Rama përkujton Adem Jasharin: Lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë, si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë

28 Nëntor 2020, 10:37Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot Adem Jasharin në 65 vjetorin e lindjes, duke theksuar se “Adem Jashari erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë pasi e la trupin pa jetë si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar”.

“ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë pasi e la trupin pa jetë si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar.

Historia e vdekjes që i dha përjetësinë atij e trungut të prerë të familjes së tij, i tejkalon kufijtë e të besueshmes dhe i ngjan më shumë një versioni të legjendës së Gjergj Elez Alisë, ku plagët në trup janë më shumë se nëntë e janë vetë trupat e njerëzve të gjakut të heroit, copëtuar nga plumbat e një bajlozi të stërmadh sa një ushtri e tërë armike që mësyu mizorisht mbi shtëpinë ku zhvillohet rrëfimi mitologjik.

Sikur ajo shtëpi e sharruar nga zjarri armik të mos ishte ende aty, sikur familjarët e vrarë të Adem Jasharit të mos ishin banorë të asaj shtëpie, që figurojnë një më një, në gjendjen civile të komunës Prekaz dhe sikur vetë Adem Jashari të mos ishte një njeri i gjallë deri në 7 marsin e vitit 1998, i cili figuron edhe si klient në regjistrin e hotelit “Arbëria” në Tiranë, do të ishte realisht e pamundur t’i besohej vërtetësisë së historisë mitike të komandantit legjendar të luftës së Kosovës.

Madje edhe vetë Besarta, shtojzovallja e mbijetuar e asaj masakre të pabesueshme, do të dukej si rrëfimtarja e përhumbur e një përralle, nëse familja Jashari nuk do të kishte qenë aty, mes një komuniteti të tërë shqiptarësh të zakonshëm prej të cilit u nda, e gjitha, menjëherë, në terrin mes dy ditëve të zakonshme mbi pllajën baritore të Prekazit.

Madje madje edhe ajo pllajë, e kthyer sot në një varrezë unikale dëshmorësh me një trung të vetëm familjar, nëse nuk do ishte aty, pjesë reale e gjeografisë së Kosovës, do të dukej si peizazhi i krijuar nga peneli i imagjinatës për të qenë skena magjike e zhvillimit të gojëdhënës së lashtë, për një kreshnik me emrin Adem Jashari e familjen e tij.

Mirëpo jo, e gjitha është thjesht e vërtetë, e vërteta e pabesueshme e kulmimit epik të Luftës së fundit Çlirimtare në mes të Evropës, bash në fund të shekullit XX, ku një popull i mohuar në të drejtën e tij për liri nga një diktaturë e urrejtjes etnike dhe i poshtëruar prej harresës së gjatë të botës demokratike, ngriti krye kundër urrejtjes e harresës dhe triumfoi kundër të gjitha paragjykimeve e parashikimeve.

Adem Jashari lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë, si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë”, shkruan Rama. (TemA)

14 komente në “Rama përkujton Adem Jasharin: Lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë, si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë”

  1. miresi says:

    PO mire, nje pijetje kisha une, zoti krieminister: a i bie vlera Flamurit qe ngriti Isamai Qemalit qe ta prek ILir Meta? Cila eshte zgjidhja se ai flamur eshte semure tani me covidin e Ilirit, na e ka borç Malua kete? Dhe vlonjatet eshikojne Ilirin si viçi trenin.

  2. vang says:

    Nje dedikim gjithe mirnjohje,krenari dhe respekt.I LAVDISHEM DHE I SHENJTE QOFTE KUJTIMI I JASHARAJVE.Por sa keq mevjen per KOSOVEN,kur gazetaret e portaleve mbajne heshtje kur degjohet kenga e hoxhes.Me duket se shenjterine e kane perqendruar tek kjo kenge e te tjera qe lidhen me te.Eketu nuk flasim ne fund te fundit per nje besimtar te ”devotshem” por flasim per gazetare qe propogandojne perparimin dhe shkencen.Kosova duhet te respektoje laicitetin e shtetit sepse nuk jemi ne sheriat.

  3. Petrit says:

    Me nje ndryshim te madh qe Adem Jashari luftoj dhe u vra per çlirimin e kosoves ndersa e’drama beri te pamunduren per ndarjen e saj.

    1. Cudia says:

      Ti Petrit duhet te jesh nga Durresi…

  4. Komentuesi pa pagese says:

    Ti Edi Rama nuk ke fytyre te permendesh Adem Jasharin. As diten e pavaresise o kryeplehre tradhtare.

    1. ben says:

      Ti duhet te jesh Petriti ketu me siper. Kot e ke qe del me emra te ndryshem. Nga komentet qe ben merret vesh qe qelbesh era SHQUP. E keni ne gjak shpifjen, si bij te denje te Sali tradhetarit.

      1. Komentuesi pa pagese says:

        Ore militant idiot. A e di ti se c’do te thote SHQUP? Me qe jemi te SHQUP-i, ku e ke Edi mashruesin qe gjoja do vinte drejtesine ne vend dhe do nxirrte perjashte zaptuesit e SHQUP-it. O plehre Ramiste dhe Saliste bashke, mos e ndyej emrin e shqupit. Te dhjefsha Ramen, Saliun, Meten, Bashen si edhe ate qe te paguan ty direkt, Endri Fugen.

      2. Cim Peka says:

        O eDrama mos ia permend emrin Adem Jasharit se ai ndote o qelbesire.

  5. Arberesha says:

    Patriotet lufto e krijo keta internacipnalistet,globalistet,sorosianet,kozmopolitet,dmth TRADHETARET,shit e vidh kombin qe patriotet mezi e mbrojten.Gjakun e tyre keta e kthejne ne monedhe per veten e tyre.Respekti me i madh per ta eshte statusi i vendit dhe mireqenia e popullit per te cilen ata luftuan.Per jete te lire,nen dinjitet e mireqenie.Keta dhe eshtrat e tyre,sic enderrat e luten e tyre,i perdhosin per karrike e ca para te pista!!!Zoti ne anen e kujt te jete valle?? Per mua dihet…

  6. Ed says:

    O PETRIT QE VETEM PETRIT NUK JE NE KA NJERI QE PO E BASHKON KOMBIN SHQIPETAR ESHTE VETEM I MADHI EDI RAMA
    ECJA PERPARA E SHQIPERISE ESHTE HALE NE SY PER SERBET
    HAPI SYTE ESHTE KETHYER VENDI NE KANTJER NDERTIMI
    DUHET TE JETE SHQIPERIA ME RRUGE DRITA UJE ME PALLATE E SHTEPI TE NDERTUARA QE TE KETE MIRE TERE KOMBI
    ORGANIZAT E SHPELLARIT BERISHA PRANDAJ E SHKATEROVI VENDIN

  7. Deda says:

    Lavdi Adem Jasharit , lavdi te perjeçme heronjve te kombit ton , gezuar festen e flamurit te ter shqiptarve patriot ku do qe ndodhen ne bot , posht tradhtaret e kti kombi .

  8. Baliu says:

    Tashme dihet publikisht se Adem Jashari nuk ka lindur me 28 Nentor, dhe rrena te tilla te panevojshme e demtojne figuren e tije. 28 Nentori eshte Dita e Flamurit me te cilin luftoi edhe Adem Jashari.

  9. rexha 10 says:

    KJO TREGON SE , SE KANE TE QARTE SE PERSE KANE SHKUAR NE VLORE.PO TE SHIKOSHE MIRE DATA 28 NENTOR KA PLOTE HISTIRI TE TJERA .PORE KJO NUKE DO TE THOTE SE DUHET TA PERMENDESH NE KETE NGARJE.NE ATE NGJARJE DUHESHIN PERMENDUR BACA ISA BOLETINI E SHUME TE TJERE QE DHANE KONTRIBUTIN E TYRE PER TE SHPALLUR SHQIPERIN E PAMVARUR.

  10. Siniša Mijalovič says:

    Jebote terroristicki glavonja Adem Jashareviq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje