Ajo që ne e quajmë zakonisht si Gjyqi i Nurembergut, ishte vetëm i pari i një serie procedimesh penale kundër nazistëve, të cilat ishin në të vërtetë 12. Që të gjitha gjyqet u zhvilluan në Gjykatën Ushtarake Ndërkombëtare në Nuremberg (një qytet simbol i nazizmit, ku dikur organizoheshin tubime partiake). Në total pati 185 persona të akuzuar, përfshirë mjekë, juristë, krerë të SS, drejtues të industrive të ndryshme dhe zyrtarë shtetërorë.
Nazistët në bankën e të akuzuarve
Gjyqi i parë, që u zhvillua nga 20 nëntori 1945 deri më 1 tetor 1946 (më 16 tetor 1946 u krye varja e të dënuarve me vdekje), ishte ai që shkaktoi më shumë bujë, pasi në bankën e tëakuzuarve u shfaqën 24 nga eksponentët më të lartë të Rajhut të Tretë.
Aleatët (SHBA, Bashkimi Sovjetik, Britania dhe Franca), kishin rënë dakord që para fundit të luftës, për t’i gjykuar fuqitë e Boshtit si përgjegjëse për krimet e kryera gjatë konfliktit. Por mbi cilat baza ligjore mund të gjykoheshin ata burra?
Problemi u zgjidh më 8 gusht 1945 në Londër, kur një grup ekspertësh hartuan atë që do të ishte korniza rregullatore e zbatuar në Nuremberg, ndërsa u hodhën bazat për legjislacionin e përbashkët, Kartën e Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare, të nënshkruar nga fuqitë aleate më 6 tetor të të njëjtit vit në Berlin. Krahas akuzave tashmë ekzistuese, siç janë “krimet kundër paqes” dhe “krimet e luftës”, kishte edhe 2 risi.
Krime të reja
I pari”krime kundër njerëzimit”, përfshinte vrasjet, shfarosjet, skllavërimin, dëbimet, aktetçnjerëzore kundër civilëve dhe përndjekjen politike, racore dhe fetare. Akuza e dytë, “komploti kundër paqes”, i dha një bazë sistemit akuzator me të cilin Aleatët donin të dënonin planin nazist si një e tërë (dhe jo vetëm veprimet individuale të dhunshme).
Gjykata drejtohej nga britaniku Xhefri Lorenc, ndërsa prokuroria përbëhej nga 8 gjykatës nga radhët e francezëve, britanikëve, amerikanëve dhe rusëve. Kundërshtimi kryesor gjatë gjyqit u bë nga Oto Stamer, avokati i Herman Gëringut. Sipas tij, në bazë të parimit të së drejtës romake “nuk mund të kishte asnjë krim, dhe për pasojë asnjë dënim pa një ligj penal paraardhës”.
Sidoqoftë, e drejta së cilës i referohej Gjykata e Nurembergut, ekzistonte para fillimit tëLuftës së Dytë Botërore, dhe konkretisht Konventave të Hagës dhe Gjenevës. Por kjo çështjendan ende sot ekspertët, pasi ato traktate ndërkombëtare nuk ishin ratifikuar nga fuqitë e Boshtit.
Dëshmia e drejtpërdrejtë
Gazetarja britanike Rebeka Uest ishte e pranishme në gjyq. Ajo rrëfeu atë që pa në librin e saj “Sera me çiklaminë” (1964). Për të akuzuarit ajo shkroi:”Personalitetet e tyre ishin zvogëluar aq shumë, sa që ishte e vështirë të kujtohej kush ishte kush… Edhe ata që dalloheshin, binin në sy më shumë nga të qenit të çuditshëm, sesa nga karakteri”.
Dhe mbi klimën në sallën e gjyqit:”Të gjithë këta njerëz – avokatë, përkthyes, sekretarë, roje … donin të largoheshin nga Nurembergu me të njëjtën urgjencë, me të cilën një pacient dëshiron të ngrihet dhe iki nga karrigia e dentistit”.
Dhe sërish:”Herman Gëring bënte ende gjeste perandorake. Por ato ishin aq vulgare, sa sugjeronin që ai nuk kishte zënë kurrë realisht ndonjë pozitë të shquar”. Ndërsa “Rudolf Hesishte i jashtëzakonshëm, pasi ishte dukshëm i çmendur…. Kishte tiparet e pacientëve tëmbyllur në çmendinë”. (Focus – Bota.al)
Historine e shkruajne fituesit dhe
agresor quhet ai qe humb luften. Pike.
Ne nje shkrim ne revisten amerikane Atlantic thuhet se ne raste konfliktesh midis dy fuqive
gjyqi duhet bere nga nje gjykate asnjanese (ne kete rast nga gjykata e Hages) dhe jo nga fituesi vendimi i te cilit do te dihet.
Petrit, une mund ta pranoj se gjyqi i Nurembergut nuk duhej te behej nga fituesit por nga nje gjykate asnjanese.
Por a je ti i sigurt se po te fitonte Gjermania do te ishte aq korrekte sa t’ia linte Hages gjykimin
e Stalinit, Curcilllit dhe Rooseveltit?
Une dyshoj se jo.