Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar ndaj vendimit të Partisë Socialiste për të ngritur një komision hetimor për UÇK dhe raportin e Dick Marty.
Përmes njëm postimi në rrjetin social, Paloka shkruan se ky veprim është një akt tradhtie, duke shtuar se kjo nuk është gjë tjetër vetëm një sherbim i fundit ndaj zëdhenesit të Millosheviçit, mikut të përbashkët të Ramës.
Per tu habitur, pasi me 26 janar te vitit 2011 qeveria e Sali Berishes, e votoi raportin e Dick Marty-t ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes, qe akuzonte UÇK-ne per krime lufte, burgosje te serbeve ne Shqiperi dhe transplant organes njerzore ne “Shtepine e Verdhe”.
Ndersa tani, demokratet permes nenkryetarit te tyre Edi Paloka shprehen kunder hetimit parolamentar te Kuvendit te Shqiperise per kete raport, qe baltos luften e UÇK.
Postimi i plotë i Palokës:
Parlamentit shqiptar po i kërkohet sot të votojë një akt tradhetie kombëtare! Sapo dëgjova “objektin” e hetimit të komisionit hetimor që po ngre Rama sot në “parlamentin” e tij. Eshtë qartazi një akt tradhëtie që po i kërkohet të marrë vulen e Parlamentit të Shqipërisë!
Rikthimi në opinion i akuzave për të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë” , megjithëse ato janë hedhur poshtë vite më parë, pikërisht në kohën që drejtues të UÇK u dërguan në Hagë, kishte hijen e tradhëtisë. Megjithatë “implikimi” i Bashës në akuzat e ngritura prej Ramës edhe pse qartazi në mënyrë krejt absurde dhe qesharake, krijonte idenë se gjithë kjo maskaradë kishte qellime politike; sulmohej Basha e njëkohësisht tërhiqej vemendja nga katastrofa ku e ka çuar vendin Rama.
Sot, me objektin që i kanë vënë këtij komisioni hetimor, bëhet e qartë se qëllimi është vetëm një; hetimi i UÇK-së. Ky akt nuk ka vulë tjetër përveç asaj të tradhëtisë.
Kreu i grupit të “rilindasve” deklaroi me “krenarinë” provinciale që e karakterizon, se “siç e shihni ky komision nuk do të hetojë Lulzim Bashën po veprimtarinë e UÇK-se në Shqipëri…” Sipas Ballës, qëllimi i hetimit qenkesh që të vertetojë se UÇK nuk ka bërë krimet për të cilat akuzohet…
Çfarë do të thotë kjo?!! Parlamenti i Shqipërisë heton a ka bërë krime UÇK-ja?!! Po pse kush në Shqipëri ka dyshime që u detyroka Parlamenti të hetojë?!! Çdo të thotë kjo në një kohë që me këto akuza absurde janë dërguar në Hagë, drejtuesit e UÇK?! Çfarë mesazhi i jepet botës kur vetë Parlamenti i Shqipërisë mendon se ka nevojë të hetohet veprimtaria e UÇK?!
Ky nuk është gjë tjetër vetëm një sherbim i fundit ndaj zëdhenesit të Millosheviçit, mikut të përbashkët të Ramës me çetnikët serbë, një akt tradhetie kombetare dhe një thikë pas shpine për drejtuesit e UÇK-së në Hagë.
Thi ka mundethi? Thapa thupa, thapa thupa…..
Foli bre burra, foli paloqa i pd-se, foli pijaneci dhe bixhozxhiu.
Rrace e nyte!
Doli dhe ky Thuthuq Shkerdhata ne mbrojtje te Doktor Sa-lehE-Hongert-Mortja. Po ti more legen qe leh si zagarush duhet te vihesh ne bank bashke me Padrinon tend jo vetem per ato krime qe i keni ber kunder Kosoves sipas urdherave qe merrte Sal-lehesi nga Milosheviqi por dhe krimet e shumta qe keni ber kunder ketij populli / vendi. Ndoshta do te behet drejtesi dhe te vij dita qe te pergjigjeni per gjithe poshtersite qe keni ber.
Pallokes i ka thane fazlliq shkau se eshte tradheti kombetare.
O thuthuq dreq,O Paloka paloqe,nuk eshte komision hetimi,por komision i posaçem per te mbledhur fakte mbi krimet e UCK-ne shqiperi,pra fektembedhes..Po ti o kungull aq mere vesh dhe aq thua.Nuk ta mere njeri per te keq se aq mend te ka dhen perendia.