Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se maqedonasit do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian vetëm si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase.
“Ne do të hyjmë në BE si maqedonas që flasin maqedonisht! Ne shohim drejt Evropës, kjo është mënyra e vetme për të nesërmen tonë më të mirë. Populli maqedonas gjithmonë ka qenë dhe do të jetë largpamës. Të gjitha telashet, pushtimet dhe bllokadat u tejkaluan dhe u kapërcyen për shkak të dëshirës për një të nesërme më të mirë dhe një jetë më të mirë”, ka shkruar Zaev në rrjetin social Facebook.
Ai këto komente i bëri pas deklaratës së kryeministrit bullgar Bojko Borisov, i cili mohoi ekzistimin e pakicës maqedonase në Bullgari.
Madje, Borisov në një deklaratë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” akuzoi, siç ka thënë ai, “komunistët bullgarë të kontrolluar nga Moska staliniste” se me forcë kanë asimiluar bullgarët në maqedonas.
“I vetmi vend që do të donte të fillonte bisedimet e pranimit me republikën tonë fqinje, edhe më shumë se Gjermania, është Bullgaria. Por për habinë time, një rezolutë e fundit e Parlamentit Evropian mbi Bullgarinë ngriti çështjen e një pakice të pretenduar maqedonase në Bullgari. Nuk ka asnjë pakicë maqedonase në Bullgari. Çfarë lloj pakice maqedonase duhet të ketë në Bullgari? Dhe meqenëse socialistët në Bullgari votuan për rezolutën në Parlamentin Evropian, ata padyshim gjithashtu besojnë se një pakicë e tillë jeton me ne. Në vend që të kemi një debat pozitiv në rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne tani po shkojmë drejt një debati krejt tjetër. Më duhet të them se jam vërtet i shqetësuar për këtë”, ka deklaruar Borisov.
Ndërkohë, Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, në një letër drejtuar kryeministrit Zaev, ka inkurajuar Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë të arrijnë marrëveshje për çështjet dypalëshe që do të hapte rrugën drejt procesit të integrimit të Maqedoninë se Veriut në Bashkimin Evropian.
“Ne ju inkurajojmë juve, dhe shtetet anëtare të BE-së, të vazhdoni të kërkoni zgjidhje për çështje bilaterale, jashtë procesit të integrimit të vendit tuaj në BE dhe të bëni përparim në këto aspirata duke hapur dhe mbyllur kapitujt e negociatave. Ne i vlerësojmë shumë përpjekjet tuaja për të vazhduar bisedimet në frymën e vullnetit të mirë dhe për të ruajtur angazhimin tonë për të siguruar të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, që vendi ka treguar se e meriton,” ka shkruar ambasadori Reeker.
Maqedonasit jane 100% Bullgare flasin gjuhen Bullgare dhe thone gjuhe Maqedone. ?
Maqedone e vertete jane shqiptaret e maqedoni se kurse ata qe I thone vehtes maqedon sot jane bullgare te Clive Titua u krijoi nje shtet Per te ndare shqiptaret maqedone nga shqiptaret Dardanelles dhe shqiptaret Ilirian edhe shqiptaret epirote. Ballkani eshte Iliria para vitit 1800-1830
Shtet artificial pa asnje lidhje. Gjuhen e kane Bullgarisht (edhe heroin kombetar e kane te njejte me heroin kombetar bullgar), nuk kane asnje lidhje me maqedonasit e dikurshem, megjithe perpjekjen e Gruevskit per te krijuar nje linje trashegimie me statuja dhe emra rrugesh, me shume se 25% jane shqiptare, kane edhe ca greke. Tani na thone qe kemi gjuhe maqedonase. Eshte shume e ngjashme me debatin e dikurshem kur ne Moldavi doli nje fjalor Rumanisht – Moldavisht. Per me teper, me shume se 30% e maqedonasve kane marre pasaporta bullgare, per te levizur lirshem ne EU. Mire do ishte te copetohej si shtet, ti merrte ca Bullgaria, ne pjesen Shqiptare dhe Serbet dhe Greket fshatrat me minoritetet e tyre. Do jene me mire sesa ne kete shtet artificial.
Hahahhahhhaaahahah sa qesha! o trap, kur shkon në bullgari të duhet përkthyes apo jo? JO!
Kaqol! Nuk vidhet identiteti i tjetrit! Dhe më e bukura nuk flisnin maqedonasit e Aleksandrit të Madh gjuhën sllave. Ju atëherë as që ekzistonit!