28 Nëntori, Vladimir Putin uron shqiptarët: Zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare në interes të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian

28 Nëntor 2020, 11:22Politika TEMA

Me rastin e Ditës së Flamurit Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidentit Ilir Meta.

“I nderuar zoti President, pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t’u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.

Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet. Me respekt, Vladimir Putin”, thuhet në mesazhin e Putin, bërë publike në faqen e Facebook të ambasadës ruse në Tiranë.

Ndërkohë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov i ka dërguar telegramin e urimit Kryeministrit, Edi Rama

“I nderuar zoti Kryeministër,

Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Republikës së Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Jam i bindur se aktivizimi i kontakteve midis ministrive të punëve të jashtme të vendeve tona do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare si edhe do t`i shërbejë përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën.

Ju uroj suksese në punë, ndërsa popullit shqiptar – lumturi dhe prosperitet.

Sergej Lavrov”- thuhet në mesazhin e Lavrov. (TemA)

20 komente në “28 Nëntori, Vladimir Putin uron shqiptarët: Zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare në interes të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian”

  1. Marku says:

    Rusia e atehershme gjithashtu edhe ajo e sotmja ka qene dhe mbetet shteti me antishqipetare I globit tokesore . Eshte po kjo krijese fashiste qe ne menyre aktive ka marre pjese dhe ka qene ideatorja e gjenocidit 200 vjecare kundrejt kombit shqipetare .
    Ekspansionizmi gjenocidial sllav ne trojet shqipetare ka qene dhe mbetet nje armik shume I madh per kombin shqipetare .

    1. Shenjeshtra says:

      Marku! Ti aq di dhe aq shkruan.Rusia,gjithmon ka qene perkrah shqiperise sa i ka dhene ndihma falas vendit ton me ndertimin e fabrikave dhe ne zhvillimin e bujqesise.

      1. ben says:

        Shenjestra-e vertete ajo qe shkruani, por vetem per periudhen e Stalinit. Mos harroni se Rusia dhe Franca jane pergjegjeset kryesore ne copetimin e trojeve shqiptare ne favor te fqinjeve. Po keshtu, eshte Rusia ajo qe sot mbeshtet serbet kunder shqiptareve.

        1. Illyria-Shqiperia says:

          Sepse ideologjia e komunizmit ibternacional ishte mbi teorine pansllaviniste, qe ka ekzistuar para 1917 dhe pas vdekjes se Stalinit. Ndaj. Por në përgjithësi Marku dhe ju Beni keni te drejte.

    2. Ray says:

      Rusia ne kohen e Komunizmit ka qene pro Shqiperise, dhe Stalini na ka ndihmuar ne menyre te jashtezakoneshme
      ndersa tani Rusia eshte kunder nesh–
      Por qe sidoqofte ne duhet te kemi maredhenie te mira, sepse koha mund ti ndrshoje per mire raportet tona me Rusine,
      dhe Rusia te na ndihmoje dhe te njohi Kosoven si shtet te Pa-varur.

      Ne rajonin e e Ballkanit asnje nuk e njef kulturen Ruse, Letersine e Poetet Ruse, me mire se Shqiptaret

    3. F. Pazoku says:

      Historia nuk është bardhë e zi, i nderuari Mark, se në fakt sot është bërë modë e pështirë të të shikuarit politikisht dhe bardhë e zi të kaluarës historike. Mos harro se ishte i pari në Botë rusi Vladimir Iliç Lenin ai, që e dënoncoi publikisht Traktatin e Londrës të vitit 1915, duke e mbrojtur Shqipërinë nga synimet copëtuese. Më pas ishte edhe presidenti amerikan Wilson që e dënoi këtë Traktat antishqiptar. Parlamenti i Shqipërisë më 4 shkurt 1924 mbajti 5 minuta zi për vdekjen e Leninit në respekt të mbrojtjes që ai i bëri Shqipërisë. Nuk futen në një thes Lenini me Putinin. Ky i fundit është pro synimeve serbe për Kosovën dhe natyrisht ne e klasifikojmë me të drejtë si antishqiptar. Por kjo nuk do të thotë medoemos se rusët janë të gjithë antishqiptarë! Është gabim përcaktimi kaq bardh e zi i dukurive historike apo i raporteve mes kombeve dhe personaliteteve historike mes tyre. Të Përshëndes! (F. Pazoku)

  2. Dinjteti says:

    Sa cinik dhe dredharak si vete rraca SLLAVE,,,KURR NUK DO TE KETE MIQESI NDER DY VENDE,,JU KENI 300 VJET QE PERPIQENI TE NA ELIMINONI SI RRACE,,,,NUK PO JA DILNI KJO TREGON SE JEMI RRACE,,,,

  3. Doda says:

    Rrespekte mister Putin per urimin e festes ton te Panvarsis jeni fisnik i vertet .

  4. Doda says:

    Rrespekte mister Putin per urimin e festes ton te Panvarsis , jeni fisnik i vertet .

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Piss on you…

  6. Egli says:

    Keto nuk jane mesazhe te drejtperdrejta nga Putini apo Lavrov… I dergojne punonjesit e tyre, ne sekretariat… O budallenj.

    1. ben says:

      sakte, eshte pjese e protokollit ndershteteror qe ka cdo vend.

  7. Poko says:

    studebtet shqiptar ishin me te preferuarut per vajzat ruse ne vecer odiha e tanci.ethem me kopetence se e kam pare dhe provuar vet

  8. Poko says:

    studentet shqiptar ishin me te preferuarut per vajzat ruse ne vecer odiha e tanci.ethem me kopetence se e kam pare dhe provuar vet

  9. Dhimitri says:

    Ka te drejte Marku o bole , ti sdi se c’shkruan , ne shekuj ruset ishin armiqte tane shekullor , sa here ishim ne lufte me sllavet cari i rusise ishte perkrah sllaveve armiqeve tane te betuar , dhe filmi me seri vazhdon dhe ne ditet tona ……
    Mos te ishin miqte tane te betuar Shtetet e Bashkuara te Amerikes , ruset dhe ciraket e tyre serbe sllave do ti kishe ne Durres …….
    Ka plotesisht te drejte Rama qe ua ka vene kufirin te thana ……ruset nuk zien miq kurre …..

    1. Liri says:

      Ruset e sotem jane me pragmatik dhe me te afte se Cari i meparshem, qe u manipulua duke dorzuar arin ne Angli, e deri tek egzekutimi tij familjarisht.
      Deri tani rusia e sotme nuk ka dhene shenja qe pro interesave Shqiptare. Shpresojme te bejne hapa pro Shqiptareve ne rajon, vetem ashtu mund te gezojne respekt prej shqiptareve.

  10. Ali asllani says:

    Po moj liri po ashtu eshte mos harro moj
    Zonje qe ne 97 ishte ministri punve te jashtme i Rusis qe tha i pari ti ndihmojm shqiptaret te dergojm forcat shumkombeshe per te vendos rendin ne vend..nuk tha ta shqyejm ta coptojm …ndersa CNN amerikan jepte lajme per lufte civile veri jug geg dhe tosk..

  11. dyshuesi says:

    Shtetet kane interesa qe variojne ne kohe. Lenini nuk ka pasur te njejta qendrime ndaj nesh siç Car Romanovi. Lenini denancoi traktatin e Shen Stefanit. Stalini dha ndima ekonomike te cilat forcuan per ate kohe Shqiperin dhe ndima ushtarake qe nuk ishin ne inters te sllaveve te jugut (Jugosllsvise) . Epra ateher armiq ishin apo miq ?!

  12. F. Pazoku says:

    Historia nuk është bardhë e zi, se në fakt sot është bërë modë e pështirë të të shikuarit politikisht dhe bardhë e zi të kaluarës historike. Qe i pari në Botë rusi Vladimir Iliç Lenin ai, që e dënoncoi publikisht Traktatin e Londrës të vitit 1915, duke e mbrojtur Shqipërinë nga synimet copëtuese. Më pas ishte edhe presidenti amerikan Wilson që e dënoi këtë Traktat antishqiptar. Parlamenti i Shqipërisë më 4 shkurt 1924 mbajti 5 minuta zi për vdekjen e Leninit në respekt të mbrojtjes që ai i bëri Shqipërisë. Nuk futen në një thes Lenini me Putinin. Ky i fundit është pro synimeve serbe për Kosovën dhe natyrisht ne e klasifikojmë me të drejtë si antishqiptar. Por kjo nuk do të thotë se medoemos rusët janë të gjithë antishqiptarë! Është gabim përcaktimi kaq bardh e zi i dukurive historike apo i raporteve mes kombeve dhe personaliteteve historike mes tyre. Shqipëria u mbrojt dhe u ndihmua aq shumë në kohën e Stalinit. Një popull fisnik, si populli ynë nuk e harron ndihmën e nderin e kujtdo qoftë, pra edhe të rusëve. Nëse në Rusi një ditë të bukur fiton demokracia e vërtetë, Shqipëria është përfituese e madhe nga zhvillimet e reja me përfitime reciproke ekonomike e kulturore. Shqiptarët e duan letërsinë ruse, e cila ka qënë dhe është në ajkën Botërore. Më pëlqen të jemi të matur e mbi të gjitha realistë. ( F. Pazoku )

    1. Ali asllani says:

      Po ti bejme analize politikes ruse nga 1912 e der me sot ne kuptojm qe Politika Ruse ndaj republikes shqiptare ka qene ne favorin tone qe me Lenin deri pas goditjes qe beri Hrushovi figures se Stalinit..por edhe pas kesaj kan mbajtur nje qendrim asnjianjes ose nji aleanc ne heshtje vazhdoni rrugen tuaj.edhe pas 1990 shenjat ishin per nji afrim sa me te madh por politikanet ton te felliqur si dhia e zgjebosur nuk ja vershellyen ketij afrimi..
      Dhe me e cuditshme eshte fakti qe te gjithe vendet me te fuqishme europjane
      Si gjermania ,franca ,italia vdesin per te bere i cik tregti me rusine!!!!kurse vendet e vogla si shqiperia nuk i lejojne sps Rusia e Putinit eshte jo demokratike nuk respekton rregullat!!.me pak fjal rusia eshte gogoli kurse keto jan engjejt…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje