Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se fundi i digjitalizimit që e sheh individin si një emër ose numër çon në fashizëm, raporton Anadolu Agency.
Erdoğan mori pjesë nëpërmjet video-konferencës në Samitin e 4-t Ndërkombëtar të Gruas dhe Drejtësisë me temën “Të mbetesh njeri në epokën digjitale” e organizuar nga Shoqata e Gruas dhe Demokracisë (KADEM) në bashkëpunim me Ministrinë turke të Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale.
Duke folur në lidhje me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), Erdoğan tha se, “Vështirësitë që vendet e zhvilluara janë duke përjetuar në luftën kundër pandemisë, zbuloi se nuk është e mjaftueshme vetëm fuqia politike dhe ekonomike”.
Ai tha se synojnë që të mos mbetet asnjë vend në Turqi pa u mbuluar nga infrastruktura e komunikimit. “Fundi i digjitalizimit që e sheh individin si një emër ose numër çon në fashizëm. Duhet të gjithë së bashku të luftojmë kundër fashizmit digjital”, u shpreh Erdoğan.
Presidenti turk vuri në dukje se edhe ai që e prodhon edhe ai që e zhvillon teknologjinë ka një përgjegjësi ndaj përdoruesit, njeriut, duke bërë thirrje që duhet të ndalohet që çështja të shihet vetëm nga perspektiva e fitimit.
“Ndryshimi radikal që ndodh në çerek shekullin e fundit në mënyrën tradicionale të jetesës së njeriut, do të çojë në skllavëri moderne nëse nuk mbështetet me një infrastrukturë të vërtetë”, theksoi Erdoğan.
Kush flet për fashizëm? Diktatori islamik Erdogan, një mbeturinë, një plehrë.
He pra , kush flet , fashisti dictator mustaqelliu Pirdhogan