VIDEO/ Tirana feston Natën e Bardhë në kushte pandemie: Këta janë këngëtarët që do dhurojnë emocione

29 Nëntor 2020, 18:25Lifestyle TEMA

“Nata e Bardhë”, e cila tashmë është bërë traditë për kryeqytetasit, nuk mungon as këtë vit. Pavarësisht pandemisë, Bashkia Tiranë ka menduar që të sjellë një koncert, por sigurisht duke respektuar të gjithë rregullat e vendosura për shkak të Covid 19.

Por këtë herë publiku do ta shijojë nga shtëpia koncertin nga këngëtarët e preferuar, si Dafina Zeqiri, Soni Malaj, M. Elvis, Kastro Zizo, Ëest Side Family dhe Stine me hitet e tyre.

Koncerti ka nisur në orën 18:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00, do transmetohet Live në Facebook-un si dhe në kanalin Youtube të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kështu që shijoni një Natë të Bardhë ndryshe, por me plot emocione të veçanta këtë vit.

3 komente në “VIDEO/ Tirana feston Natën e Bardhë në kushte pandemie: Këta janë këngëtarët që do dhurojnë emocione”

  1. Veshet mbyllur says:

    Kush eshte ai debil qe ka zgjedhur keta debila per te kenduar? Kjo eshte muzika shqiptare e kohes se sotmes….muzike per injorante…

  2. Cdo te thote “nate e bardhe”?!

  3. Jam dakord me komentuesin “Veshet e mbyllur”. Cilet jane hitet e ketyre kengetareve?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje