A do e ndihmojë Biden “George Washington-in” e Kosovës?

29 Nëntor 2020, 09:15Rajoni TEMA

Boston Herald

Njeriu që Joe Biden e ka quajtur dikur si “George Washington-in e Kosovës” tani ndodhet në një qeli paraburgimi në Hagë i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Por a do ta ndihmojë, presidenti Joe Biden, i cili ka lidhje  miqësore me Kosovën?

Ai është Hashim Thaçi, 52 vjeç, presidenti pro-amerikan i Kosovës, i cili dha dorëheqjen më 5 nëntor. Ai fillimisht u  dërgua në paraburgim dhe më pas në Hagë, Holandë, për të dalë para një gjykate speciale të Bashkimit Europian i akuzuar për  krime lufte.

Akuza që Thaçi i ka mohuar të gjitha.

Thaçi dyshohet se ka kryer krimet,  gjatë komandës luftarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër Serbisë në vitet 1998-2000, luftë të cilën SHBA-ja e mbështeti. Në atë kohë, ai shihej si një hero që luftonte për liri dhe ishte kundër tiranisë.

Armiqtë e tij, veçanërisht serbët, paralajmëruan se një Kosovë e shkëputur nga Serbia do të bashkohej me Shqipërinë fqinje për të formuar një Shqipëri “të madhe”.  Kjo nuk ka ndodhur dhe mund të mos ndodhë tani që Thaçi, i cili  ka mbështetur diçka të tillë, po përballet me akuza kaq të rënda.

UÇK u formua pasi serbi Slobodan Millosheviç u përpoq të pastronte etnikisht Kosovën nga shumica e shqiptarëve myslimanë, duke vrarë  dhe duke detyruar qindra mijëra të largoheshin në Shqipërinë fqinje, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Peter Lucas, një gazetar dhe veteran politik është një nga dëshmitarët e luftës Kosovë-Serbi. Ai ka qenë atje duke raportuar kur avionët amerikanë hodhën bombat në Serbi pasi fillimisht kishin kaluar nga Shqipëria.

Mijëra gra, fëmijë dhe të moshuar të frikësuar u larguan nga serbët për t’u vendosur në Shqipëri. Dukej diçka e ngjashme me Luftën e Dytë Botërore.

Tani, pas viteve paqeje, populli i Kosovës pa dalje në det, viziton çdo verë Shqipërinë, dhe plazhet shqiptare përgjatë detit Adriatik.

Vendimi i Millosheviçit për të detyruar kosovarët të largoheshin nga atdheu i tyre çoi në bombardimin e Serbisë nga presidenti Bill Clinton, të cilin Biden e mbështeti. Biden, atëherë pjesë e Senatit, miratoi një rezolutë që autorizonte sulmet ajrore ndaj Serbisë, raporton abcnews.al

Millosheviç u arrestua në 2001 dhe u akuzua për krime lufte në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Ai vdiq në një qeli në Hagë në 2006 gjatë gjykimit të tij.

SHBA atëherë i konsideronte Thaçin dhe UÇK-në “të mirët” në luftën kundër Millosheviçit.

Nuk ka dyshim se mizoritë u kryen nga të dy palët.

Kritikët kanë theksuar se aktakuzat janë një përpjekje për të rishkruar historinë duke barazuar viktimën Kosovën me Serbinë agresore. Është si të fajësosh SHBA-në dhe Japoninë për sulmin japonez në Pearl Harbor.

Thaçi, i cili kishte jetuar në Zvicër, u kthye në Kosovë kur filloi lufta, duke u bërë komandant i UÇK-së. Pas përfundimit të luftës, ai u bë kryeministri i parë i Kosovës të pavarur. Ai u zgjodh president në 2016.

Biden, i cili nuk është aspak i huaj në Kosovë, vizitoi vendin e shkatërruar nga lufta me djalin e tij Beau Biden në 2001, dhe ishte pikërisht ky moment  kur ai u takua për herë të parë me Thaçin. Biden udhëtoi në Camp Bondsteel, baza kryesore e SHBA-së nën KFOR (forca paqeruajtëse e NATO-s.)

Beau Biden shërbeu vullnetarisht si këshilltar i sistemit gjyqësor të sapo krijuar të Kosovës. Biden, nën postin e nënkryetarit u takua përsëri me kryeministrin Thaçi në Uashington në 2010.

