"Nga 1 dhjetori mësim i alternuar në shkolla, online dhe në klasë"

25 Nëntor 2020, 14:57Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike masat e tjerë për të frenuar infektimet nga Covid-19.

Ministrja Ogerta Manastirliu bën me dije se pjesa më e madhe e shkollave do të jenë online nga data 1 dhjetor në mënyrë të alternuar.

“Ashtu si e kemi përsëritur shëndeti juaj dhe i fëmijëve është i pari. Deri tani fëmijët nuk vlerësohen të jenë transmetues të lartë i infeksionit. Protokollet në shkolla janë zbatuar, por për të minimizuar risqet ku të pranishme janë edhe infeksionet e tjera respirator, pas rekomandimit të Komiteti të Ekspertëve kemi vendosur që ti rekomandojmë ministrisë së Arsimit që prej datë 1 dhjetor të aplikojmë skenarët me mësim të alternuar, klasike, fizike dhe të kombinuar me mësim online. Bazuar në specifikat e situatës lokale të epidemisë”. tha Manastiruliu ndër të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje