Në kuadrin e ditëve të fushatës kundër dhunës ndaj grave, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u është drejtuar me një letër krerëve të Drejtësisë dhe Policisë për zbatimin e legjislacionit kundër dhunës ndaj grave e vajzave.
Letra u është drejtuar Naureda Llagamit, kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gent Ibrahimit, kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Olsian Çelës, prokuror i Përgjithshëm dhe Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
“Kuvendi i Shqipërisë, në dhjetor të vitit 2017, ka miratuar Rezolutën “Për dënimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe rritjen e efektshmërisë së mekanizmave ligjore për parandalimin e tij”, shkruhet në letër.
Kuvendi i Shqipërisë, vijohet me tej, vëren se sistemi i drejtësisë nuk ka qenë efektiv sa duhet lidhur me hetimin dhe shqyrtimin e rasteve të dhunës në familje dhe të zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore të Kodit Penal për dënimin e dhunuesve dhe ofrimin e shërbimeve për viktimat.
“Në këto kushte, kërkoj nga ana juaj të merrni masat e nevojshme për zbatimin rigoroz të dispozitave të Kodit Penal mbi dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave”, shkruan në letrën e tij kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
DHE KY NA NGELI PA FOLUR TANI .SHYQYR QE DOLI NJE BURRE PER TE MBROJTUR TE DREJTAT E GRAVE. SHPRESOJME QE TE DALE NDONJE GRUA DHE TE MBROJE TE DREJTAT E KETIJE BURRI.KAQE I KISHTE NGELUR PER TE THEN JASHTE PARLAMENTIT,SEPSE MBRENDA NE ATE STALLE NUKE PYSIN SE KA GRA.I KENI DEGJUAR BESOJE FJALET NGA ME TE NDYRA NE PREZENCE TE PO ATYRE GRAVE QE KY ZOTRIJA PO NA I MBRONE. SE KE QUAN DHUNIM KY KRYE PARLAMENTARI ,NJE ZOTE E DI .DUHET TE DISHE QE KA DHUNIM VERBAL ,DHE DHUNIM FIZIKE.PO NUKE I KE DITUR SHKO E BEJE NJE SHKOLLE TJETER. HIPOKRITE ,DHE SERVILA GJITHE JETEN NGELET .