Më pas në 2016, Biden, ende nënkryetar, vizitoi përsëri Kosovën. Këtë herë për një ngjarje të rëndësishme,  emërimin e një autostradë kombëtare që çon në Kampin Bondsteel në nder të  Beau Biden, cili vdiq nga tumori në tru në 2015.

Thaçi, luajti një rol kryesor kryesor në riemërtimin e autostradës dhe ndërtimin e një monumenti  në nder të Beau Biden. Biden vlerësoi Thaçin për guximin e madh që kishte treguar  në lindjen e demokracisë në Kosovë.

Por tani Biden  do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe Thaçi ndodhet ende në gjyq. Përktheu Sonila Backa

8 komente në “A do e ndihmojë Biden “George Washington-in” e Kosovës?”

  1. Kozmo says:

    GJEJA E MIRE, QE DUHET TE NDIHMOJE BIDEN, ESHTE QE TE BEHET I NJEJTI GHYQ EDHE PER SERBET, TE CILET KANE BERE KRIME LUFTE, POR JO TE NXJERRIN TE PAFAJSHEM THACIN ME SHOKE. UCK ISHTE VERTETE ORGANIZATE CLIRIMTARE, POR KETA PERSONA DUHET TE PERBALLEN ME AKUTAT DHE DESHMITARET E TYRE.

    1. Alban Dega says:

      E KE QARE KOZMA MILLOSHEVICI

      As Saleh Lul Mul… Stanishici nuk do e kishin dhjere me mire!

  2. Papi says:

    Departamenti i shtetit eshte shprehur per kete rast
    Dhe deklaroi “krahasimi me xhorxh ushingtonin u be para akuzave te gjykates pra tani qe u ngriten akuzat ndryshojne dhe deklarimet”
    Si e shihni te mendosh qe bajden do nderhyje te gjykata dmth nje “drejtsi shqiptarce”

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Ti ‘papi’ po bën shaka apo si është puna?
      Ti mendon se gjykata e Hagës është vërtet një gjykatë e pavarur? ?

    2. Yuiop says:

      Lufta e kosoves eshte e drejte. Ata mbrojten veten nga genocidi serb. Prandaj Thaci eshte hero. Akuzat kunder tija jane ngritur nga serbet, per ceshtje te vecanta. E uroj Thacin te mbrohet mire e ti hedhi poshte akuzat.

  3. Tirana says:

    Domethen edhr partizanet qe kan vrare gjermanet duhet te dalin para gjygjit.

  4. ??Usa says:

    Do shohim se shpejti ne gjyq cifutet, te akuzuar per krime lufte kunder gjermaneve!!
    Europa kurve ka qene dhe e tille do ngordhe.

  5. Erdogan says:

    Serbet e kane pushtuar Ilyrine ashtu sic kane bere turqit nj e Ionian e lashte Greke,anglezet ne amerike,cifutet ne Palestine etj.
    Diferenca e pushtuesve Serb me Osmanet dhe Amerikanet eshte 1000 vjet qe ne shekullin e 6t kur Sllavet erdhen ne Ballkan.
    Kosovo e turqise eshte Atdheu i Serbeve dhe i takonte atyre ta mbrojne me cdo kusht.Por ju si Skiptare turq myslimane e kini inatin me Grekun dhe mire tju bejne.
    Nga nje ane thoni qe jemi pasardhes te “Ilyreve” dhe nga ana tjeter i dorezoheni Italise fashiste!
    Po sikur Pirrua dhe mijera heronj Epirote gjak me Kastriotin luftoi per Atdheun e tij Magna Grecia cne ju armiq te Epirit dhe Greqise?
    Armiku i te ashtuquajtureve Arnaut apo Arvanos jane vete myslimanet e Erdoganit dhe katoliket e Republikes se Vatikanit.Mos prisni gje nga Amerika se po te qe se ishte shtet mirenjohes i Greqise dhe Epirit nuk krijonte nje Pashallek turk si Albania por mbeshteste Luften Heroike te Greqise kunder turqise,Arvanitasve,Epiroteve.
    Po do “tru” te kuptosh se cfare eshte Identiteti dhe Detyra historike per Kombin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje