Biden drejt rekordit prej 80 mln votash, Trump: Në Pensilvani 20 mijë të vdekur në regjistrin zgjedhor

19 Nëntor 2020, 20:51Bota TEMA

Donald Trump u kthye për të denoncuar mashtrimin e pretenduar zgjedhor që ndodhi gjatë zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në SHBA.

Presidenti në largim tha “provat e mashtrimit zgjedhor vazhdojnë të rriten”, duke raportuar se 20,000 të vdekur dhe mijëra të tjerë janë të pranishëm në të gjithë vendin në regjistrin zgjedhor të Pensilvanisë.

Në postimin e tij në Twitter kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë pretendoi artificialitetin e votave në favor të Joe Biden.

Joe Biden po përgatitet të arrijë pragun prej 80 milionë votash të marra gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA.

Një rekord ky sikurse edhe pjesëmarrja prej 65% e atyre me të drejtë vote në zgjedhje është një rekord, një shifër që nuk është regjistruar që nga viti 1908.

Ndërkaq shtete si Kalifornia dhe Nju Jorku ende nuk kanë mbaruar me numërimin e të gjitha fletëve të votimit.

1 komente në “Biden drejt rekordit prej 80 mln votash, Trump: Në Pensilvani 20 mijë të vdekur në regjistrin zgjedhor”

  1. AlbNY says:

    A ky o be me keq se Shaban Qosja rafmet paste.
    Ik o palle se le nam cdo minute qe kalon. Ik or idiot se tregon akoma me shume sa debil je. Ti i detyrove njerzit te votojne kunder teje me traplluqet qe bere keto 4 vjet. O idiot, populli nuk eshte nen hyqmin tend sic ben me ata qe punojne ne bizneset e tua o teveqel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje