Hipoteza e re: India, origjina e koronavirusit, është shfaqur në verën e vitit 2019

27 Nëntor 2020, 21:05Bota TEMA

Shkencëtarët kinezë deklarojnë se varianti Sars-Cov-2 që preku në fund të vitit 2019 rajonin e Wuhanit në Kinë, është gjurmuar se ka qenë më herët në tetë vende të ndryshme në katër kontinente.

Lajmi i përcjellë prej tyre vjen ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar nisjen e një hetimi ndërkombëtar mbi burimin e koronavirusit që shkakton sëmundjen e CoVid-19.

Sipas kërkuesve kinezë të publikuar në revistën Molecular Phylogenetics and Evolution, kalimi i parë i virusit nga kafshët te njeriu mendohet të ketë ndodhur në nënkontinentin indian.

Një ekip nga Akademia Kineze e Shkencave argumentoi se virusi e ka origjinën në Indi dhe është shfaqur për herë të parë në verën e vitit 2019, duke u transmetuar nga kafshët te njerëzit përmes ujit të kontaminuar, para se të transmetohej në Wuhan, aty ku u zbulua për herë të parë.

Studiuesit kinezë pretendojnë se e gjurmuan origjinën e virusit duke u bazuar në mutacionet që ai ka pësuar, ndërsa sa i përket shfaqjes së tij, ata e lidhin këtë me kohën që i është dashur Covid-19 të përhapet në Wuhan.

Sipas këtij studimi, sistemi i dobët i kujdesit shëndetësor në Indi dhe popullsia e re që e kalon me simptoma më të lehta, kanë lejuar virusin të përhapet pa u vënë re për muaj me radhë. Po ashtu, ata pretendojnë se virusi mund të jetë përhapur edhe në shtetet të tjera para se të zbulohej në Kinë.

Nga studimi ende i paredaktuar, i drejtuar nga dr. Shen Libing, rezulton se virusi që u përhap në Wuhan u verifikua se kishte qenë më herët në Australi, Bangladesh, Greqi, SHBA, Rusi, Itali, Indi dhe Republikën Çeke.

Metoda e ndjekur është ajo e numërimit të mutacioneve në çdo variant viral. Ato që kanë më shumë mutacione presupozohet se janë më të hershëm.

Në këtë kuptim, vendet me diversitetin më të madh të virusit janë India dhe Bangladeshi. Mediat kineze vënë në dukje se përfundimet e nxjerra nuk kanë kaluar pa kundërshtime.

Por “Daily Mail” citon një ekspert nga Universiteti i Glasgout, i cili është shprehur se ky studim ka shumë të meta dhe nuk ndryshon asgjë mbi koronavirusin.

2 komente në “Hipoteza e re: India, origjina e koronavirusit, është shfaqur në verën e vitit 2019”

  1. ***** says:

    Kujtese:
    Qeveria kineze kerkoi te bej Italine fajtore ne fillim; tani po perpiqe te shfajsohet duke e ja dhene pergjegjesine Indise.

  2. Pyka says:

    Nje here Italia dhe tani India. Mund te jene, por mua kjo me duket si fushate dizinformacioni nga ana e Kines, per ta hequr peshen e pergjegjesise nga vetja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje