Nga Ruben Avxhiu
Avokatja Sidney Powell që po kundërshton rezultatet e zgjedhjeve në SHBA ka zgjeruar sot gjeografinë e atyre që akuzon si manipulues të votave në zgjedhjet amerikane duke përfshirë edhe Serbinë.
Deklarata e saj vjen një ditë pasi ekipi i avokatëve të presidentit Donald Trump e ka përjashtuar avokaten, mbase për shkak të akuzave dhe deklaratave hiperbolike dhe shumë të skajshme që ka bërë në ditët e fundit.
Avokatja Powell bëri përshtypje me fjalimin e saj emocional përpara disa ditës në një konferencë shtypi me ish-kryebashkiakun Rudy Giuliani dhe avokaten tjetër Jenna Ellis.
Mirëpo, që atëhere teoritë e saj të konspiracionit kanë bërë një numër mbështetësish të Presidentit Trump që të vrasin mendjen nëse Sindey Powell ka zbuluar diçka gjigande apo ka dalë nga mendja.
Mes të akuzuarve nga Sidney Powell tani është edhe guvernatori republikan në Georgia, prokurori i Përgjithshëm Bill Barr, CIA, elita globaliste e shumë të tjerë etj.
Ajo tha se makinat elektronike të prodhimit Dominion që numërojnë votat dhe programi Smartmatic kanë kthyer miliona vota nga Trump te Biden dhe se serverët e këtyre makinave në Gjermani janë sekuestruar tani nga ushtria amerikane për hetim.
I pari që e akuzoi se po ia ngre mendjen kot pa pasur ndonjë provë ishte komentatori i njohur televiziv në Fox News, Tucker Carlson. Kjo bëri që shumë mbështetës të presidentit Trump menjëherë ta kthejnë Carlsonin nga ikonë në tradhëtar.
Pastaj ushtria amerikane lëshoi një deklaratë që thoshte se nuk ka ndodhur ndonjë sekuestrim serverësh në Gjermani.
Mbrëmë në darkë, ekipi i avokatëve të Presidentit Trump deklaroi se Sidney Powell nuk është pjesë e grupit dhe se është duke vepruar më vete.
Powell ka bërë më në fund një deklaratë sot paradite, me anë të të cilës pranon se është duke vepruar më vete por për të njëjtën kauzë. Ajo ka theksuar se nuk do të lejojë që “Republika … të vidhet nga komunistët brenda dhe jashtë vendit apo që votat tona të ndryshohen apo manipulohen nga aktorë të huaj në Hong Kong, Iran, Venezuelë, apo Serbi”.
Se si ka ndodhur ky manipulim, sidomos nga një vend si Serbia është një nga misteret më vete të avokates, për të cilën mbështetësit e presidentit Trump tani janë të ndarë.
Serbia në përgjithësi ka preferuar fitoren e presidentit Trump për shkak të angazhimit të Joe Biden kur ishte senator në mbështetje të Kroacisë, Bosnjes dhe pastaj Kosovës.
Shumë kroato-amerikanë dhe boshnjako-amerikanë kanë punuar në fushatën e kandidatit Biden kur ende nuk dihej nëse do të fitonte garën në Partinë Demokrate.
Deklarata nga fushata e kandidatit Biden kushtuar marrëdhënieve me shqiptarët, Kosovën dhe Shqipërinë, vetëm sa i shtoi paranojat serbe se ku mund të jetë një president anti-serb.
Mbetet për t’u parë si gjithmonë, nëse avokatja Powell ka vërtet ndonjë dëshmi për të mbështetur deklaratat e saj, përfshi edhe këtë të Serbisë.
Me kete qe ndodhi ne amerike po shohim se Qim Peka e Arjan C . paska jo vetem te ne. Bota qeka e mbushur me agjitator e propogandues me keq se ne komunizem. Me robe te degjeneruar menderishte sa edhte e veshtire te kete te ardhme ky lloj njerezimi e qytetrimi.
Trampistat serbo-shqipfokes. Hapini syte dhe shihni cfare llumi ka rrotull vehtes Trampi. Ju jeni per ne te semes te gjithe pa perjashtim.
Perse cuditeni more miq! Perreth Trum-i, si nje injorant kalibri, nuk mund te mbaje rreth tij njerez me te mencur, por vec injorante.
Ju kujtohet kur Trup postoi ne Twitter nje mesazh per marrveshjen midis Kosoves dhe Izraelit, ne te cilen e conte Kosoven ne … Lindjen e Mesme?
Trump eshte nje genjeshtar patologjik dhe ka rreth vetes individe te te njejtes rrace gomeresh. Ai po perpiqet qe te qendroje ne zyren e Presidentit per te mos u proceduar per shume ceshtje civile dhe penale qe jane te pezulluara per sa kohe qe ai mbetet President i SHABA-se.
Mos mendoni se America ka pak idiote.Me Trumpin dolen shume ne siperfaqe.
Sipas deklaratave të saj ajo avokate ka mundësi të ketë pësuar krisje nervore, dikush duhet ta ndihmojë ta bindë të vizitohet.
Dominion ka zyrat edhe ne Beograd.Trump ka inat te keq, mos o zot bomba mbi hajdutet e beogradit do na merziten idolatoret e shokut nga cikago.Kush mundohej ta paraqiste Trump si mik te serbise dhe rusise, urte.Dihet kush i ka celesat e serbise, Rusia.serveri i Gjermanise ka rene ne duar te sigurta.
Trump,njeri defiçent,injorant,mashtrues,turpi Americes.Keshtu edhe stafi,niveli tij do jete.E kuptoni ç’thote kjo avokate?Te dhjefsha fanta-shkencen,kjo qeka 1-sh.
Kur dalin dhe komentojne kunder Trumpit me te njejtin pasion sikur po flasin kunder Berishes, edhe keta vemjet e Ridhejres mos ngelte njeri pa fol hapu dhe.
Klikat nderkombetare i kane dhene urdher zarit te tyre ne Shqiperi, Fuges dhe me pas Fuga u jep direktiva komentuesve te Temes me pagese.
Kujtojne vemjet de do u rritet rroga po komentuan kunder Trumpit.