Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pediatrinë e Infektivit, ku raportohet se ka ndërruar jetë një foshnje vetëm 16-muajshe, pasI ishte invektuar me COVID-19.
Foshnja është shtruar pak ditë më parë në reanimacion pasi kishte lindur me probleme shëndetësore.
Ajo kishte pësuar komplikacione pas infektimit me Covid-19 dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, fëmija nuk mundi që ta fitonte betejën me koronavirusin, duke humbur kështu jetën.
Kjo është foshnja e parë që ndërron jetë si pasojë e infektimit me koronavirus në vendin tonë.
(TemA)