Indeksi i këtij viti i njohjes së gjuhës angleze (EF English Proficiency index) e rendit për herë të parë vendin tonë ndër shtetet me njohuri të moderuar. Në klasifikimin e këtij viti, renditemi të 43-tët në botë, nga vend ii 50-të i një viti më parë, kur pozicionoheshim në grupimin e shteteve me njohuri të ulët të gjuhës angleze. Indeksi merr në analizë 100 vende të ndryshme të globit.
Renditja tregon se Shqipëria është ndër vendet e fundit në Europë në këtë drejtim, por thuajse të gjitha vendet e rajonit nuk janë në klasifikim, me përjashtim të Serbisë, ndërkohë që mungojnë edhe disa shtete të tjera europiane, Për nga niveli i njohurive të gjuhës angleze, Shqipëria klasifikohet krah vendeve si Italia, Spanja apo Rusia në Europë. Vendi ynë klasifikohet gjithashtu i 5-ti në listën globale të performuesve më të mirë të vitit të fundit.
Gjuha angleze është një domosdoshmëri thuajse e pashmangshme në tregun e punës në vend, por edhe jashtë, ndërkohë që është detyrim për arsimin e lartë. Mosnjohja e saj sjell problem të mëdha në të dyja drejtimet, në arsim dhe në tregun e punës. Në nivel global, Holanda klasifikohet si vendi me njohjen më të mirë të gjuhës angleze në glob, e ndjekur nga Danimarka dhe Finlanda.(scan)
Sa per qind e popullsise flet anglisht?
ka kohe shqiptari te thyeje rekord deri me 2025 ……dhe kur te udhetoje lirshem ne angli…..kuptohet vetem per 3 muaj qendrim….
Oh, po ne jemi ne vendin e pare me njohjen e frengjishtes derisa
Shqiperine Xhep Mejdani dhe filofrengjte e tjere e kane futur ne grupin e
vendeve frankofone (qe flasin frengjisht ne shtepi).
Ne kemi politikane interesante qe na fusin ne grupet e frankofonve (sepse
Franca na ka perkrahur gjithenje!!!) dhe ne Lidhjen e vendeve muslimane.