Një vit pas tërmetit, Rama: Çdo krizë është mundësi e re, po ringrihemi

26 Nëntor 2020, 08:46Sociale TEMA

Në një vjetorin e tërmetit tragjik që shkaktoi me 51 viktima, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një raport të gjithë ngjarjeve që kanë ndodhur në vendin tonë.

Përmes një videomesazhi, shefi i qeverisë kujtoi vështirësitë e atyre ditëve dhe gjithë sfidat që u parashtruan për vendin tonë.

“U zgjuam natën nga tundjet e shtëpisë, Ishin tmerr. Menjëherë telefonatat. Durrësi keq. Mbërrin makina dhe nisem për në Durrës.

Gjatë gjithë rrugës flisja me kë mundesha ministra, kryetar bashkisë, Laçi keq, Thumana shumë keq. Të gjithë ishim në këmbë. Nuk e kishim provuar më parë diçka të tillë në jetën tonë.

I kam çuar aty në makinë në atë stres dhe në atë nxitim sms disa nga shefave të qeverive që i ndjeja më afër në atë moment”, shprehet Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje