Ndarja nga jeta e Maradonës, Olsi Rama: Për të ia vlente të prisje të shtunën dhe të dielën

25 Nëntor 2020, 23:37Sport TEMA

Ndarja nga jeta e Maradonës ka bërë që bota e futbollit të jetë në zi.

Në lidhje me Skype me emisionin Rubrika Sportive ishte drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama. Rama u shpreh se argjentinasi ishte poezia e lojës së luajtur.

”Kam pasionin tim për Juventusin. Maradona është quajtur dora e zotit për atë episod të bërë. Ai është poezia e futbollit. Për një brez të hershëm, Maradona përkon me ngjyrat.

Ishte fenomeni që zbukuroi tablonë e futbollit. Për të ai vlente të prisje të shtunën dhe të dielën. Disa nga titujt e gazetave shkruanin ADIOS.

Nëse zoti do zgjidhte një  ëngjëll për të luajtur, ai ishte Maradona. Maradona ishte poezia e futbollit.

Atë që e bënte në fushën e lojës, në jetën private e kalonte në gjërat e tjera. Janë shembuj të jashtëzakonshem.

Ai ishte talenti në formën më puro. Të gjithë brezat do shikojnë golat e tij” – Tha Rama.

2 komente në “Ndarja nga jeta e Maradonës, Olsi Rama: Për të ia vlente të prisje të shtunën dhe të dielën”

  1. asd says:

    Isha gjimnazist, kur ne kampionatin boteror luante Maradona. Nuk pelqeja dhe as ndiqja futbollin, por ne shkolle degjoja per emrin e tij qe e permendnin shoket e mij, ndjekesit e futbollit. U bera kurioz dhe fillova te ndjek ndeshjet e Argjentines. “Pinxhi i vogel” fluturonte neper fushe i papermbajtshem. Pikturonte dhe dizenjonte kurbat me te fantazioze per te dhuruar here gol e here topin e golit. Shperthimet e tij midis 3-4 mbrojtesve shtatlarte ishin shembulli qe Maradona mund te mposhtte “bulizmin” e shumices, te shtatlarteve, e yjeve te futbollit boteror duke u bere nje yll frymezues. Tek Maradona njerezimi shihte vetveten, shihte se si “nje si ata” ia doli. Maradona na mesoi nje leksion te jashtezakonshem, sic shkruante Noli i madh postulatin “i vogli shtrin viganin”.
    Nga atehere fillova te ndiqja futbollin e kampionateve boterore. Faleminderit Diego per emocionet jetesore qe arrite te percjellesh pertej futbollit.

  2. Lasgushi says:

    O Mero! Cja fut kot ti.Pse i le keta te Temes te zene vendin e vlefshem,te faqes me Olsi Ramen nje njeri i rendomte shqiptar.
    Pa dashje me kujtove,Princeshen SANIE.Byrazerken e “mretit” te Burgajetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje