Thefsh qafën Covid-19

24 Nëntor 2020, 12:53Blog TEMA

Nga Artan Hoxha

Pas dy javesh të trazuara, në beteje individuale dhe familjare, e perballuam me sukses së bashku me bashkëshorten, atë qe rendom po cilësohet, si virusi i shekullit.

Ishte një përvojë aspak mbresëlenëse…. perkundrazi, sfilitese dhe e lodhshme…

Vetem kur krijuesi te ben nje “xhiro” nga “honet e qoftelargut”, e kupton vleren e vertete te jetes, te bashkeshortes, te familjes, te femijeve, te prinderve, te miqve dhe shokeve, gjithkujt qe te ndodhet prane..

Papritmas, gjendesh në nje shkretetire të frikshme, mes teje dhe krijuesit.

Aty të vetmit engjej mbrojtes, për dreq nuk jane propaganda cipëplasur e pushtetit, apo politika e dites, që te fut jo vetëm të dridhurat, por panikun…

Aty nuk vlejne mjeket e cirkut politik, “heronjte” e Whatsapp- it, “mjeket biznesmenë”, që na i servir regjia e shemtuar e propagandes qeverisese, apo qe i degjojme tek na mjegullojne më keq çdo nate nga studiot vezulluese te ekraneve kombetare…

Me duhej ta provoja vetë, se heronjte e vertete me bluza të bardha, ata të heshturit, qe bejne detyren e tyre në keto dite të trazuara, qe shpetojne jete njerezish dhe mbjellin shprese, pikerisht aty ku duket se oksigjeni eshte zhdukur…jane krejt të tjere…

Falenderimi dhe mirenjohja në keto raste, per heronj te tille te heshtur, eshte shume pak.

Dua ta nis mirenjohjen time nga shefi i reanimacionit të spitalit Amerikan 3, doktor Genti Huti, nje shkodran, qe për zotin “te tana i ban”. Pastaj doktor Amarildo, kryeinfermieri Eugen Ismolli, infermieret e perkushtuara me veshje prej astronauti .. etj.

Në fund, nje falenderim të veçante, miqve të vertete, qe në dite të tilla, vlejne me shume se nje thesar.

Në saj të tyre, pata mundesine të marre nje trajtim cilesor mjekesor, në Spitalin Amerikan 3, jo vetem me i miri në vend, por ndoshta dhe në Ballkan.

Dhe në fund nje keshille. Miq, të njohur, bashkekombas!

Eshte në zgjedhjen tuaj të lire te besoni ose jo, ta neverisni propaganden e shemtuar te pushtetit dhe panikun e pakenaqesise të opozites në betejen e saj për pushtet.

Une u mundova për 8 muaj me radhe të mos infektohem nga covid19, por nuk ia dola dot.

Beni kujdes, ruhuni per shendetin tuaj, të familjareve tuaj, sidomos të prinderve në moshe të thyer.

Covid19 nuk eshte nje loje, eshte nje e keqe shume e kushtueshme për shqiptaret e vene perfund nga keq-qeverisja dhe vrasja e shpreses.

Jeta e çdo njerit prej jush eshte shume e shtrenjte…

Ju lutem, kujdesuni per vete dhe te tjeret, qe të mos beheni për spital.

Per fat te keq, nga aty e tutje, jemi vetem statistika në buletin ditor të bilancit të covid19…

 

6 komente në “Thefsh qafën Covid-19”

  1. kk says:

    Ohhhhhh Paska patur para ky i ndershmeri. te gjithe legena jeni spitali nr 3 Amerikani hahahahah

  2. Cufi says:

    Shko more idiot se cfare more te spitali i leshi apo ke ruajt do lek nga bakshishet e ndonje kriminelit me fale po ata do ti kerkojne prap .Spitalet e shtetit jane ne rregull po pse bane reklame,ti duhet te kishe shkua ne hale

  3. Fatos says:

    Po ti mor karagjoz, nuk po bën politikë?

  4. lefteri says:

    Nuk e dija se muzhikun rus e kap covid 19

  5. Deni says:

    Ju zoti gazetar paskeni pasur mundesi te kuroheni ne spital privat, po do ishte mire te mos benit tellallin por te heshtnit te pakten ne respekt te gjithe atyre shqiptareve te tjere qe jane duke luftuar me semundjen dhe nuk i kane mundesite tuaja.

  6. Sul Korriku says:

    Me behet qefi si per çdo te njohur apo te panjohur qe del me sukses nga kjo semundje qe po na mundon te gjithve por, nuk mund te mos permend qendrimin tuaj “provincial” qe ti i mençuri dhe i “varferi” ke gjetur spitalin e duhur. Mjere ne te tjeret qe nuk e kemi kete mençuri dhe mundesi.
    Sa per te qetesuar njeriun e thjeshte, te lutem pas vrerit per qeverine e spitalet publike, na “embelso” pak me kostot financiare te sherbimit (apo gjobvenjet e rradhes); mundesisht dhe burimet e financimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje