…andaj silluni si i tillë. Ju i humbni nervat kur nuk i lejohet vizita presidentit serb në Kosovë, ndërsa heshtni kur në Serbi zbulohet edhe një varr masiv me shqiptarë dhe kur zyrtarët e lartë të Beogradit kërcënojnë serbët që bashkëpunojnë me drejtësinë. Heshtja juaj ndaj Beogradit, zoti Lajçak, e dëmton rëndë kredibilitetin tuaj, rrjedhimisht edhe gjasat për marrëveshje mes dy palëve.
Nga Enver Robelli
Së fundi autoritetet kosovare nuk i kanë dhënë leje presidentit të Serbisë për të vizituar Kosovën. Bashkë me Aleksandar Vuçiqin në Kosovë do të qëndronin edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Beogradit. Tani i dërguari i BE-së për «dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës», diplomati sllovak Mirosllav Lajçak, i ka dërguar kryeministrit të Kosovës një letër përmes së cilës ankohet se ndalimi i vizitës së delegacionit serb shkel lirinë e lëvizjes, shkel marrëveshjet dhe mund të shkaktojë tensione në terren. Zoti Lajçak me sa duket i humb nervat vetëm kur është në pyetje presidenti serb dhe Serbia zyrtare. Rrjedhimisht, Lajçak sillet si avokat i Beogradit dhe jo si ndërmjetësues i BE-së, pra i 27 shteteve, mes tyre janë 23 që e kanë pranuar Kosovën si shtet.
Ndaj provokimeve të njëpasnjëshme të palës serbe kundër Kosovës, Lajçak sillet si i shurdhër. Ose bëhet si i tillë. Sepse Beogradin nuk duhet ngacmuar. Kësisoj, Lajçak nuk e pa të nevojshme të protestojë kur para disa javësh ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq (tani kryetar i Kuvendit të Serbisë) në një emision televiziv hapur, publikisht, kërcënoi serbët që po tregojnë se ku gjenden varrezave masive me shqiptarë në territorin e Serbisë. Daçiq bënte thirrje hapur për sabotim të drejtësisë. Indirekt i shpallte tradhtarë ata qytetarë që duan t’i ndihmojnë drejtësisë.
Ditë më parë në një gurore në komunën e Rashkës afër kufirit me Kosovën është zbuluar varreza e pestë masive në territorin e Serbisë me viktima shqiptare të vrarë nga forcat shtetërore serbe. Në përshkrimin e vendit të tij të punës Lajçak thekson se është përgjegjës edhe për çështje të tjera rajonale të Ballkanit perëndimor. Rrjedhimisht, ai do te duhej të fliste edhe për plagën e hapur, siç janë viktimat të cilat i ka fshehur Serbia. Qe 20 vjet. Por për këso «imtësish» Lajçak, me sa duket, nuk ka kohë, as interesim. Andaj nuk thotë asgjë. E udhës do të ishte që zbulimi i kësaj varreze masive të nxiste një reagim robust të BE-së ndaj Serbisë, përfshirë edhe kërkesën eksplicite për t’i dhënë fund politikës shtetërore të fshehjes së krimeve të luftës nga Beogradi.
Mirosllav Lajçak ka qenë ambasador i Sllovakisë në Beograd kur më 2001 në Batajnicë u zbulua varri masiv me kufoma të civilëve shqiptarë, që forcat serbe i kishin transportuar nga Kosova në Serbi për të fshehur gjurmët e krimeve. Në Beograd Lajçak ka qëndruar ambasador deri në vitin 2005, pra ai ka pasur rast më shumë se njëherë të jetë i informuar për këtë kapitull të errët të politikës serbe. Si ndërmjetësues i BE-së ai mund të kërkojë që të vizitojë Batajnicën dhe të shpreh respekt ndaj viktimave dhe solidaritet ndaj familjeve të tyre. Do të mund të kërkonte Lajçak leje nga autoritetet serbe që Batajnicën apo varrezat e tjera masive me shqiptarë t’i vizitojë bashkë me ndonjë zyrtar të lartë të Kosovës, për shembull me kryeministrin, kryetaren e Kuvendit apo një delegacion që do ta caktonte pala kosovare.
20 vjet pas zbulimit të varrezës masive në Batajnicë, autoritetet serbe nuk lejojnë vendosjen e një pllake në kujtim të viktimave shqiptare. Madje Serbia ka ndërmarrë hapa që të ndalohet me ligj kujtimi i viktimave që kanë shkaktuar regjimet serbe. Siç shpjegon Nora Visoka Weller nga Universiteti i Cambridge-it, në qershor 2018 Kuvendi i Serbisë miratoi një ligj të ri që rregullon ndërtimin dhe ruajtjen e memorialeve dhe gjithashtu përfshin propozimet për shkatërrimin e memorialeve ekzistuese. Sipas këtij ligji, përmendoret e reja duhet të shpjegojnë se në çfarë mënyre përkujtohen ngjarjet e luftërave të fundit dhe sa janë në përputhje me të dhënat e luftërave të fundit që shteti serb i konsideron si «luftëra çlirimtare të Serbisë». Sipas Weller, ky ligj është problematik për shumë arsye, por veçanërisht për shkak se e bën të paligjshme çdo përpjekje për të përkujtuar shqiptarët e Kosovës të vrarë gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë, të cilët u transportuan dhe u hodhën në varreza masive gjithandej në Serbi.
Për këso detajesh Lajçak nuk interesohet, por as burokratët e shumtë të Bashkimit Europian, të cilët më shumë preferojnë të flasin për «palët në konflikt në vitet 90-të» se sa të emërojnë agresorin (Serbinë) dhe viktimat (nga Sllovenia në Kosovë). Nuk është dëgjuar të protestojë Lajçak as kundër fashistit Aleksandar Vulin, tani ministër i Brendshëm serb, i cili prej vitesh i ofendon shqiptarët me shprehjen pezhorative e raciste «shqiptar», ndonëse kjo është e ndaluar me ligj edhe në Serbi. Ishte planifikuar që Vulin të jetë pjesë e delegacionit të Vuçiqit që do të vinte në Kosovë.
Nëse Lajçak nuk ka ndjeshmëri të zhvilluar politike për të kritikuar palën serbe, e cila prej vitesh saboton çdo përpjekje për përparim dhe stabilitet në Kosovë, atëherë i dërguari i BE-së do të mund të bënte një gjest që do të ishte sinjal edhe ndaj Serbisë: Lajçak do të mund të shkonte në Mejë dhe të nderonte qindra viktima shqiptare të terrorit serb. Por as këtë nuk do ta bëjë Lajçak, ndonëse BE është laureate e Çmimit Nobel për Paqe dhe angazhohet për të drejtat e njeriut.
Është krejt në rregull që pakica serbe në Kosovë të gëzojë të gjitha të drejtat sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, me këtë shumica shqiptare në Kosovë nuk ka ndonjë problem, por a vlejnë këto standarde edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët Serbia po i dëbon nga vatrat e tyre me akte burokratike, duke i fshirë nga regjistrat civilë dhe duke i diskriminuar në të gjitha mënyrat e mundshme? Kjo heshtje e BE-së është skandaloze dhe krijon përshtypjen se një serb i Kosovës vlen sa 10 shqiptarë të Luginës së Preshevës.
BE duket se nuk e sheh të nevojshme të protestojë e kërkojë llogari nga Beogradi kur Partia Socialiste e Serbisë propozon ngritjen e një monumenti të Sllobodan Millosheviqit në kryeqytetin serb, kur kryeministrja Ana Bërnabiq në qendër të Berlinit thotë se Srebrenica nuk ka qenë gjenocid, kur mohimi i gjenocidit në Srebrenicë është bërë trend politik në Serbi, kur çdo paraqitje e artistëve nga Bosnja apo Kosova në Beograd shndërrohet në arenë për demonstrim egërsie të qarqeve nacionaliste serbe vetëm për shkak se artistët tematizojnë krimet serbe të luftës, kur ministria e Mbrojtjes e Serbisë boton e promovon librat e kriminelëve të dënuar të luftës, kur revizionizmi historik është bërë politikë shtetërore serbe.
Për aq kohë sa Mirosllav Lajçak sillet si avokat i Serbisë dhe ledhatues i Aleksandar Vuçiqit, gjasat për marrëveshje mes Kosovës e Serbisë janë zero. Sepse me deklaratat e tij të njëanshme Lajçak po e dëmton rëndë kredibilitetin e tij. Sjellja e Lajçakut është edhe simptomë e nivelit të ulët të përfaqësimit politik të Kosovës. Me një qeveri e cila varet direkt nga votat e filialit të partisë së Vuçiqit në Kosovë, gjasat që interesat e Kosovës të mbrohen me vendosmëri janë të vogla. Kjo shihet edhe në qasjen që demonstruan kryeministri i Kosovës dhe anëtarja e kabinetit të tij që bëhet sikur drejton punët e jashtme. Ajo tha se Vuçiqi nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë derisa të «kërkojë falje për gjenocidin» e Beogradit në Kosovë. Kryeministri e relativizoi këtë përbetim të ministres së tij duke thënë se marrëveshja për lëvizje të lirë do të respektohet, por tani për tani situata është e ndjeshme. Ky kaos në vendimmarrje dhe kjo tollovi e komunikimeve të ndryshme me publikun ia bën edhe më të lehtë Mirosllav Lajçakut që të sillet me mospërfillje ndaj kësaj qeverie.
Kete verejtje te zoti Robelli,mister Lajcakut duhet t’ja beje qeverija e Kosoves.Jo vetem atij,por duhet ta denoncoje dhe ne BE,si je person i cili nuk luan rolin e ndermjetesit te paanshem dhe me sjelljen e tij ul vlerat e organizmit qe perfaqeson,BE-se.
Sepse pushtetaret kosovare te ketyure viteve te mbas clirimit kane qendruar si guake,prandaj dhe po i shoqeron akuza e bere nga serbet ne gjykaten e Hages apo te EULEXit….
Artikull brilant, por ne te nuk ka asgje te re. Dihet se BE-ja eshte e pafuqishme, pasi disa anetare te saj jane historikisht antishqiptare. Kjo Europe eshte mosmirenjohese per sakrificat e shqiptareve ne mesjete, qe e mbrojten ate nga osmanizimi, ndryshe keta palo europiane do kishin edhe sot turqishten si gjuhe zyrtare dhe me siguri do ishin duke ju falur allahut ne mes te Parisit, Amsterdamit apo kryeqyteteve te tjera te vendeve europiane.
A e mendoni se cfare do kishte ndodhur sikur osmanet te mos ishin ndaluar nga shqiptaret me ne krye Skenderbeun per te penetruar ne zemer te Europes nepermjet zbarkimit te tyre ne Itali. Nuk do kishte patur as France e as Britani qe te detyronte Perandorine Osmane te lejonte krijimin e shteteve sllave apo greke ne territorin e Ballkanit.
Ne nje fare menyre, jemi vete pergjegjes per kete qe kemi vuajtur e po vuajme ne keta 150 vitet e fundit. Duke patur regjimin komunist per 50 vjet, Shqiperia u mbyll dhe mbeti me zero peshe ne arenen nderkombetare duke u dhene mundesine fqinjeve te vjedhin e propogandojne historine tone si te tyren.
Lajcak duhet te refuzohet nga Kosova e te mos te pranohet nga kosovart
Ky soj kurve, te merret me problemet e sllovakise, ku po vriten gazetaret prej mafies! Plere sllavofile!
Kosova duhet duhet mbyllur ne kuvli.
…dhe keta flasin per minishengen…
Nuk e lexoj dot Robellin, por mbyllja, mos komunikimi, nderpreja e bisedimeve?! Cfare dhe ne c’menyre do te fitoje Kosova? Cfare i kerkon BE? Cfare pret tjeter nga Amerika?
Politikane mendjeshkurter
Qe të rrijë në këmbë një qeveri kosovare me votat e deputrtëve të Listës Serbe, së Vuçiçit është më e rëndë se sjellja e Lajçak. Eshtë të vësh kujën. Kësisoj qeveria e Kosovës me qëndrimet e saj pa shpinë kurrizore pra në një situatë që nuk përfaqëson vullnetin e kosovarëve, duhet të japë dorëheqjen dhe Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme me një qeveri kujdestare. Ose, plr shumë arsye në pamundësi, të krijojnë një qeveri e Unitetit, vetëm nga parti politike kosovare që bien dakord të formojnë një shumicë solide në Kuvend pa listën serbe. Kosova po rrezikon shumë me politikën e saj, as mish e as peshk. Si xhanëm nuk u bën përshtypje, që Serbia tall bythën me ta, po ashtu dhe për faktin tjetër, që ka mbi dy vjet që, jo vetëm nuk ka më njohje të reja, por përkundrazi disa shtete e kanë tërhequr atë. Quo vadis Kosovo?!
Qeveria e Kosoves duhet te beje note proteste ne BE dhe argumentat me pikante te Robellit ti shkruaje tek note protesta.
Me Vuçiçin paska qenë edhe nje francez qe eshte bere me pashaporte serbe. Sekretar shteti e paskan vënë, per serbet e Kosoves: Arnaud Gouillon ka krijuar në 2004 Solidarité Kosovo, nje ONG (OJQ) per t’i ndimuar serbet e Kosovës. I shkreti.
edhe ju jeni morrat e evropës – nuk ka barazi komuniste!!
kur thote kombet qe kush eshte usa te bej xhandarin/policin ndërkombëtar – ju e quani aleat strategjik!!!
nuk mund të ketë edhe aleat strategjik edhe drejtësi
pse nuk bëni ju drejtësi për palestinën, krimenë, katalonjën e të tjera kombe që e kanë ngrënë kot nga fuqitë e mëdha!!!
nuk fillon drejtësia me armën bërthamore dhe baza ushtarake kudo
kur thone kombet qe kush eshte usa te bej xhandarin/policin ndërkombëtar – ju e quani aleat strategjik!!!
nuk mund të ketë edhe aleat strategjik edhe drejtësi
pse nuk bëni ju drejtësi për palestinën, krimenë, katalonjën e të tjera kombe që e kanë ngrënë kot nga fuqitë e mëdha!!!
nuk fillon drejtësia me armën bërthamore dhe baza ushtarake kudo
apo nuk ju lën cifuti x
pse nuk protestoni për krimet e izraelit nëse doni barazi
kur thone kombet qe kush eshte usa te bej xhandarin/policin ndërkombëtar – ju e quani aleat strategjik!!!
nuk mund të ketë edhe aleat strategjik edhe drejtësi
pse nuk bëni ju drejtësi për palestinën, krimenë, katalonjën e të tjera kombe që e kanë ngrënë kot nga fuqitë e mëdha!!!
nuk fillon drejtësia me armën bërthamore dhe baza ushtarake kudo
apo nuk ju lën cifuti x
pse nuk protestoni për krimet e izraelit nëse doni barazi/ për krimet në libi
për konceptin e sovranitetit etj
TE GJITHE DERRAT NJE FECKE KANE
Po keta derrat sllave jane derra te eger!
Nuk e di pse Kuvendi e Kosoves nuk e shpall kete derrin e eger sllovak non grata !
Analize me fakte te gjalla
GJYKATA SPECIALE E KOSOVES KUNDER KOSOVES
– Mesimi i Gjykates Speciale per krejt politiken shqiptare
– Te mos dish nuk eshte mekat…
te mos degjosh e mesosh eshte vetevrasje
– Ti jepet Cezarit cfare eshte e Cezarit .
– Nga Alban Dega, Nju Jork.
Ishte kembengulja dhe presioni flagrant i “ O Evrope o kurve e vjeter..” qe i detyroi politikanet dhe qeveritaret driteshkurter dhe analfabete ne jurisprudence, por edhe ne politike te Kosoves, me perjashtim te Albin Kurtit, te miratonin ndryshimet kushtetuese krejtesisht antikushtetuese per krijimin e Gjykates Speciale per Kosoven me seli ne Hage, sikur Haga te ishte kryeqyteti i saj e jo Prishtina, sikur Euleshi ( Eulexi ) Evropian te ishte drejtuar nga qeveria e Kosoves e jo nga Eurokurva e deshtuar dhe e palluar qe i ka te lyera me gjak e trojet e coptuara shqiptare tash e 150 vjet qe me Shen Stefanin, Berlinin, Londren…
A nuk ishin kancelaret e kancelarite e Evropes ata qe e quajten Shqiperine natyrore “ nje shprehje gjeografike” dhe krijuan Greqine si shtet dhe nje
“ shtet te arnuar keq “ Jugosllavine, qe si ish- kryeministri britanik Lloyd’s qe predikonin “ ti leme shqiptaret te presin ne qafe njeri- tjetrin”….. e bashkeautoret e Golgotes antishqiptare, qe e revoltoi mikun me te madh te shqiptareve si popull e komb, e te Shqiperise si shtet, Presidentin amerikan Wodrow Vilsonin qe e shpetoi shtetin e sakatuar shqiptar nga zhdukja e plote nga harta e Evropes.
A nuk ishin gjeneralet e kryezbuluesit e kesaj Eurokurve qe i informonin gjeneralet e kryezbuluesit e Beogradit e Milloshevicin, vet kuptohet kundrejt pageses, per cdo nisje avionesh dhe operacionet ushtarake te SHBA-se dhe NATO-s, qe e komandon, financon dhe mban ne kembe kryegjigandi boteror, miku dhe aleati strategjik kryesor i shqiptareve SHBA !?
A nuk ishte po kjo Euroshkerdhate qe nuk gjeti nje diplomat a kryediplomat tjeter evropian pervec filo-serbit e filorusit sllovak ish- kryediplomatit- Lajcak si perfaqesues special te BE-se per Kosoven kur shteti i tij, Slovakia eshte nje nder 5 shtetet e vetme te BE-se qe nuk e ka njohur fare Kosoven si shtet te lire e te pavarur deri sot.
Pse lideret driteshkurter te Kosoves nuk vendosen veton dhe bojkotimin e cdo takimi e kontakti me te !?
Pse te behej gjithe ajo gjurulldi patriotizmi folklorik nga qeveria e Ramushit me taksen 100 per qind kunder mallrave serbe kur fare mire mbare faktori politik i Kosoves mund te organizonin urte e bute e plot fulterja ( tigani ) braktisjen e heshtur te tyre derisa vete Serbia te vendoste dhe zbatonte reciprocitetin me mallrat e Kosoves ….
Apo per poena si nacionalist i madh pa tru ?
Ka edhe me … edhe ma … edhe ma injorance fantazmogorike te politikes shqiptare ne teresi e te Kosoves ne vecanti … ku politikanet injorante, analfabete me diploma e tituj te blera bejne edhe akademikun edhe profesorin, dine gjithcka e bejne gjithcka, por nuk dine te bejne nxenesin, nuk dine te degjojne, nuk dine te vjelin mjaltin e floririn e mendjeve me te ndritura te politikes, te diplomacise, te jurisprudences, te ekonomise, te mjekesise, te aresimit te cdo lemie te jetes se vendit te vet.
Te mos dish nuk eshte mekat!
Te mos mesosh, te mos degjosh, te mos vleresosh te diturin, dijetaret e fushave perkatese eshte vetvrasje dhe krim e vrasje e popullit e shtetit tend .
Fill pas clirimit te Kosoves kam botuar ne gazetat shqiptare nje thirrje publike per lideret e Kosoves me titull “ Kallxoni krimin serb !” jo vetem ne shqip, por edhe ne gjuhet kryesore boterore…
Te njejten gje e beri korifeu i letrave shqiptare dhe boterore Ismail Kadare …
U be pak fare ne kete lemi per denoncimin e genocidit dhe holokaustit, terrorizmit shteteror 130 vjecar serb ne Kosove…
Rezultati ?
Gjykata Speciale e Kosoves ne “kryekryeqytetin e saj” ne Hage ngre te njejtat akuza ndaj udheheqesve te Luftes Clirimtare te Kosoves, qe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne te njejtin kryeqytet te drejtesise boterore ndaj líderve te terrorizmit shteteror serb, pasi kjo e dyta i nxorri te pafajshem dhe liroi pas nje maratone hetimesh, gjykimesh, rigjykimesh lideret e UCK-se.
Tani kjo Gjykate Speciale e Kosoves kunder Kosoves dhe clirimtareve te saj na del edhe mbivendos veten mbi nje Gjykate te Drejtesise Nderkombetare !???
Jo vetem kaq, por kryeprokurori i saj amerikan dhe suita e tij shkel , dhunon ne menyre flagrante edhe vet kodin e saj, cka i ben nul jo vetem akuzat e saj qe nuk jane asgje tjeter vecse ato te prokuroreve xhelate te kryexhelateve antishqiptare e anti njerezore Sllobodan Milloshevic, Vojislav Sheshel, Radovan Karaxhic, Mlladic te denuar me vendim te formes se prere dhe Aleksander Vucic, Ivica Dacic e nje kope xhelatesh te UDB-se, policise speciale dhe gjeneraleve te ushtrise serbe, militare e paramilitare ne detyre edhe sot.
Gjykata Speciale e Kosoves kunder Kosoves ve ne nje plan clirimtaret e popullit te Kosoves me xhelatet dhe terroristet shteterore te Beogradit, rreth 15 000 viktimat krejt te pafajshem perfshi bebe te palindura ne barkun e nenes, femije e vajza njomzake te perdhunuara ne orgji shtazarake e pleq te pamundur te terrorit e genocidit serb me agresoret e ekzekutoret me vrasesit dhe terroristet e tyre pa gjyq,
Gjykata Speciale e Kosoves kunder Kosoves jep alarmin per 100 serbe apo shqiptare me serbe se vete serbet, te vrare nga gjoja clirimtaret e lideret e tyre shqiptare, por nuk pipetin per mbi 2300 shqiptare absolutisht te pafajshem rrembyer me dhune e terror ala Arkanj, Stanishic, Sheshel e Milloshevic .. nga shtepite e trojet e veta, qe as sot pas mbi 21 vjetesh, nuk u dihet as nami as nishani e nuk kane nje varr per ti qare familjet e tyre …
Gjykata Speciale e Kosoves kunder Kosoves, UCK-se dhe líderve te tyre shpenzon dhjetra e qindra milione euro per te ringjallur akuzat e sajuara e blera me mbi 10 milione euro nen dore nga qeveria trashegimtare e Milloshevicit, prokuroret e UDB-a e vjeter e bija e saj BIA serbe per tia servirur Evropes dhe Botes duke ua vene vulen e Keshillit te Evropes nepermjet Dick Martit dhe shtriges Zvicerjane te Hages Carla Del Ponte.
A e dini se Serbia dhe nena e saj po aq shtrige antishqiptare “Perandoria e Djallit”Rusia kane harxhuar mbi 300 milione euro ne 21 vitet e fundit per lobim kunder Kosoves se lire e te pavarur dhe clirimtareve te saj ?
Vetem Dick Marti eshte shperblyer nga Beogradi dhe Moska me mbi 10 milione euro vetem per neshkrimin e tij ne raportin e pergatitur dhe sajuar nga prokuroret dhe BIA, lexo UDB-ja gjakatare serbe e per ti vene vulen e Keshillit te Evropes ku jane me dhjetera ne mos me qindra mola ruse!?
Ai raport ngjason si dy pika uji edhe me aktakuzen e dekonspiruar e keqperdorur nga prokurori special amerikan i Gjykates Speciale te Kosoves kunder Kosoves dhe luftetareve te lirise dhe udheheqesve te tyre.
A nuk e shqeteson Evropen fakti qe nje apo dy dite para kesaj akuze te prokurorit te Gjykates Speciale te Kosoves kunder Kosoves ishte krye-Kryeprokurori , njekohesisht ish- Gebelsi i Adolf…Milloshevic Sheshelit, Presidenti autokrat i Serbise Aleksander Vucic fill pas takimit me kryepresidentin e Perandorise se Djallit – Rusise Vladimir Visaronovich Putin, se priten te ndodhin gjera te rendesishme por nuk mund ti deklaroj per aresye konfidencialiteti!?
Nga i mori vesh Vucici keto ndodhi te rendesishme!?
Cilat jane kokat ruso- serbe ne kete Gjykate Speciale te Kosoves under Kosoves !?
A nuk mjafton vetem ky fakt per tu bindur plotesisht se jo vetem prokurori amerikan, por krejt kjo Gjykate e ka shkelur dhe dhunuar brutalisht konfidencialitetin dhe kodin e saj per drejtesi te paanshme ne Kosove dhe si e tille ka demaskuar dhe minuar misionin e saj.
Si e tille politika e Kosoves, Kuvendi i saj dhe shteti i Kosoves duhet ta denoncoje dhe ta shpalli te kunderligjshme dhe antikushtetuese ate Gjykate Speciale te Kosoves kunder Kosoves, kunder lirise dhe pavaresise, kunder popullit re saj.
Njekohesisht qeveria e Kosoves te pezulloje pa afat , sine die cdo takim dhe bisedimet e saj me qeverine serbe deri sa:
1- Serbia te njohe Republiken e Kosoves si shtet i lire dhe i pavarur demokratik.
2- Serbia te kerkoj falje per genocidin dhe terrorizmin shteteror 130 vjet serb ndaj popullit dhe shtetit te Kosoves,
3- te zbulohen kufomat e mbi 2000 “ desaparecidos”, te zhdukurve te pafajshem te Kosoves,
4- derisa Serbia te mos transferoje fondin e pensioneve te shqiptareve te Kosoves
5- derisa ajo te paguaje reparacionet multimiliardeshe per rrenimin e pasurive, pronave te shqiptareve te Kosoves dhe pasurite e saj ne Serbi
6- derisa Beogradi zyrtar te demshperbleje familjet e bijeve dhe bijave te saj te pafajshem te masakruar e terrorizuar nga makina e terrorit shteteror serb
7- derisa Serbia te nderprese fushaten destruktive diplomatike kunder njohjes se Republikes se Kosoves
Nuk behet fjale per turravrap nacionalist, por sa me pare te krijohet nje Komision apo Keshill i Posacem me konstitucionalistet me te mire te te gjitha hapesirave jo vetem shqiptare, por edhe nga SHBA, Kanadaja, Jale e Harvard, Oxford e Berlin, La Sapiensa e Princeton…
Nuk behet fjale per hakmartje por per liri, barazi, vellazeri, per ligj e drejtesi te paaneshme pa perjashtuar as ndonje shqiptar te perfshire ne cfaredolloj krimi te rende, por me perparesi krimin dhe terrorin e organizuar shteteror e agresoret dhe nxitesit e tyre e jo viktimat qe ne kete rast jane Kosova, luftetaret e saj te lirise dhe shqiptaret.
As semundja me e lehte nuk mund te sherohet pa goditur shkakun .
Aq me pak kur behet fjale per nje murtaje, kolere, pandemi raciste, fetare, narciste 130 vjecare antishqiptare jo vetem serbe kunder Shqiperise natyrale si shtet e kunder shqiptareve si komb nga Nishi e deri ne Arte e Preveze, nga Ulqini e deri ne Selanik….
E drejta, Drejtesia edhe vonon por kurre nuk harron.
BallkanI ka qene dhe do te mbetet fuci baruti derisa ligji dhe drejtesia te vendosen ne vend, duke i dhene Cezarit ate cka i takon Cezarit..
Shqiptaret dhe Shqiperia jane te vetmit ne Ballkan qe kurre, asnjehere nuk kane sulmuar as pushtuar asnje pellembe toke te askujt .
Perkundrazi kane ndihmuar lufterat clurimtare dhe per pavaresi te fqinjeve te vet .
Shqiptaret me buke, strehe e sakrifica per ta e ata me zjarr e hekur kunder shqiptareve e trojeve te tyre autoktone iliri-shqiptare.
Eshte i vetmi popull ne Ballkan qe kurre nuk ka bere thirrje per vdekje e litar kunder fqinjeve barbare qe bucasin si egersira neper stadiume plot “ Vdekje shqiptareve” e aq me teper kur ushtaret e tyre marshojne me kenge kanibaleske para komandanteve e qeveritareve te tyre “per te bere litare me zorret e shqiptareve”!
Eshte i vetmi popull e komb ne bote qe i thur himn gjese me te shtrenjte ne planetin tone-jetes me pershendetjen unikale : Tungjatjeta !
From: Alban Dega
Date: July 29, 2020 at 10:32:08 AM EDT
Ne vend te epilogut
Shikoni faktet e permendura nga Vukcevic Prokurori i Vucic Dacicit dhe Dick Marty i Beogradit dhe Moskes, shikoni bashkepunimin e tij me prokurorin amerikan Williamson dhe sherbimet e fshehta gjakatare te Milloshevic- Vucicit me spiunet shqipfoles te UDB-BIA- ne Kosove kunder UCK-se dhe liderve te saj, kunder Luftes se tyre clirimtare ne bashkepunim me NATO-n dhe liderin e saj “Shtetet e Bekueme te Amerikes” nga 95 per qind e shqiptareve.
Ka shume si lajkoi Lajçak ne BE,prandaj kerkohet unitet dhe stabilitet mbareshqipetar .Vetem atehere mund te sigurojme barazi ne trajtimin qe bejne nderkombetaret ne te drejtat tona karshi gjakatareve serb.
Me kujtohet qe nje diplomat Europian, kure ishte ne Shqiperi thoshte:SI KA MUNDESI QE SHQIPTARET FLASIN NJE GJUHE ,DHE NUKE MERREN VESHTE ME NJERI _ TJETRIN,NDERSA NE EUROPIANET FLASIM SHUME GJUHE TE NDRYSHEME ,DHE KUPTOHEMI SHUME MIRE ME NJERI _
TJETRIN???? PERGJIGJA :SE EUROPIANET FLASIN ME GJUHEN E INTERESIT ME VENDET E BALLKANIT.
Neqoftese Europianet meren veshte kaqe mire ,athere si shpjegohet qe nga 27shtete qe ka Europa 23 shtete e njohin pamvarsine e HKosoves????
Ketu nuke eshte ceshtja e LAJCAKUT,pore politika e Europes me Ballkanin ,dhe Kosoven. Serbija tashme e ka kuptuar se pa nje marveshje me shtetet e Ballkanit ,mbetet e izoluar.Po te behet nje minishengen Ballkanike ,prape Serbia do te krijoi trazira ne Ballkan ,sepse do te kerkoje nje rrugedaje per shkembime tregeare ne detet e tre shteteve qe kane porte detare.Qe jane Kroacia,Mali i Zi, dhe Shqipria.Pa nje marrveshje te te precizuar nga keta shtete ,nuke munde e kete paqe me Serbine.Kure nuke ka paqe me SERBINE ,NUKE MUNDE TE KETE PAQE NE RAJONIN E BALLKANIT.PROBLEMI ESHTE SE FRANCA ,GJERMANIA ,JANE TE LIDHURA SHUME ME RUSINE,PRANDAJE EUROPA SHIKON INTERESAT EKONOMIKE,PORE HARRONE SE POZICIONI STRATEGJIKE I SHQIPERISE ESHTE SHUME I FAVORSHEM KU PO E LAKMON SHBA,TURQIA,DHE RUSIJA.NE POZICIONIN STRATEGJIKE,SHQIPRIJA ESHTE SI NJE PATERICE,PER TE KALUAR NE C’FAREDO MARRVESHJE QE TE KRIJOHET .
TASHME AMERIKA E KA MARRE DECIZIONIN E SAJE PER SHQIPRINE.TANI MBETET SE C’FARE DO TE VENDOSE PER KOSOVEN,DUKE PARE NGJARJET E FUNDIT SE SI PO RRJEDHIN,BESOJE SE PO SHKATERROHET EDHE LUFTA QE BENI AMERIKA PER CLIRIMIN E KOSOVES. NUKE BESOJE SE SHBA DO TE LEJOJE EDHE NE KOSOVE NJE GROPE TE HAPUR ME PRESIDENTIN BIJDEN.Shpresojme qe gjerat te rregullohen.
rexha 10-ate qe te ka thene ai diplomati se gjoja europianet merren vesh me njeri tjetrin, pamvaresisht se flasin gjuhe te ndryshme, eshte nje perralle qe askush nuk e beson. Faktet flasin ndryshe. Te gjitha shtetet fqinje kane probleme me njeri tjetrin, pamvaresihst jane pjese e BE-se apo jo dhe keshtu do jete pergjithmone.