Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta, parlamentit dhe institucioneve të Drejtësisë që vazhdojnë punën me urgjencë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Në një postim në twitter Kim thekson se udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin që u kanë shqiptarëve për drejtësi.
“Më vjen mirë të shikoj progresin drejt funksionimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti.
Kanë mbetur edhe 6 javë, Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë.
Faleminderit JAC për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin që u kanë shqiptarëve për drejtësi”, shkruan ambasadorja Yuri Kim në një postim në Twitter. (TemA)
Zonja ambasadore; presidenti s’ka kohe se eshte i pire dhe uron kuqezinjte dhe grate bjelloruse. Po s’paska nje shqiptar qe ti shkerdhej ç’i mban praku shtepise se SPAK eshte i zene me qytetaret, i denon me nga 1000 leke per thyerje rregullash. Ky eshte SPAK qe na ndihmoi Amerika? Ama ndihme!!