Ivanka Trump, Bija e Parë “refuzon” takime romantike me burrin në impjante biznesi

28 Nëntor 2020, 22:21Bota TEMA

Ivanka Trump ka ironizuar ashpër së fundmi sugjerimet e bashkëshortit për darka romatike, që janë gjithmonë të lidhura me bizneset e tij ose të tyre, si dhe shton se zakonisht arrin dhe objektivat në lidhje me jetën e saj familjare.

39 vjeçarja Ivanka ka shërbyer si këshilltare e babait të saj president Donald Trump, deri në humbjen e tij ndaj demokratit Joe Biden në fillim të muajit.

Para angazhimit në politikë ajo ishte biznesmene e njohur e përfshirë në prona të patundshme, ndërtim dhe modë.

Nëna e tre fëmijëve ka thënë më parë se mes ambicjeve të familjes së saj është dhe “ndryshimi i linjës ajrore” të disa prej qyteteve më të njohura në botë. Ajo shton se në fund të javës vlerëson gjithashtu performancën e saj si prind, duke i bërë vetes dy pyetje: “A kam qëndruar me fëmijët kur duhej të qëndroja me fëmijët? A besojne ata se kam qenë aty kur kishin më shumë nevojë?”

Në rrëfimin e saj të fundit ajo vazhdon: “Ka disa javë kur nuk i arrij objektivat, dhe e njëjta gjë është për biznesin. Pyes veten: ‘A po fokusohem në fushat e biznesit ku jam më e nevojshme?’”

Ivanka foli gjithashtu për marrëdhënien e saj me të shoqin Jared, duke pretenduar se ambiciet e tyre të biznesit dominojnë jetën e përbashkët.

Gazetari i Vogue, Jonathan Van Meter kujton një shaka që ajo bënte gjatë një konference për shtyp.

Ivanka tha: “Kur im shoq kërkon të tregohet romantik, ai më nxjerr për darkë në vende nga ku mund të shihen impjantet e tij të biznesit në ndërtim”.

Van Meter shton se kur ajo tha këtë “të gjithë miratuan me kokë”, duke treguar sesa i rëndësishëm është biznesi në marrëdhënien e tyre.

Ajo kujton kur ishin në një restorant “të shkëlqyer në Brooklyn” por papritur e kishte gjetur veten “në majë të impjantit ‘Whole Foods’… në mesnatë, në mes të shiut”.

Ivanka tha: “Ai po më tregonte këtë impjant gjigand që sapo kishte blerë. Dhe unë i them: ‘Aha, prandaj zgjidhe këtë restorant’”.

Van Meek thotë se të ftuarit nisën të qeshin në mënyrë histerike me shakanë, shumica e të cilëve ishin burra të moshës së mesme që punonin për të atin e saj.

Ivanka e Jared janë njohur në 2007, kur të dy ishin 25 vjeç, kur nisën të punonin në biznese të pronave të patundshme.

Por megjithse interesi i tyre ishte fillimisht financiar, ata u martuan dy vjet më vonë dhe Ivanka u konvertua në fenë hebreje të burrit.

Jared e përshkruan gruan e tij si “ambicioze, kompetitive dhe të paduruar”.

 

4 komente në “Ivanka Trump, Bija e Parë “refuzon” takime romantike me burrin në impjante biznesi”

  1. ESHTE NJI NGA RREGULLAT E PARA TE BISNESIT
    KA SHUME TE DREJTE
    KORREKTE
    RRESPEKTE IVANKA
    PA DISIPLINE-PA PRINCIPE
    XERRO SUKSESE NE ASNJI PROFESION
    E ASPEKTE NE JETE ??

  2. ?????? says:

    Keshilltare familje rraciste. Pasanike te qelbur

  3. Loni pe Kolkondasi says:

    Do ishte mjaft interesante nje gare per President te SHBA ne vitin 2024 midis Zv. Presidentes se zgjedhur Kamala Harris dhe zonjes Ivanka Trump. Ne kete rast, per here te pare ne historine amerikane, per president do te konkuronin dy gra. Dhe po ashtu, per rrjedhoje, per here te pare ne historine e ketij vendi te madh do te ishte presidente nje femer. Nuk do te ishte normale qe te ndeshej nje burre dhe nje grua, kjo per faktin, se burrat jane dicka me te avantazhuar per kete pozite kaq te larte.

    1. Iliri says:

      O Loni , tutje re tutje se c’cau lepri reeeee……ku e di ti qe do jete kandidate vajza e Trumpit ?? Te tha vete ajo ?? Mire Kamela qe e ka rrugen me te hapur , po Ivanken nga e nxore ??? Shume e vrake mendjen o Loni pej pordhe , e ma te aigurt vajza e Trumpit qe republikanet e duan per kantidate ?? Ceshte USA ? lSI e Kryemadhit dhe Metes ?? Ik e Loni ik ik e mblidh radhika e kullot bagetine …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje