Rohani: Marrëdhëniet me SHBA më të mira nën presidencën e Biden

25 Nëntor 2020, 14:10Bota TEMA

Presidenti iranian, Hasan Rohani deklaroi se përmirësimi i marrëdhënieve diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit mund të jetë më “i lehtë” nën presidentin e zgjedhur të SHBA, Joe Biden.

“Ne mund të kthehemi në kohën para tensioneve dhe nëse administrata e re e SHBA-së do të tregonte mendimin e duhur politik, edhe një zgjidhja do të ishte më e lehtë”, theksoi Rohani për televizionit shtetëror.

”Irani do të kthehej në detyrimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore dhe do të lehtësonte tensionet me Uashingtonin nëse qeveria e Biden do të bënte të njëjtën gjë”, deklaroi presidenti.

”Heqja e sanksioneve të vendosura nga presidenti i SHBA në largim, Donald Trump është një tjetër kusht”, shtoi ai.

1 komente në “Rohani: Marrëdhëniet me SHBA më të mira nën presidencën e Biden”

  1. demokrati says:

    Biden nuk mban mend ca ha ne mengjes , keshtu qe krimenelet ajatollah te Teheranit presin nje tjeter avion te mbushur me parate dhe djersen e taxsapaguesve amerikan ashtu si beri obama duke i dhene frymemarrje terrorizmit shtetetor te drejtuar nga Teherani.Zgjedhja e biden eshte hakmarrja e krimineleve ne pushtet ne Teheran per zhdukjen nga faqja e dheut e kreut te terrorit, Sulejmanit. Te shikojme kur te konfirmohet Trump.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje