Dëshmia e rrallë për ngjarjen e 28 nëntorit 1944: “Si na i pushkatoi 10 burra në fshatin Xhan, ‘motra’ e partizanit Çelo Sinani ‘Hero i Popullit’, ku vrau dhe vëllain tim…”

29 Nëntor 2020, 08:55Politika TEMA
Dëshmia e rrallë për ngjarjen e 28 nëntorit 1944: “Si

Memorie.al/ publikon historinë e panjohur të ndodhur më 28 nënor të vitit 1944 në fshatin Xhan të krahinës së thellë të Dukagjinit, ku një njësit partizan i Brigadës së VI-të Sulmuese që komandohej nga komandanti Jaho Gjoliku dhe komisari Haki Toska, ekzekutuan një grup malësorësh nga fshati Bruçaj, të cilët duke udhëtuar natën për në shtëpitë e tyre pasi kishin bërë pazar në qytetin e Shkodrës, ndeshën në një pritë partizane të asaj brigade që komandohej nga pioneri 15 vjeçar, Çelo Sinani, (“Hero i Popullit”) që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit mes tyre.

Dëshmia e rrallë e Prek Sokolit me origjinë nga Dukagjini dhe me banim në fshatin Rranxa të Bushatit, i cili tregon të gjithë historinë e asaj ngjarje të dhimbëshme, ku në shënjë hakmarrje ndaj pionerit partizan që u vra gabimisht prej atyre malësorëve shtegtarë në pritën që kishin ngritur njësiti i “Batalionit të Spastrimit’ me urdhër të komandës së asaj brigade, një partizane e re, ‘motra’ e Çelo Sinanit, ekzekutoi dhjetë malsorë të pafajshëm: Tom Martini, Pëllumb Sokoli, Kol Vata, Pal Pëllumbi, Nikoll Mirashi, Mëhill Vocrri, Pal Vata, Shytan Deda, Prenush Zefi dhe Lazër Vuksani.

Dëshmitë e rralla të disa prej familjeve të viktimave, lidhur me ngjarjen tragjike, ku pas ekzekutimit, njësiti partizan i Brigadës së VI-të Sulmuese, i zhveshën lakuriq dhjetë malsorët e vrarë, duke u’a marrë rrobat që u duheshin për shokët e tyre partizanë dhe i shpërfytyruan kufomat duke i goditur me bajonetat e pushkëve!

Dëshmia e nënkolonel Arif Bizhgës, ish-komisar kompanie në Brigadën e VI-të Sulmuese dhe pjesmarrës në atë ngjarje, (ish-ushtarak madhor me gradën e nënkolonelit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Punëve të Brendëshme) dhe e Reis Sinanit, (vëllait të Çelo Sinanit, që mban titullin e lartë “Hero i Popullit”), ish ushtarak, i diplomuar për Inxhinjeri Elektronike në ish- Bashkimin Sovjetik.

Nga Dashnor Kaloçi

“Sapo ata mbërritën diku në një përrua, ‘motra’ e Çelo Sinanit, nxorri revolverin dhe e qëlloi dy-tre herë në kokë Nikoll Mirashin, duke e lënë atë të vdekur në vënd. Ndërsa kur grupi i partizanëve të Batalionit të Spastrimit të Brigadës së VI-të, Sulmuese së bashku me tetë malësorët e lidhur mbërritën në Qafë-Thanë ku ndodhej shtabi i brigadës, sipas premtimit që i kishin dhënë ‘motrës’ së Çelo Sinanit, të tetë burrat i’a rreshtuan të lidhur përpara saj. Në atë moment, ajo nxorri pistoletën nga brezi dhe nisi t’i qëllonte malësorët e lidhur, duke i goditur të tetë me nga dy plumba në kokë. Kur po bëhej gati të qëllonte mbi të fundin, që ishte 17-vjeçari Mëhill Vocrri, disa partizanë i’u lutën që ta falte, por ajo vazhdoi të qëllonte edhe mbi të duke thënë: ‘Lëreni se qenka moshatar me Çelon tim’. Pasi i la të vdekur në vënd të nëntë malësorët (së bashku me Nikoll Mirashin që e vrau gjatë rrugës), ‘motra’ e Çelo Sinanit u dha urdhër partizanëve të tjerë që t’i zhvishin shpejt e shpejt dhe t’ua merrnin rrobat e trupit të vrarëve, pasi ato u duheshin për partizanët e brigadës, që ishin duke marshuar për në drejtim të Malit të Zi”. Kështu e kujtonte Prek Sokoli, atë ngjarje të largët të ndodhur në 28 nëntorin e vitit 1944, ditën e fundit të Luftës për forcat partizane të Enver Hoxhës që ishin duke marshuar në krahinën e Dukagjinit, për në drejtim të Malit të Zi, ku një partizane e re, ekzekutoi shtatë burra të pafajshëm, në shenjë hakmarrje për vrasjen e Çelo Sinanit, pionerit partizan, (“Hero i Popullit”) të cilin ajo e konsideronte si vëlla. Po si ndodhi ajo ngjarje, kush ishin dhjetë malësorët që u ekzekutuan nga dora e motrës së dëshmorit Çelo Sinani dhe përse e kreu ajo atë vrasje makabre që nuk është harruar ende në atë trevë të largët të Veriut të Shqipërisë?!

Lidhur me atë ngjarje, përveç dëshmisë së Prek Sokolit si dhe të tre familjeve të tjera ku pjestërt e tyre ishin në grupin e dhjetë të malësorëve të pushkatuar, në këtë shkrim po sjellim edhe dëshminë e Arif Bizhhës, ish-komisar kompanie në Brigadën e VI-të Sulmuese dhe pjesmarrës në atë ngjarje, i cili deri në vitin 1981, ka shërbyer si ushtark madhor me gradën e nënkolonelit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Punëve të Brendëshme, duke arritur deri në funksionin e zv/shefit të Kuadrit të asaj ministrie. Po kështu, krahas intervistës me z. Arif Bizhga, po japim edhe atë të Reis Sinanit, (vëllait të Çelo Sinanit, “Hero i Popullit”), ish ushtarak i diplomuar për Inxhinjeri Elektronike në ish-Bashkimin Sovjetik.

Vrasja e Çelo Sinanit nga malsorët

Lidhur me atë ngjarje, midis të tjerash Prek Sokoli na tregonte: “Më 26 nëntor të vitit 1944, vëllau im 25 vjeçar, Pëllumb Sokoli, kishte shkuar në qytetin e Shkodrës për të blerë ushqime, pasi na duheshin për festën e Shën-Kollit, që na binte për t’a kremtuar disa ditë më vonë, më pesë dhjetor. Bashkë me Pëllumbin, atë ditë për në qytetin e Shkodrës kishin shkuar dhe një grup tjetër malësorësh, të cilët pasi kishin blerë ato që u duheshin, kishin marë rrugën e kthimit për në fshatrat e tyre të zonës së Dukagjinit. Duke qenë se ajo rrugë mbante rreth tetë orë larg nga qyteti i Shkodrës, grupin e shtegëtarëve e zuri nata në fshatin Bruçaj të Dukagjinit, ku një pjesë e tyre bashkë me vëllain tim Pëllumbin, qëndroi aty në atë fshat për të kaluar natën, duke bujtur në shtëpitë e malësorëve. Ndërsa pjesa tjetër që mbeti, vazhdoi rrugën duke ecur për në drejtim të fshatit Xhan, duke shpresuar që të ecte pas mushkave, të cilat ndiqnin rrugën pa asnjë vështirësi edhe natën. Në këtë grup që vazhdoi udhëtimin për në drejtim të fshatit Xhan, bënte pjesë edhe Lulash Gjoni i Xhanit, i cili ishte i vetmi malësor i asaj krahine, që merrej me tregëti dhe kishte dyqan të vetin. Gjatë rrugës, duke udhëtuar nëpër natën e errët nga fshati Bruçaj për në drejtim të fshatit Xhan, në vëndin e quajtur Shtruga, i cili ndodhet në një qafë të vogël mali, grupi i malësorëve u përball me një pritë partizane që komandohej nga partizani Çelo Sinani, vetë i tretë, i cili kryente detyrën e korrierit të Brigadës së VI-të partizane, që komandohej nga Jaho Gjoliku dhe Haki Toska. Partizani Çelo Sinani, i bëri thirrje grupit që të ndalonte duke duke u thënë: qëndro, por malësorët nuk e kuptuan fjalën e tij dhe u shtrinë të gjithë barkas në dëborë, duke zënë secili nga një pozicion, pasi i gjithë grupi ishte i armatosur. Nga që Çelo nuk i shikonte dot ata se ku ishin, qëlloi në drejtim të tyre me automatikun e tij, dhe breshërive të tija, i’u përgjigj po me zjarr njëri nga malësorët, duke qëlluar edhi ai për andej nga erdhën të shtënat. Pas atij shkëmbi zjarri, malësorët shtetgtarë qëndruan një cop herë ashtu të shtrirë nëpër dëborë dhe pasi nuk dëgjuan më të shtëna armësh në drejtim të tyre, ata vazhduan rrugën nëpër natën e errët, pa ditur gjë se nga të shtënat e tyre, kishte mbetur i vrarë partizani Çelo Sinani”, kujtonte Prek Sokoli lidhur me atë ngjarje të largët të 28 nëntorit të vitit 1944, kur në afërsi të fshatit Bruçaj të zonës së thellë të Dukagjinit që ndodhet në malësinë e mbi Shkodrës, mbeti i vrarë korrieri i Brigadës së VI-të Sulmuese, partizani Çelo Sinani nga fshati Picar i Gjirokastrës.

Arrestimi i malësorëve nga partizanët

Por ç’ndodhi më pas me grupin e malësorëve që kishin shkëmbyr zjarr me partizanin 15-vjeçar që kryente detyrën e korrierit në ato forca partizane, të cilat nuk e dinin se ajo ditë shënonte dhe mbarimin e Luftës? Lidhur me këtë, Prek Sokoli na tregonte: “Dy partizanët e tjerë që ishin në pritë bashkë me Çelo Sinanin, sapo konstatuan se shoku i tyre nuk kishte më asnjë shenjë jete nga plumbat që kishte marrë, zbritën menjëherë në fshatin Bruçaj, aty ku ndodhej shtabi i komandës së Brigadës së VI-të partizane, së bashku me një batalion të asaj brigade, që ishte lënë aty në fshatin Xhan për spastrime. Po ashtu aty në atë fshat atë natë ndodhej edhe një pjesë e grupit të malësorëve shtegëtarë që ishin kthyer nga Shkodra dhe kishin bujtur nëpër shtëpiat e malësorëve për të kaluar natën. Komanda e brigadës së bashku me partizanët e batalionit që ishte lënë aty për spastrime, nuk kishin dijeni për malësorët shtegtarë që kishin bujtur në atë fshat, dhe po ashtu as malësorët shtegtarë nuk kishin dijeni për partizanët që ndodheshin në atë fshat. Sapo erdhi lajmi për vrasjen e Çelo Sinanit, në fshat filluan lëvizje të shumta dhe partizanët e batalionit të spastrimit morën urdhër që të bënin rrethimin e plotë të fshatit, në mënyrë që prej andej të mos dilte as miza. Pas kësaj ata filluan kontrollet nëpër të gjitha shtëpitë ku kishin të dhëna se ishin strehuar për të bujtur një pjesë e grupit të shtegëtarëve. Gjatë kontrolleve që bënë nëpër shtëpitë e fshatit Xhan, partizanët e ‘Batalionit të Spastrimit’ u’a morrën armët grupit të malësorëve shtegëtarë, të cilët pranuan t’i dorzonin ato, pasi partizanët u thanë se do t’ua kthenin përsëri, sapo të dilin në Qafë Thanë ku ishte vendosur komanda e brigadës. Komandantët e grupeve partizane të ‘Batalionit të Spastrimit’ u dhanë besën malësorëve shtegëtarë, se armët do t’ua kthenin përsëri të nesërmen më datën 27 nëntor, sapo të takoheshin me komandën e tyre. Të nesërmen, sapo zbardhi dita, partizanët e ‘Batalionit të Spastrimit’ i mblodhën në një vënd të gjithë malësorët shtegtarë që ishin në fshatin Bruçaj, për t’i bashkuar me ata të grupit tjetër që ishin në fshatin Xhan, meqënëse afër atij fshati ishte vrarë Çelo Sinani. Qëllimi i komandës së Brigadës së VI-të, ishte që të bënte seleksionimin e tyre, për të gjetur se kush ishin ata që kishin qëlluar dhe vrarë korrierin e brigadës, partizanin Çelo Sinani. Në grupin e malësorëve që kishin bujtur në fshatin Xhan, bënte pjesë edhe një djalë i ri, 17-vjeçar, i quajtur Mëhill Vocrri, i cili kishte aty dhe tre probatinë (vëllezër që pinë gjak me njëri tjetrin) nga e njëjta shtëpi. Kur e morën vesh partizanët se Mëhilli ishte nga fshati Shosh, i thanë të ikte, por ai nuk iku, duke u thënë se nuk mund të ndahej nga probatinët e tij. Sipas urdhërit të komandës së brigadës, partizanët e ‘Batalionit të Spastrimit’ ku bënte pjesë dhe ‘motra’ e Çelo Sinanit, bënë seleksionimin e malësorëve shtegëtarë dhe një pjesë të tyre e lanë të lirë të ikte, kurse grupin tjetër ku bënin pjesë: Tom Martini, Pëllumb Sokoli, Kol Vata, Pal Pëllumbi, Nikoll Mirashi, Mëhill Vocrri, Pal Vata, Shytan Deda dhe Prenush Zefi, ata e morën me vete për të shkuar në Qafë-Thanë, atje ku ndodhej shtabi i Brigadës”, kujtonte Prek Sokoli, lidhur me arrestimin e nëntë malosorëve shtegëtarë nga forcat partizane të batalionit të Brigadës së VI-të, i cili ishte lënë në atë zonë për spastrime.

Motra e Çelos qëllon malësorët e lidhur!

Por çfarë ndodhi më pas me grupin e malësorëve që u arrestuan nga partizanët e ‘Batalionit të Spastrimit’, si të dyshuar për vrasjen e korrierit të brigadës, Çelo Sinanit? Lidhur me këtë, Prek Sokoli, i cili e kishte akoma të freskët në kujtesën e tij atë ngjarje makabre, ku mbeti i vrarë edhe i vëllai i tij, vazhdoi rrëfimin duke u shprehur: “Meqënse njëri prej atyre malësorëve, i quajtur Nikoll Mirashi, ishte i sëmurë dhe nuk ecte dot, ‘motra’ e Çelo Sinanit që ishte partizane në atë batalion, i tha komandantit të saj, se do të rrinte ajo me Nikollën, për ta ndihmuar të ecnin, deri sa të mbërrinin në Qafë-Thanë. Por sapo ata mbërritën diku në një përrua, motra e Çelo Sinanit, nxorri revolverin dhe e qëlloi dy-tre herë në kokë Nikoll Mirashin, duke e lënë atë të vdekur në vënd. Ndërsa kur grupi i partizanëve të ‘Batalionit të Spastrimit’ së bashku me tetë malësorët e lidhur mbërritën në Qafë-Thanë ku ndodhej shtabi i brigadës, sipas premtimit që i kishin dhënë ‘motrës’ së Çelo Sinanit, të tetë malësorët i’a rreshtuan të lidhur përpara saj. Në atë moment, ajo nxorri pistoletën nga brezi dhe nisi t’i qëllonte të tetë burrat e lidhur, duke i goditur me nga dy plumba në kokë secilin prej tyre. Kur ajo po bëhej gati të qëllonte mbi të fundit e grupit, që ishte 17-vjeçari Mëhill Vocrri, disa partizanë i’u lutën që ta falte, por ajo vazhdoi të qëllonte edhe mbi të duke thënë: ‘Lëreni se qenka moshatar me Çelon tim’. Pasi i la të vdekur në vënd të nëntë malësorët (së bashku me Nikoll Mirashin që e vrau gjatë rrugës), motra e Çelo Sinanit u dha urdhër partizanëve të tjerë që t’i zhvishin shpejt e shpejt ata dhe t’ua merrnin rrobat e trupit të vrarëve, pasi u duheshin për partizanët e brigadës që ishin duke marshuar për në drejtim të Malit të Zi. Ndërsa ata zbatuan urdhërin e saj, duke i zhveshur lakuriq të tetë trupat e pajetë që ishin plandosur pa frymë mbi dëborën e ngrirë kallkan, disa prej tyre filluan t’i godisnin përsëri kufomat me tytat e pushkëve dhe me bajoneta, duke i shpërfytyruar keqas ato. Pasi u’a hoqën rrobat e trupit dhe i lanë ashtu të zhveshur në dëborë në një fushë të vogël, ‘motra’ e Çelo Sinanit me gjithë partizanët e tjerë, vazhduan rrugën për t’ë arritur forcat e brigadës që ishin duke marëshuar për në drejtimin e Malit të Zi”, kujtonte Prek Sokoli, lidhur me ngjarjen makabre të pushkatimit të nëntë malësorëve të pafajshëm, të ndodhur në 28 nëntorin e largët të vitit 1944, ku midis nëntë malësorët që u qëlluan me nga dy plumba në kokë nga ‘motra’ e Çelo Sinanit, njëri prej tyre ishte i vëllai i Prekës, 25-vjeçari Pëllumb Sokoli.

Vrasin edhe Lazër Vuksanin!

Vrasja makabre e nëntë malësorëve të pafajshëm të cilët u ekzekutuan në shenjë hakmarrje për vrasjen e korrierit të brigadës, 15-vjeçarit Çelo Sinani, nuk u mbyll me aq. Kështu shprehej Prek Sokoli, i cili e vazhdoi rrëfimin e tij për atë ngjarje tragjike, duke u shprehur: “Pasi ‘motra’ e Çelo Sinanit së bashku me partizanët e tjerë vazhduan rrugën për t’u bashkuar me pjesën tjetër të brigadës, në drejtim të vëndit ku ndodheshin trupat e pajetë të tetë malësorëve, nisën të shkonin fshatarë të atyre anëve, të cilët kishin dëgjuar krismat, por në të vërtetë nuk dinin asgjë mbi gjëmën e madhe që kishte ndodhur aty. Të parët që mbërritën në vëndngjarje, ishin burrat e shtëpisë së Halil Zenelit, të cilët u kthyen përsëri në shtëpinë e tyre dhe morën me vete disa batanije e rroba të tjera, për të mbështjellë të tetë kufomat, pasi ashtu siç ishin të zhveshura lakuriq, ata nuk mund t’i transportonin për në fshatrat e tyre. Ndërsa familja e Halil Zenelit ishte duke u marrë me veshjen e kufomave, ‘motra’ e Çelo Sinanit së bashku me partizanët e tjerë që po udhëtonin për t’u bashkuar me forcat e tjera të Brigadës së VI-të, rrugës u takuan me një malësor nga fshati Bruçaj i quajtur Lazër Vukasni, i cili po vinte nga fshati i tij, i hipur në mushkë. Sapo u ndeshën përball Lazrit, grupi i partizanëve së bashku me ‘motrën’ e Çelo Sinanit, e qëlluan menjëherë atë duke e lënë të vdekur në vënd. Vrasjen e tij ata e bënë me qëllim, që ai të mos shkonte në vëndin e ngjarjes ku ndodheshin trupat e pajetë të tetë malësorëve, pasi po të shkonte ai atje, do jepte kushtrimin dhe fshatarët e atyre anëve, sipas zakonit të atyre anëve, do rroknin pushkët dhe do dilnin në kërkim të vrasësve. Pra, me qëllim që ajo ngjarje të mbahej e fshehtë, deri sa të largoheshin të gjitha forcat partizane që andej, ‘motra’ e Çelo Sinanit, së bashku me partizanët e tjerë e ekzekutuan edhe Lazër Vuksanin, që ishte duke udhëtuar me mushkën e tij për në fshatin Bruçaj, ku ai kishte shtëpinë”, kujtonte Prek Sokoli, lidhur me vazhdimin e asaj ngjarje, e cila shënoi edhe viktimin e dhjetë nga ana e malësorëve të asaj ane, prej forcave partizane të Brigadës së VI-të partizane që komandohej nga Jaho Gjoliku dhe Haki Toska.

Arrestimi i 37 malësorëve!

Por pushkatimi i dhjetë malësorëve dukagjinas në afërsi të fshatit Bruçaj, duket sikur nuk i kënaqi kuadrot drejtuese të shtabit Brigadës së VI-të që komandoheshin nga Jaho Gjoliku dhe Haki Toska, pasi forcat e shumta të asaj brigade u rikthyen përsëri në fshatin Xhan e Bruçaj, ku kryen arrestimin e 37 fshatarëve të tjerë. Lidhur me këtë ngjarje, Prek Sokoli me origjinë nga Dukagjini dhe me banim në Rranxat e Bushatit të Shkodrës, dëshmonte: “Pas pushkatimit të atyre dhjetë burrave nga një partizane për të cilën u tha se ishte e ‘motra’ e Çelo Sinanit, forcat partizane, të udhëhequara nga Jaho Gjoliku, u kthyen përsëri në fshatin Xhan dhe aty arrestuan edhe 37 fshatarë të tjerë, të cilët ashtu të lidhur i rreshtuan në një bregore për t’i pushkatuar të gjithë. Në atë çast që pritej pushkatimi i tyne sipas urdhërit që kishte dhënë Jaho Gjoliku, vendimi u anallua dhe të 37 burrat e lidhur mundën që të shpëtonin nga vdekja e sigurtë. E gjithë ajo mrekulli, pra falja e tyre ndodhi pas ndërhyrjes së Komandantit të Divizionit partizan, gjeneral Gjin Markut, që kishte nën vartësi Brigadën e VI-të, i cili e ndaloi Jaho Gjolikun që ta kryente atë masakër. Sipas atyre burrave që kanë qenë prezent në atë vënd, Gjin Marku i tha kështu Jaho Gjolikut: ‘Nesër kemi festën e çlirimit të Shqipërisë dhe nuk bën që këtë ditë të shumëpritur, ta festojmë me gjak! Pas atyre fjalëve të Gjin Markut, ata 37 burra të pafajshëm u lanë të lirë për të shkuar në shtëpitë e tyne”, e përfundonte dëshminë e tij, Prek Sokoli, vëllai i njëri prej dhjetë burrave të pushkatuar në fshatin Xhan, i cili shton se: ‘që nga ajo ditë e deri në vitin 1990, familja e tij u quajt reaksionare dhe vazhdimisht u përmëndej vëllai i vrarë’. “Prej asaj, ne s’kena mujt me lyp kurgja”, shprehej Prek Sokoli, familjen e të cilit në vitin 1971, e hoqën nga fshati Xhan dhe e dërguan aty në Rranxat e Bushatit, ku jetojnë edhe sot e kësaj dite. Por edhe pse ata u shpërngulën nga fshati i tyre, nuk e kanë harruar ende atë histori tragjike, ku 76 vjet më parë, nga plumbat e partizanëve mbeti i vrarë i biri i tyre, 25-vjeçari Pëllum Sokoli.

53 komente në “Dëshmia e rrallë për ngjarjen e 28 nëntorit 1944: “Si na i pushkatoi 10 burra në fshatin Xhan, ‘motra’ e partizanit Çelo Sinani ‘Hero i Popullit’, ku vrau dhe vëllain tim…””

  1. pjeter says:

    Ky shkrim tendencios pikerisht sot? Per ç’fare eshte? Per te cuar uje ne mullitin e atyre qe thone se Ballistet bashkepunonin me pushtuesit per te miren e kombit,kurse partizanet ishin vetem masakrues te popullit?nuk mund ta publikonit nje dite tjeter ? Pikerisht sot?

    1. Gezimi says:

      Sepse Mero eshte ballist nuk e dije ti????

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        Dhjetë burra me mustak
        paska masakrue çi kjo femën
        ‘Motra” e Heroi Çelo Sinani
        nuk paska pas kurr emën!!
        ….
        Çelo u tha atyne: Çenro mos luej
        kta nuk e kuptune, se foli ngjuh t’huej.
        Çelo shtiu i pari me breshëri
        Kta, si u rehatun barkas, shtine nji nga nji.
        Çelo u vra, se plumbat e tij shkojshin ma kadal..
        ….. Masnej vjen Motra e asnji nuk fal!

      2. ben says:

        pjeter dhe Gezimi-per cfare ballistesh e keni fjalen? Balli Kombetar ka vepruar ne jug dhe Shqiperine e Mesme. Veriu katolik nuk ka qene perkrahes as i Ballit dhe as i komunisteve. Nga veriu nuk ka pasur asnje aneter te Ballit dhe vec disa komuniste qe ishin larguar nga vendlindjet ne shkolla te ndryshme ku rane ne kontakt me idete komuniste qe ishin aq ne mode ne ate kohe.
        Fakt eshte se per komunistet, ata qe ishin asnjanjes ishin njesoj si armiqte. Krimet qe kane bere komunistet ne veri te Shqiperise, sidomos ne komunitetin katolik jane te paimagjinushme.

    2. Zaho says:

      Është anti-komunist i madh Merua, ashtu i ka bere leket si shumë të tjerë, profesion anti-komunist.. ? ? ! Habitem përse nuk i nxjerr shkrime si këto në 9 Maj, ti coj per botim në ndonjë gazete Amerikane, Angleze,Franceze.. vende aleate të Partizaneve shqiptar ?!

    3. Miço Xhaxhai says:

      O Pjetër,

      Krimet e pushtuesve sllavo komunistëve nuk mbulohen dot më me shurrë propagande se si ha më njeri ato broçkulla.

      1. pjeter says:

        Ne fakt ,te me falesh ti,qe komenti im nuk ishte drejtuar kapedaneve si ti,qe jo vete brroçkulla kane ngrene dhe vazhdojne te hane,por edhe dicka tjeter,por por redaksise.Sot eshte dita e çlirimit nga pushtuesit,ne qe jetojme sot nuk kemi te drejte te peshtyjme mbi gjakun e atyre qe me kontributin e tyre bene qe ti dhe une te jemi ke tu e te diskutojme,pavarsisht ideve,jemi ketu sot sepse dikush tjeter sakrifikoi,dhe partizanet,ishin protagonistet absolute,me gjithe kontraditat qe mund te ken pas,kane mirnjohjen e respektin tim,prandaj,Lavdi luftes Partizane te shqiptareve per liri.

    4. Ilir says:

      “Malesoret e pafajshem” e shkruan disa here ky qe ka bere shkrimin!!! Ketej tregon se si è vrane “gabimisht” partizanin Celo 15 vjecar, ketej vazhdon disa here “Malesoret e pafajshem”…!? Pastaj, partizanet pasi vrane “Malesoret e pafajshem”, iken dhe nga frika e fshatareve vrane edhe Vuksanin, qe te mos shkonte e lajmeronte POR cuditerisht U KTHYEN (!!!)( u doli frika prej fshatareve) dhe donin te pushkatonin 37 fshatare!!? E rilexova por eshte pikerisht keshtu llogjika shkrimit te Kaloqit… Zot o Zot!

      1. Edi Durres says:

        ..dhe sidomos kur motra e Celos shoqeron dike qe ishte i semure….pasi kishte bere pazar per festen katolike dhe ishte nisur nga shtepia per qejf dhe jo per hall

    5. Bureto says:

      Tendencioz?! Po, pse? Nese eshte e vertetehistoria, pikerisht sot duhej te ekspozohej, sepse te glorifikosh partizanet se “çliruan” Shqiperine dhe nga ana tjeter t’u mbulosh atyre mizorite qe kryen ndaj fshatareve te pafajshem qe shkonin ne punen e tyre. Po ajo vajza si mund te quhet njeri mo i fandaksur. Femer dhe njeherzai katile?! Po pse gjeneral Gjin Marku u tregua humani (më vone e pushkatuan edhe kete) dhe Jaho Gjoliku, ishte trim me fshatare të lidhur, ndaj dhe per “trimerite” e tij u nderua me titulin ” Hero i Popullit”?! I gjykoi kush mbas luftes keto krime te shqiptarit ndaj shqiptarit? Ja shikoni Kosoven sot. Maja e udheheqjes se UÇK (Thaçi, Haradinaj, Veseli, Limaj etj) jane sot para drejtesise. Jam i sigurt qe ata do dalin te pafajshem, ashtu si Haradinaj e Limaj me heret, por ama per disa krime te kryera ne Kosove, ndaj njerezve te paperfshire ne lufte, dikush duhet te mbaje pergjegjesi, ndaj dhe per ta duhet qe drejtesia te thote fjalen e saj. Keshtu duhet! Në Shqiperi ndodhi e kunderta; jo vetem qe ata qe kryen krime nuk u ndeshkuan, por shume prej tyre u dekoruan, por si sherbetore te devotshem te regjimit diktatorial, gezuan privilegje të shumta shpesh, edhe te pamerituara. Bile, disa prej tyre, te inkuadruar ne forcat e Sigurimit, e vazhduan zanatin e kriminelit deri ne fund te jetes se tyre. Nese krimi nuk ndeshkohet per këdo pa hezitim, atehere ai do te na sundoje, siç shenjat po jane. Në kohe të ndryshme, vetem sa ndrrohen menyrat e veprimit të tij. Nuk duhet patur frike nga e verteta., sepse ajo kur zbulohet, por sidomos kur pranohet, behet premise shume e fuqishme qe të mos perseritet më. Pra pastrohet dhe sherohet shoqeria.

      1. pjeter says:

        Une mendoj se qellimi pikerisht i botimit te sotem eshte te arrihet te banalizohet kjo date,dhe zotrote po jep kontribut ne kete drejtim.Celua lete fillohej qe neser te gjykohej,por sot eshte e qellimshme,dhe eshte ofenduese per gjakun e te reneve ,nuk ishin te gjith partizanet te indroktinuar,apo nen presionin e konjukturave,pjesa me e madhe e tyre ishte ne lufte kunder pushtuesve,dhe sot ata kane diten e tyre hyjnore te perkujtohen e respektohen,jo te sterhollohet vlera e kontributi i tyre deri ne orekset per pshurrje di disave qe jane bosh si njeres.

        1. !! says:

          O pjeter. Lere ate muhabet or burre. cdo fjale qe shkruhet nga mendja e jote invalide , ngjajne si te vjellat e nje te semuri me virus . Ne cdo koment ti tingellon si komisar partie.
          Vertet partizanet dolen malit per te mbrojtur vendin e tyre te pushtuar por perfunduan ne disa bandite te qelbur sa qe do ishte me mire mos te dilnin fare partizane. ” Clirimi ” i vendit nga keta partizane solli qeverin me te poshter qe ky komb ka patur ndonjehere. Ato kane qene shume me te keqinj se cdo pushtues qe ky komb ka patur ndonjehere. Ato bandite filluan duke vrare njeri tjetrin dhe perfunduan duke vrare popullin e pafajshem.
          Ato kane vrare kane dhunuar me urdher dhe pa urdher.
          Ti fol sa te duash se nuk te beson njeri. nuk e rruan njeri nga leksiinet e tua bajate.
          Ato partizane qe moren malet per liri perfunduan ne ceta kriminelesh. Ata vodhen grabiten dhunuan dhe vrane ( jo pushtuesin ) popullin e tyre.

      2. Ilir says:

        Ti mendon se pa ikur Gjermanet Nazist nga Shqiperia kushdo mund te bridhte me pushke krahut per te ber pazar ne Shkoder?!!

    6. Sokoli says:

      Gjin Marku nuk eshte pushkatuar, aspak. Koha tregoi se ai pas lufte nuk vlente aw sa gjate lufte, keshtu boll qe gjeneral. Por miku e kishte qef GOPIN dhe ai gop i hengri koken, e coi ne internim. GOPI ore Gopi.

    7. Koli says:

      Dashnor Kaloci sillet si UDB-ash i Serbise ose andart i Greqise.Ata fshataret dukagjinas nuk ishin engjej po fashistomena sepse ne vend qe te benin ate qe po bente i gjithe populli shqiptar qe u rreshtua me Levizjen Antifashiste per lirine e vendit ata vrane nje partizan te ne moshe fare te re qe kishte rrokur armen per lirine e vendit.

  2. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Partizanet e Enverit, Mugoshes, Miladinit vrisnin shqiptare te pafajshem ne Shqiperi njejte sikurse serbet qe vrisnin shqiptare te pafajshem ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi…

  3. TIRANA 2020 says:

    Keta cubat e maloqzrise nuk ishin per pazar Por i kishin zene prite korrierit partizan.Ashtu si e kane zakon keta “trimat” shpellare vrane pas kraheve 15 vjeçarin Celo SINANI.Pastaj u fshehen ne vereb e loqeve neper shpella.E perfundimi dihet.Per 50 vite keta shpellaret bertisnin me forte parti enver.

  4. WEB says:

    Kolera e kuqe in “ACTION”

  5. Zaho says:

    Rrofte 29 Nentori! Lavdi Partizaneve! Pak kanë vrarë partizanet, të ishin Amerikanet apo Ruset do I kishin shkulur e zhdukur me rrenje faren e keqe e të pabese që qellon pas shpine! E bukura është se me vonë këta antikomunistet nuk lane këngë pa kenduar per Enverin e Partine ????.. Kam qenë vetë në ato zona , edhe në dasma rrofte partita.. Mè keq se kudo në Shqipëri!

  6. Xhumanxhi says:

    Celo paska qen killer! Motra vet me keq akoma!

  7. Zaho says:

    Në fakt një koment I tille vetëm nga një idiot e injorant mund të vij! O idiot që po len nam kudo ku shkruhet, meso o idiot që Skenderbeu nuk kishte garde pretoriane.. Çfarë lidhje ka Skenderbeu me guardia pretoriane o cope mishi !? “Guardia pretoriane” ka qenë trup elite në perandorine Romake! Na mbytet ju injorantet e leshit!

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      A ka me keq kur nje i paditur mundohet te jape leksione diturie apo kur mundohet te luaje rolin e te mencurit e qe ne fakt eshte nje injorant.
      Zaho, shifet qe ti nuk e paske lexuar as Barletin e as Nolin sepse po t’i kishe lexuar do ta kishe te ditur se Reparti Elite i Ushtrise se Skenderbeut quhej GARDA PRETORIANE. Pjesa dermuese e asaj garde perbehej nga krutane te zgjedhur me shume kujdes.
      Eshte e vertete qe Garda Pretoriane ishte trup elite ne Perandorine Romake, por edhe Skenderbeu e kishte eliten e ushtrise se tij qe quhej Garda Pretoriane.
      E ke pak te veshtire qe te lexosh veprat e Barletit dhe Nolit, por hyn ne google dhe bindu ne paditurine tende.
      Shnet.

  8. Tironci says:

    me urdherat e serbit, vriteshin malesoret tane. Shtypej populli nga vete keta shqiptare komunist me gjak tradhetari dhe ne kete menyre arrihej qellimi i serbit. Poshte kurvat komuniste e qenat partizane qe vrane shqiptare per interesa te serbit. Erdhen nga jugu duke i rene gjoksit me grusht ne dhe vetem ne e kemi bere pavaresin e te tjerra rrena, se si e boni ismaili pavaresine ne 28 nentor zoti e di kur dihet qe ai zbriti ne mbremjen e 26 nentorit ne durres dhe u nis drejt vlores me karroce me kuaj. e mberiti atje ne darken e 28 nentorit.
    Keta i futen nji mashtrim popullit sikur te kishte shkuar ismaili ne vlore me karroce me kuaj, por kuaj me motor supersionik ne bythe se ndryshe llogjika thote qe faktori kohe nuk mjafton te mblidhte ismaili njerez te ngrinte flamurin.
    Flamuri u ngrit ne Tirane me 26 nentor bile edhe fotot dhe dokumentacioni origjinal ekziston, dhe jo si ato te vlores qe u bene nje vit me vone.

    1. Ilir says:

      Ishte Durresi kryeqytet Tironco, kjo dihet e s’ka nevoje per foto e dokumente.Tirona o caktu nga kongresi I Lushnjes, me 1920.Ismaili zbriti ne Durres me mendimin ta ngrinte aty flamurin,ne Kryeqytet, po te ishte ndryshe do vazhdonte neper det me anije deri ne Vlore direkt . Por Esat Toptani kishte shume perkrahes ne Durres, nuk e lane me deklaru pamvaresine, e quajten tradhetar etj etj. Isa Boletini nga Kosova edhe delegate e tjere nga veriu e kishin me kollaj me arrit deri ne Durres sesa ne Vlore. NGA HALLI, u vendos Vlora, sepse duhej siguri e garanci dhe ne Durres rrezikohej gjithçka. Ismaili ishte vete prej Vlore dhe kishte shume perkrahes, ishte vendi me i sigurte dhe me Serbine qe I kanosej Durresit. Tirona ishte thjeshte nje qyteze, as e kishte njeri ne hesap me 1912. U ngrejt Flamuri pastaj, eshte ngrejt edhe ne Shijak perpara, por DEKLARATAT E PAMVARESISE, firmat e firmetaret dhe qeveria, te gjitha u kryen ne Vlore. Mos lodhna kot, keto gjojna dihen.

    2. besniku says:

      O tironco qeke palle kk.

      1. Tironci says:

        Degjo ketu ti palle KK, dhe te gjithe ata qe akoma jeni duke fjetur me rrenat e enverit.
        Plani per ngritjen e Flamurit eshte bere ne Stamboll, dhe Tirana eshte zgjedhur pikerisht per aresye se ishte ne principaten e Skenderbeut. Do te ishte mire te ngrihej ne Kruje, por Kruja ne ate kohe ishte e zaptuar nga serbet si dhe populli i Krujes ne pakice ne numer nuk ishte ne gjendje ti dilte balle ushtrise serbe qe ishte e madhe ne numer.
        Per kete u zgjodh Tirana, qe kishte rreth 30-35 mije banore. Kishte edhe dicka tjeter, ne Tirane jetonin edhe shume familje te fuqishme jo vetem nga forca ushtarake, por edhe ekonomike, si Familja Toptani etj, por kishte edhe te krishtere e myslimane, pra i permbushte kushtet e kesaj Nisme si dhe u caktua edhe data e hyrjes se Skenderbeut ne Kruje 26 Nentori.
        Fati e deshi qe Ismaili te vinte nje dite me vonese, pra duhej te vinte deri me 25 nentor por u vonua anija nga Treste dhe erdhi me 26 nentor ne mbremje, per kete flamuri u ngrit ne Tirane dhe bile u mbajt edhe protokoll i pavaresise, ku dihet se ne vlore ky protokoll u mbajt shume muaj me vone.
        Sigurisht qe Ismailit nuk i ka ardhur mire per kete, por Atdheu ishte ne rrezik coptimi, dhe Atdhetaret donin qe data te kombinonte me ate te Skenderbeut.
        Ishin vete te derguarit e patrioteve te Tiranes qe kishin dale per ta pritur Ismailin ne durres sipas planeve te bera me pare, te cilet e shoqeruan deri ne Vlore pasi pane se forca te shumta qe ishin te dislokuara ne gjithe Shqiperine po i drejtoheshin Tiranes. Pra me pak fjale ne Vlore nuk pati aspak organizim apo plane per te ngritur Flamurin. Faktet jane te gjalla. Enveri i manipuloi keto dhe i perdori per interesat e tij, dhe me e keqja i burgosi edhe ata pak patriote qe ishin gjalle mbas lufte apo familjet e tyre, ku nder ta edhe Lef Nosin e pushkatoi. A e di ti o pallosh se vellezerit e Esat pashe Toptanit kane marre pjese ne qeverine e Ismail Qemalit, dhe ata ishin prezent ne ngritjen e flamurit ne Tirone me pare, dhe morren pjese ne qeveri pasi u liruan nga burgu. Dhe me e cuditshmja firmat e tyre jane ne protokollin e Vlores. Si mundet kjo kur dikush eshte ne burg ate dite?. Edhe nje fakt tjeter, perse u zgjodh Tirana Kryeqytet i Shqiperise nga Kongresi i Lushnjes, mos kushedi edhe keta ishin aq budallenj?, perse nuk zgjodhen Vloren, apo mos ndoshta ishin shume me te zgjuar se ti e une bashke ?, Cfare dinin keta Patriotet e Kongresit te Lushnjes qe shume Shqiptare si puna jote, sot akoma nuk e dine?.
        Keshtu ti palle KK shko hap libra, studio nje here si une ose prit sa te shkruhet e verteta nga Historianet Shqiptare, pastaj dil e komento ketu qe te shkruash te pakten komente me serioze e me me sens qe te lexohen me kenaqesi nga publiku.

        1. Vlora says:

          hahahahahaha…vellezrit e Esat Pashes thote gjiza..!! O gjize e prishur mesoje se Esad Pashe Toptani u emerua minister i brendeshem ne qeverine e Vlores nga Ismail Qemali !! Dha dorheqjen e formoi shtetin e tij ne shqiperi te mesme nen cizmen Serbe, duke i bere puc Ismail Qemalit ( te hapen letrat e Faik Konicen qe nderohet sot si patriot se ai i di mire keto pune, si dore e djathte e Esad Pashes qe ishte ) ! Lef Nosi u denuan si kriminel lufte nga gjykata e pas luftes ne prezencen e aleateve Anglo-Amerikan !! Ha gjize plako e lere historine se nuk eshte per ty, kane tallur trapin keq me ty keto 30 vjet !

    3. Vlora says:

      Ky do jetë tironc haxhi qamils.. ? ? ?, gjize e qepe e dum baben!! Nëse ka qenë një qytet në Shqipëri që ka qenë i gjithi me luftën ai ka qenë Tirana e Tironcit, të tjerët ose kane qenë të ndare ose kane qene dhjaska që ju shpëtonte shurra nga frika, mjafton të kishin gjize e qepë, aty te gjiza mbaronte Atdheu per ta ??!!

  9. Tropojani says:

    Ka nje detaj qe duhet sqaruar ne gjithe kete histori. A e vrane malsoret e Dukagjinit me dashje edhe ne prite , apo pa dashje Celo Sinanin? Pastaj vazhdimi dihet. Ne kohe luftrash i forti i ben edhe i merr te gjitha. Ska llogjike ne kohera te trazuara. Te perdhunonte edhe te vidhte Tepelanasi, Mallakastrioti, Patosaraku, Fieraku, Vlonjati, Laciani, Lezhiani, Burrelsi etje ne 1997 e jo me ne 1944. Po edhe ti o Kalosh pas 76 vitesh akoma me te tilla gjera do merremi edhe ne diten e Clirimit?

  10. Haka Tekizoti says:

    Tregimi i ngjarjes është në konflikt interesi, pra jo i besueshëm, sepse shpjegohet vetëm nga njëra palë. Përmendet dhe Arif Bizhga e një tjetër nga radhët partizane, por s’jepet asgjë nga sa paskan thënë. Por edhe po të jepej, prapë ka plot pohime nga ata që përpiqen të jenë fitimtarë të çdo kohe, nga ata që pasi shijuan fitoren e kohës së partizanllëkut, tani duan të fitojnë edhe luftën për të cilën po bën çmos Balli i vrerosur. Ishte kohë lufte dhe nga të dy palët mund të gabohej (nëse pala e dytë ka qenë vërtet paqësore e “nê punë të saj”, siç rrëfehet këtu). Besueshmëria bie edhe prej dozave të theksuara si qëllimisht “të egërsisë” së motrës së partizanit. Edhe ndërhyrja e Gjin Markut jepet si një detaj për të evidentuar një ndarje veri-jug, siç është akoma e pashkulur nga disa koka ku lulëzon dëshira për përçarje.

  11. Pedro i ri says:

    Mos banalizoni ata qe dhane jeten per Shqiperine. Jo per diktaturen.
    29 Nentori eshte fakt dhe i shkruar me gjsk mga fituesit

  12. Moisi Golemi says:

    Po ku është dëshmia e vëllait të Çelo Sinanit këtu?? Kaloqi na tha se kemi edhe dëshminë e vëllait të Çelos, sëbashku me të atij ushtarakut tjetër. Por në fakt na solli vetëm dëshminë e Prek Sokolit, familjen e të cilit, rregjimi e paska lëvizur vetëm disa kilometra më tutje dhe vetëm në 1971, pra 24 vite pas ngjarjes.
    Hajde e besoji këta kafshë pastaj!!!

  13. 15 vjeç komandar says:

    Po pse merzitesh more Zaho me ate koqen (garda pretoriane) , ai kujton se GJERGJ KASTRIOTI ka jetuar ne kohen e perandorise Romake dhe ka qene legjionar !!!!!! Por une nuk kuptoj paturpesine dhe cinizmin e Kaloqes me kete gjoja memorie ku thote qe citoj : treshja partizane e udhehequr nga 15 vjeçari Sinani ( komandant ne 15 vjeç ) u kishin zene prite burrave te “ndershem” dhe te “beses” malecor per ç’fare …..per tiu marre mallin e parate …. he more Kaloqe ????? Tre femije (korrieret ishin te tere adolishente dhe nuk mbanin arme ) ju zune prite 10 burrave te armatosur ……per ti “spastruar” ????!!!!!! Po genjeni ore genjeni se eshte koha tani me shume se kurre por te jene pak te besueshme ene rrenat qe te hahen !!!! Ene rrena vazhdon citoj : burrat nuk moren vesh se ç’ndodhi se ra qetesia dhe u çuan dhe iken !!!!! Dy korrieret qe ishin me Sinanin ja futen gjumit , nuk qelluan ??? Ata te beses malecor dhe ata iken dhe nuk pane se kush i qelloi ne prite dhe a ishre gjalle ??? Kaloqe ata trimat qe luftonin me femije ishin trupat e reaksionit qe u kishin zene prite korrierit dhe jo korrieri ju zuri prite atyre . Korrieri kish detyre te dergonte letren (porosine) dhe jo te bente prita ….are pis, ti dhe ai loku tjeter qe tregon perralla .

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Ore kelysh i Miladinit dhe i Mugoshes, lexoje pak kete shkrim: “[email protected]

      1. Anadoll ne Tiranë dhe Prishtine says:

        Ai kelysh i Miladinit, ndersa to kelysh I Hitlerit. O gardist trapi. Me cilin person ka problem hitoria, me Hitlerin apo Miladinin.
        Dhe sa per ate Miladinin, ka prova qe ka qene njeri shume i ndershëm, dhe shume korrekt me shqipetarët.
        Shiko Saliun she Bashen we punojne kunder shqipëtarëve edhe sot dhe mos u merr me Miladinin qe ka dekada qe ka vdekur, o trap zalli.

  14. Çohu ENVER vetem nje here, Qe t'na zhdukesh kete kolere! says:

    Te humburit gjithnje kerkojne te genjenjne. Historia nuk mbulohet kollaj! Populli eshte zgjuar!….

  15. kodrasadikit says:

    Komunistat e partizanet ishn funderrina te ideologjise serbo-sllavo-ruse !! Ishte si ishte kjo kohe kaloi !! Mjer Shqipnija e shqiptarija qe ngeli nen ndikimin sllavo-ruse dhe jemi aty ku jemi .Nese shtrohet pytja pse kta partiazane shkuan ne Kosove e Sangjake dhe i liruan keto ane pse nuk qendruan te kufiri dhe ti mbajne ato pozita .Mjerisht ka te dhena qe per qendrime ideologjike partizanet e Shqipnise dhe teKosoves e egzekutonin bashkekombesin e vete , kurse serbet lajkatare e spastronin terenini dhe i riokupuan ato krahina shqiptare .Gjerat evoluna ashtu qe ne ngelem me keto gjera ma beri partizani ma beri ballisti ,ma beri Enveri etj marifete dhe po vendenumrojme .Mburrja me partizane e me ideologji sllavo komuniste eshte vetevrasje sepse hiptetikisht Gjermanija mike i liroi shkollat ne tere Qamerine me flamur e me polici shqiptare ,i liroi shkollat me flamur shqiptare ,me shkolla shqipe ,me polici e me flamur shqiptare ne tane Sangjakun e njashtu edhe ne Kosove ….Ku eshte Sangjaku e Qamerija e ku jan partizanet sot .Pse si rregulluan keto qeshtje e ku e quan Shqipnin ?? Vendi ma i varfur ne EU -mjerisht!!!!

  16. Shenjestra says:

    Gjuha kocke nuk ka po kocka thyen. Gjuha rrotullohe nga te gjiha anet dhe mund te thot ç’do gje.Ky shkrim qe po na tregon se partizanet paskan ber reprazalje,eshte per t’u dhjere.Nje shkrim komplet i pa vertete,i zbukuruar nga aktori shkrimit,gjoja per t’u bere i besueshem te njerzit.Jo more jo! Partizanet nuk vrisnin njerez ko siç bente Balli Kombetar qe, per nje pule vriste te zotin e shtepise.Ju maskarenje, me kete tregim, kerkoni te mbuloni krimet makabre te Ballit kombetar,qe,jo vtem vriste e priste ke do dhe kudo,por doli kundra popullit qe ishte mgritur ne kembe i madh dhe i vogel per çlirimin e shqiperise nga Nazi-fashistet.Ballistet u bene shoke te ngusht me iatalianet dhe gjermanet dhe pa pike meshire rrihnin fshatar te pafajshem se pse bijt e tyre ishin partizan.Keto krime i din me mire njerzit qe i kane perjetuar,dhe DSHNOR KALOQI ,me keto shkrime do qe te helmoi ndergjegjen e te rinjeve qe nuk e njohin ate realitet.Partizanet luftua me heroizem,dhane jeten per kete atdhe,balliste u delnin perpara i pengoni dhe i vrisnin.Partizanet ishin njerez shume te meshirshem,te dashur dhe pranonin nga populli edhe buken me qep e djath,kishte mbeshtejen e tij,kurse Ballistetu kerkonin fshatareve pula dhe qengja te pjekur. E verteta e partizaneve nuk mbulohet dot,nuk nxihet dot se i mbron altari i tyre ku rane e derdhen gjakun,atdheu.Atdheu eshte i shenjt,nuk mohohet,sa do kriminelet e ballit kombetar me ane te disa njerzeve te poshter Si URAN BUTKA,ROME GURAKUQI, e disa pocaqinj te tjere tradhetar,kerkojn te shtremberojn historine,ku lavdin e partizaneve kerkojn t’ia japin Ballisteve.Kjo eshte poshtersia me e madhe dhe me e pabesueshmja.

  17. Ju genjyet per 21 Janarin qe kishte kamera,mendo per nje nate te erret te 44's says:

    Keta ballistet do kene qene gjysherit e atyre te 21 Janarit qe qelluan ne ajer e dege pemesh e vrane 4 cope “kokepalaresh”.Historia perseritet e tregohet nga ballistet po njesoj.I vetmi ndryshim qenka qe atehere kishte Shote Galice,”moter” qe u treti plimbin ne balle vrasesve kurse ne 21 Janar vrasesit u nxirrnin gjuhen familjareve te viktimave.

  18. Futja kot says:

    E kuptushme. Partizanet, coban me pushke ne dore, idhin njerez qe mund te benin cfardo u shkrepte ne koke dhe nuk i ndalonte kush. Kjo ishte lufta.

  19. iksi says:

    Mas ja thuaj kuj dhe mos e oerserit ma se le nam edhe ky Kaloçi si kal qe eshte pa asnje gram tru publikon keto thenje te Prel Sokolit qe ju injorojne ju si malesore se si nje vajxe ju pushkaton 10 malesore si trima qe jeni , marre e turp me e ndigju kush

  20. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Dhjetë burra me mustak
    paska masakrue çi kjo femën
    ‘Motra” e Heroi Çelo Sinani
    nuk paska pas kurr emën!!
    ….
    Çelo u tha atyne: Çenro mos luej
    kta nuk e kuptune, se foli ngjuh t’huej.
    Çelo shtiu i pari me breshëri
    Kta, si u rehatun barkas, shtine nji nga nji.
    Çelo u vra, se plumbat e tij shkojshin ma kadal..
    ….. Masnej vjen Motra e asnji nuk fal!

  21. xhemal says:

    lufta ncl nuk mund te erresohet nga pseudo historiane.Ajo eshte e lavdishme solli lirine nga pushtuesit nazifashiste e bashkepunetoret e tyre nepermjet pushkes.Ishin perballe agresoret me te eger te njerezimit prandaj do kalojne qindra e qindra vjet e vepra e tyre do shkelqeje si drita e diellit.lavdi te pejeteshme partizaneve te paqes ,lirise

  22. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Nuk del llogaria. 8 vete qe i qellonte me nga dy plumba pistolete motra e Celos.
    Pisqolla nuk mban 16 fisheke. Apo ndronte karikatorin?

    1. Zaho says:

      E përse duheshin qelluar dy here në koke njeher?? A thua një plumb nuk mjafton ??! Kane parë shumë filma ?????

  23. Koti says:

    Ore, mirë ua bëtë që i vratë gjyshërit e tyre, por të paktën i lini të hanë mut nëpër gazeta niprit e tyre. Kështu kujtojnë që e kthejnë historinë mbapsht ata.

  24. Neri says:

    O kaloc o gomar, po fundja ti e di se kush ne te verrtet je, shtremberoje historin cop e rotes

  25. Nje shqiptar says:

    Ne vitin 1967, nga pedagog universiteti, shkova vullnetar si mesues e drejtor per arsimin ne fshatin Xhan, nga ishin malesoret e vrare. Detyra kruesore e jone si mesues ishte te punonim per te hapur shkollat e mesme dhe shkolla te reja tetevjeçare por edhe te perpiqeshim per higjenizimine e fshatit, te largonim bagetite nga banesat, te punonim edhe per elektrifikimin e fshatit. Ne zonen e Pultit ku punonin ishin 8 kooperativa te vogla me tete kryetare qe kishin vetem arsimin fillor. Historine e vrasjes te malesoreve nga partizanet e tregonin te gjithe por ne versione te ndryshme. Dikush thoshte se ishin malesoret qe i kishin bere prite partizaneve, dikush thoshte se partizanet u hakemorren per vrasjen e nje parizani. Me e çuditeshmja ishte se disa kusherij te malesoreve te vrare ishin bere anetar partije ndersa disa te tjere, ne te njejten afersi gjinore, trajtoheshin si reaksionare. Kishim 13 femije gjithesejt qe mbaruan klasen e 8 ne vitin 1969 dhe asnjerit nuk iu dha e drejta e per studim me lart pasi ishin kushurij te malesoreve te vrare. Ne mesuesit u alarmuam. Une si drejtor shkolle shkova ne Komitetin e Partise dhe ne Komitetin Ekzekutiv ne Shkoder dhe protestova. Nuk kam qene asnjehere anetar partije por kjo pengese ndaj nxenesve te mije mu duk shume e padrejte per nje ngjarje te pagjykuar. Perpjekjet tona si mesues u realizuen pasi arritem te merrnim plot 13 bursa studimi per shkollen e mesme per te gjithe nxenesit tone. Shume prej tyre vazhduan studimet edhe ne universitet. Tregimi i botuar ka konflikt interesi dhe nuk mund te cilesohet i besueshem plotesisht. Vrasja ekzekutimi pagjyq i malesorve te Xhanit ka ndodhur dhe duhet cilesuar si nje krim

    1. Zaho says:

      Partizanet shqiptar nuk kishin asnje interes per te hapur konflikt me malesoret askund, sidomos ne nje kohe kur lufta kishte mbaruar tashme dhe fatet e vendit ishin vendosur ! Konflikti ishte me bajraktaret e zonave qe kuptuan se komunistet e kishin seriozisht dhe do tu hiqnin atyre gjithe privilegjet e do i zhvishnin nga pushteti shekullor qe kishin mbi popullsine vendase ! Malesoret nuk kane qene kurre njerez te lire deri sa ne pushtet erdhen komunistet ne Shqiperi, ata me gjithe rrecka e cfare kishin ishin prone e Bajraktarit , skllav te tij brez pas brezi !! Kjo eshte e verteta e hidhur e atyre zonave ! Partizanet u prene ne bese ne disa zona nga Bajraktaret e “malesoret” e tyre , u vrane me buke me goje te qelluar pas krahve pabesisht ! Komunistet i cliruan Malesoret dhe gjithe shteti u investua per zhvillimin e atyre zonave duke ju dhene biles me shume perparesi se sa zona te tjera qe kishin kontribuar ne lufte ! Perrallat e sotme me malesor te shtypyr gjate komunizmit apo per kryengritje anti-komuniste jane per idiotet e behen per qellime politike ! I di edhe Mero Baze me mire se askush tjeter sepse duke i fryre kesaj percarje kombetare ka siguruar vota per PD-ne per shume vjet !

  26. Shqipe-tirane says:

    Kujtimet e ketij vellait te Viktimes nuk duken BINDESE, sepse komanda partizane bente me Pare Gjyqin pastaj dhe jepej Vendimi
    1-Paska bere Namin “Motra” e Sinanit..Kuptoj Dhembjen se ai (Sinani) ishte 15-te vjece..por nuk Beheshin EKZEKUTIME sikur se tregon ky i mesipermi..pra ka shume TRILLIME….
    2-PO vrasesi i Sinanit kush ishte??Pse nuk e Pleqeruan kete Pune??Apo duket se Malesoret, Burra te Kanunit..U pergjegjen me zjarre..dhe Vrane Sinanin…Pse njuk thote se pati nje Perpjekje te Armatosur??Ku re Linin Partizanet e Jaho Gjolikut te ikni ashtu pas mushkave Malesoret?????????

  27. Shkodrani pa buke says:

    kjo ndodh kudo ne lufte ,gjermanet kur prekej ose vritej nje ushtar i tyre ekzekutonin dhjete te “pafajshem” ,partizanet qenkan treguar meshireshem paskan vrare 9 .Mero mos na trego gjera qe kane ndodhur ne luftera qysh nga koha me te lashta.KU eshte lajmi historia ketu.Cdo gjak i derdhur paguhet ky eshte ligji i luftes

  28. Scutari says:

    Xhan edhe Mirovna jane dy lagje ose fshatra me disa shtepi ne Dukagjin. Prejardhja e banoreve te tyre eshte nga Mali i Zi, pra nuk jane shqiptare pavaresisht se flasin sot shqip…. Dukagjinasit e dine mire kete fakt dhe nuk bejne krushqi me ta…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje