camilla
Lady diana dhe Camilla
Lady Diana dhe princi Charles
Lady Diana dhe princi Charles
Eshte aq intrige e bukur sa vetem mendja e nje anglezi mund ta shijoje.