Sazan Guri rrëfen për shkëputje të mëdha tektonike tërthore: Ja qytetet që preken

26 Nëntor 2020, 12:56Sociale TEMA

Në këtë përvjetor të tërmetit të Durrësit, gjeologu Sazan Guri ka folur rreth fenomenit të lëkundjeve sizmike në vendin tonë. I ftuar në studion e lajmeve të televizionit FaxNews, Guri cilësoi zonat më të rrezikuara nga një tërmet i mundshëm në të ardhmen.

Sipas tij Shkodra, Durrësi, Dibra, Fieri, Elbasani, Saranda, Borshi dhe Tepelena janë zona ku ka shkëputje të mëdha tektonike tërthore, të cilat mund të gjenerojnë tërmete.

Kryeqyteti i Tiranës sipas gjeologut është një zonë e sigurtë sidomos në pjesën veri-lindore drejt Dajtit, ku përbërja gjeologjike është më stabile.

“Kjo është harta që parashikon zonat ku mund të ketë aktivitet sizmik. Zona e Shkodrës, zona e Durrësit, zona e Dibrës, Elbasanit dhe Fierit janë zona të mëdha tektonike.

Zona e Borshit, Tepelenës dhe Korfuz-Sarandës që janë shkëputje të mëdha tërthore tektonike siç i quajmë ne, janë po ashtu zona me aktivitet të lartë sizmik.

Këto shtresa kanë qenë motër e vlla përpara 10 milionë vjetëve, sot këto shtresa janë zhvendosur dhe njëra është më poshtë tjetra më lartë. Prandaj dhe kodrat e Durrësit janë 3000 m më lartë me vllaun e tyre në fushë.

Sa më e madhe të jetë kjo shkëputje tektonike aq më e madhe është dhe fuqia e tërmetit.

Vullkani dhe tërmeti nuk janë më fatkeqësi natyrore, kur dihen cila zona janë ato që mund të gjenerojnë tërmete. Nëse unë njoh zona të tilla, duhet që ndërtesa do të ndërtohet të jetë gjysëm shkalle rihter më shumë se lëkundjet sizmike që mund të gjenerojë zona.

Tirana u lëkund po nuk ra, me përjashtim të vendeve ku nuk kanë zbatuar parametrat e ndërtimit ku u regjistruan dëmtime në banesa.

Tërmet quhet kur tërmeti çan tokën 2 deri në 3m si në Kaliforni. Herën e parë quhet fatkeqësi në momentin që ti e di që kjo lloj toke lëngëzohet sin ë rastin e Golemit, duhet të merren masa për të llogaritur koeficientin e këtij fenomeni.

Zona e Tiranës është zonë e qëndrueshme dhe nuk prodhon tërmete me 6 ballë si zona e Durrësit. Gjysma lindore e Tiranës drejt Dajtit është shumë e qëndrueshme”, tha Sazan Guri.

Deklaratat e Sazan Gurit mund t’i sherbejne si spunto kreut te shtetit Ilir Meta per te ngritur nje komitet paralel presidencial qe te merret me studimin e termeteve dhe pasojat e tij, ne vendin tone.

Dhe duke qene se ne krye te komitetit per pandemine Meta vuri veterinerin Edmon Panariti, pse te mos vendose ne krye te atij te termeteve nje “personalitet” si Sazan Guri!

6 komente në “Sazan Guri rrëfen për shkëputje të mëdha tektonike tërthore: Ja qytetet që preken”

  1. Zefi i Dedes says:

    Ky eshte grupi i ri i humorit,Portokalli nr.2,aktoret po identifikohen cdo dite,rregjizori njihet,programi po behet,cfaqja finale 25 Prill 2021

    1. Shporta says:

      Edhe ai do qeshte me ty po te shkruaje ketu.

  2. katunariviçidolit says:

    Mire, mire more gjeolog-astrolog etj, etj, Sazan Guri. Keto gjera qe thua ti dihen dhe i kane spjeguar mire sizmologet, por une dhe Presidenti duhet te pyesim:
    A dhe ndonje mendim per gjurmen e Autostrades Tirane-Elbasan qe i kushtoj aq shume buxhetit, me qene se je gjeollog dhe per ate zone ku ndodhen rreshqitjet me te medha ka patur studime te mirfillta gjeologjike. Keshtu si vepron ti, populli thote “Qeni leh atje ku ha”

    1. Murriqi says:

      Kurse ne se klase fillore te shkolles se mesme ne Picarr do te pyesnim ty se çfar mendon per Liqenin Vajkal ne Azi qe ka mbetur pa uje tani.

  3. Sqepari says:

    Ketyre ilacet duhet tja japesh me zorr.

    1. Sqepi says:

      Ti i merr vete ilaçet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje