Rusia armatos Serbinë, Vuçiç: Faleminderit për dhurimin e tankeve

29 Nëntor 2020, 09:31Rajoni TEMA

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë të shtunën në kazermën “Mija Stanimiroviq” në Nish se është mirënjohës ndaj Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin për dhurimin e tankeve dhe automjeteve të blindura.

Në këtë qytet janë prezantuar 11 tanke të llojit T-72MS dhe 10 automjete të blinduara BRDM-2.

Vuçiq ka theksuar se qëllimi i këtij donacioni është që Serbia të forcojë edhe më tej ushtrinë dhe, siç ka thënë ai, pozicionin e neutralitetit ushtarak, në mënyrë që të mund të parandalojë çdo agresor të mundshëm.

Këto pajisje është thënë se janë pjesë e donacionit rus, i cili përbëhet nga gjashtë aeroplanë luftarakë MiG-29, 30 makina zbulimi të blinduara BRDM-2 dhe 30 tanke T-72, bazuar në marrëveshjen midis presidentit serb Vuçiq dhe ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu më 2016.

Përveç Vuçiqit, prezantimi i tankeve është ndjekur nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, njëherësh ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Gjenerali Millan Mojsilloviq dhe ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

“Ky nuk është fundi i bashkëpunimit tonë, por vetëm fillimi i një faze të re. Rusia do të vazhdojë të dorëzojë automjete të blinduara dhe lloje të tjera armësh në mënyrë që Serbia të forcojë sovranitetin e saj,” ka thënë ambasadori rus Bocan-Kharcenko.

Në fillim të muajit nëntor, ministri serb i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq, pati konfirmuar se tanket T-72 do të mbërrinin nga Rusia në Serbi, duke deklaruar se të njëjtat do të forcojnë pajisjet luftarake të ushtrisë serbe.

“Tridhjetë tanke moderne T-72 duhet të mbërrijnë, si pjesë e marrëveshjes ‘Vuçiq-Putin’ në Soçi. Ato forcojnë ndjeshëm aftësitë tona luftarake,” pati deklaruar ai për Pink TV më 1 nëntor.

Në vitin 2019, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka hedhur poshtë kërkesën e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) për të paraqitur kopjet e marrëveshjes së arritur.

Si arsye, Ministria e Mbrojtjes pati deklaruar atëherë se marrëveshjet e kërkuara “përmbajnë të dhëna sekrete të huaja, pra të dhëna që i janë besuar Republikës së Serbisë nga një shtet tjetër, me detyrimin për t’i mbajtur ato sekrete”.

Ende nuk dihet se kush do të pagujë shpenzimet e transportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake që Rusia i ka dhuruar Serbisë apo se sa është paguar transporti.

11 komente në “Rusia armatos Serbinë, Vuçiç: Faleminderit për dhurimin e tankeve”

  1. Tuk Tuk says:

    Armet Ruse I dhjeu turku ne armeni,,,

    1. Kur armiku armatoset bej dhe ti te njejten - Armatosu says:

      Te gjithe pergatiten per paqe ndersa keta shpellaret e Serbise pergatiten per lufte. Kujdes shqiptare, kur armiku shekullor pergatitet per lufte edhe ju duhet te beni te njeten gje. Armatosuni deri ne dhembe dhe jeni gati! Vetem me epersine e armeve te dhena nga Rusia na kane mundur keta shpellare ne shekuj. Kemi dy miq te medhenj Ameriken dhe Turqine. Kerkojunin arme sa me shume!

  2. Ledio says:

    Mig-29? Po tall karrin Rusi me Serbet me duket. Po kete trapin Vucic kush e beson akoma se eshte bere qesharak. Po armatosemi sepse duam te mbajme nje pozicion “neutral”? As shoku Rama nuk te beson me…?

  3. spartak says:

    Kali i falur nuk shifet nga dhëmbët , o gazetar .
    ” Sa janë pagu për transport !! ”
    RUSI po të fut FITILIN, e ti merresh akoma me Qamilin .
    Se do i bohet vonë fort Rusit e Amerikës kur të plasi lufta , apo mos don me thënë se armët janë për gjasme , me lujtë LOJE LUFTASH .
    JO vetëm këto të dy shtetet , por janë bo shumë , që eksporte parësore kanë armët luftarake , duke vazhdu me Kinën, Anglinë , Francën , Indinë , Japoninë , Italinë , Gjrmaninë e deri Turqinë . Kush po ja jep Dronët si të Nagorni Karabakut Serbisë ? Vëllai i madh ( Pika…. ) i Edit dhe Hashimit , Sulltan Erdogani .
    Ato po pregatiten për me e ndez konfliktin , se po të ishte për të shuajt , e kishin mbyll këtë punë qysh para 12 vitesh ,kur u shpall Pavarësia e Kosovës .
    Po plasi konflikti , kanë për të la lesht duke shit armë kush të mund, se për t’u vra , ma s’shumti , dihet, që do vriten shqiptarët .
    Vetë e ngrejnë tensionin Turqi – Greqi , dhe shife si po ja shesin armatimet lumë Greqisë . I fusin vetë xixat dhe, pastaj vrap i ofrojnë armë . Greqia s’ka pare , se është copë, copë. Aq ma mirë për ta, se ja shtrëngojnë rripat ma kollaj . E ke vënë men, se si i rrijnë sus Gjermanisë . Janë 150-200 miljard Eurot që ju dhanë ( pjesa e luanit ishte e Gjermanisë ) gjoja me e shpëtu nga kolapsi e falimenti .
    Qeveri e Kosovës . Mos u merrni me deklarata e sherre , por lexoni me sy hapët e me kujdes mesazhet e këtyre furnizimeve me armë . Serbinë e furnizojnë me teknollogji ushtarake edhe shtetet e tjera që përmenden më lart , që nga Kina e deri tek A merika . Ata bëjnë biznes .
    Ishalla jo , ama po plasi , shqiptarët do vriten të parët , sepse mbi të gjitha, janë ma të pa organizuarit e të përçarë .
    Qeveri e KOSOVES .
    Merrini si këshilltarë nga Shqipnia 3-4 Diplomatët e karrierës , nga më të zotë e njohës mjaft të mirë e me përvojë të problemeve të vjetra e të reja Ballkanike e Europiane , e që kanë lidhje me Shqipninë , Kosovën e krejt shqiptarët në trojet amtare . Fillojeni me asat , Shaban MURATIN , Bashkim ZENELIN e Dashnor DERVISHIN , duke e mbyll me Profesorin e të Drejtës Ndërkombëtare , pjestarin e delegacionit në RAMBUJE , z. Ksenofon KRISAFI .
    Për sa kohë t’i keni këshilltarë , honoraret do ja paguaj unë . Do e shkrij atë çikë pasuni , vetëm me i shërby kombit .

  4. Koli says:

    Serbia eshte e rrethuar me vende te natos po si duket dikush lejon transportin e armeve ne hapesiren e vet duke shkelur rregullat e natos duke bere tradhti.

  5. AD says:

    AH EVROPE O KURVE E VJETER…!?
    – Shefja e diplomacise evropiane ben avokaten e Beogradit ne Brukseli…

    – Me evropian se vet evropianet !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kambana alarmi per Brukselin…

    Sipas te dhenave te shtypit evropian dhe amerikan qe u referohen agjencive ligjzbstuese, rreth 500 deputete dhe zyrtare deri ne nivele te larta politike te vendeve anetare te BE -se dhe Britanise se Madhe perfshi edhe dhjetra anetare te Parlamentit Evropian jane te pickuar , te kapur ose rekrutuar nga Ish- KGB dhe GRU sovjetike ruse.
    As shtylla kryesore e BE -se dhe miku me i fuqishem perendimor i Shqiperise si shtet dhe shqiptareve si komb, kuptohet pas SHBA-se, Gjermania nuk ben perjashtim.
    Ishin KGB -ja dhe GRU-ja sovjetike qe kishin depertuar deri tek kryesekretarja e ish-kancelarit gjerman Helmut Shmidt, neper duart e se ciles kalonin te gjithe sekretet madhore te BE-se, NATO-s, SHBA-se !
    Ish- kancelari tjeter Gjerman Shrojder punon tash sa vite per Korporaten me te madhe ruse te Naftes se Putinit, Lukoil !?
    Kryetari i Komitetit te Ceshtjeve Evropiane te Bundestagut gjerman Gunter Krischbaumeshte, i anatemuar prej vitesh edhe nga vete shtypi gjerman, me seriozi dhe me i sakti ne BE, si dore e zgjatur e Putinit dhe sherbimeve sekrete ruse ne Gjermani., pa u futur ne aferat korruptive te bashkeshortes se tij rumune, nje nga fidanishtet e rendesishme te spiuneve te Kremlinit ne Evropen Lindore dhe ne BE nepermjet femrave bukuroshe me te cilat si KGB-ja, RÍA sot, dhe GRU-ja kane care rrugen e historise me p. jeshkat e tyre ne dore !
    Kur kjo dukuri ka permasa te tilla ne vendin dhe shtetin me te fuqishem e me te disiplinuar ne BE nuk eshte e veshtire te merret me mend se cfare ndodhe ne shtetet e tjera anetare te Evropes se Bashkuar .

    … e aq me shume per shqiptaret

    Kjo eshte nje kambane alarmi jo vetem per BE-ne, por per mbare Boten, ne menyre te vecante per nje vend te vogel si Shqiperia si shtet e shqiptaret si komb i sakatuar, copetuar e gjakosur ne menyren me te perbindshme tash e 150 vjet !
    Ishin politika albanofobe ruso- sllave dhe pazaret e felliqta te Portes se Larte te Stambollit dhe Sulltan Abdylhamitit me Shen Pjeterburgun, ishin Kongresi i Berlinit, Konferenca famekeqe e Londres dhe deri diku edhe Jalta qe krijuan Golgoten Shqiptare, genocidin dhe “token e djegur “ te Kosoves, Camerise e gjitheshqiptare !
    Ishte lapsi i kuq i Winston Churchillit dhe jo “ Ylli i Kuq “ i Stalinit qe e perplasi Shqiperine e sakatuar nen “Draperin e Cekanin” stalinist, qe Enver Hoxha ia kaloi edhe atij vete me luften e klasave, me luftes kunder fese, me kolektivizimin e tufezimin jo vetem te bujqesise e blegtorise, por edhe me “njeriun e ri” ala Stahanov e ala Lej Fen qe tjetersoi edhe vete njeriun shqiptar !
    Eshte politika e sterkorruptuar, atdherrenimet dhe atdheshitja e Sali Berishes dhe “Bandes se Gangstereve” politike e biologjike te tij qe e lan per 27 vite popullin me properendimor e me proamerikan ne Evrope e ne Bote jashte familjes se tij natyrore, Bashkimit Evropian.

    Me properendimor se vete perendimoret !

    Eshte i vetmi popull evropian qe u ngrit dhe shkallmoi diktaturen komuniste me te eger komuniste ne Evrope me kushtrimin mbare popullor:
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    – E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
    Ishte populli shqiptar me Gjergj Kastriotin Skenderbeu ne krye, qe per 25 vjet mbrojti me gjakun e vet jo vetem Atdheun e vet, por edhe kristianizmin dhe qyteterimin evropian nga Perandoria Otomane dhe ne vend qe te ndihmohej e shperblehej, u shit si mall pa zot e u shperdor si monedhe kembimi per te permbushur oreksin ruso- sllavo- grek ne kurriz te tij e trojeve historikisht Shqiptare!
    Ishte diktatori komunist shqiptar Enver Hoxha, dhe shqiptaret qe perzune me bisht nder shale luftanijet e nendeteset, floten ushtarako- detare te BRSS-se e te Traktatit antiperendimor te Varshaves ne vitet gjashtedhjete nga e vetmja baze ushtarake e saj ne Mesdhe duke i kursyer Perendimit demokratik miliarda dollare perballe kercenimit rus…
    Mirepo ne kohen qe populli shqiptar kercenohej nga uria per shkak te thatesires rrenimtare te viteve 60 dhe asnje vend perendimor, as Italia as Franca… askush nuk pranoi ti shiste grure apo miser as me valute e flori ne dore.
    Vetem bujaria e Kines qe i ktheu nga rruge vaporet me grure, oriz dhe miser per popullin e vet drejt Durresit dhe shpetoi popullin shqiptar nga vdekja masive per buken e gojes !
    Keto jane faktet historike !
    Jo rastesisht shqiptaret dhe zemra e plasur nga genocidi 130 vjecar serbo- sllav e popullit te Kosoves thuri kengen “ O Evrope o kurve e vjeter …. “
    E cfare ndodhi e si po e trajton Evropa e Bashkuar pranimin e Shqiperise e Kosoves ne gjirin e saj natyror e shpirteror!?

    Miliardat e BE-se per Beogradin e Meka e Nena e Serbise !

    Iu hap drita jeshile e bisedimeve per anetaresim perpara Serbise e Malit te Zi, te bombarduara nga avionet e NATO-s e BE-se per shkak te genocidit ne Kosove, dhe i pari shtet jashte BE-se me flamur shteteror kopje e Flamurit te tij e qe perdori si monedhe te saj Euron, shteti drejtesia e te cilit kontrollohet nga Brukseli, e Evropa akoma nuk ia ka hequr as vizat per te udhetuar si evropiane ne Evrope !
    BE “e mencur” investon miliarda euro ne Serbi, nderkohe qe Beogradi e Vucici shpenzojne miliarda euro per te blere raketa e aeroplane, tanke e pajisje luftarake nga Putini e Moska !
    Politiqyqaret vendímarres evropiane kakarisin nate nate e dite per te mos lejuar depertimin dhe influencen ruse ne Serbi, ndersa zhvillojne manovra te perbashketa, kane baza ushtarake, e qendra spiunazhi e dizinformacioni ala Sputnik ne Nishin ish- shqiptar e ne mbare Serbine , udheheqesit me te larte serbe e kane kthyer Mosken njesoj si Haxhijte Meken ku falen dite e nate

    Evropa investon miliarda euro ne Serbi… Beogradi falet tek Nene Rusia !

    E mua ketu ne Nju Jorkun e larget se si me kushtrojne si himn vargjet e zemres se zhuritur te folkut kosovar , te kombit tim:
    Ah Evrope o kurve e vjeter … !
    E ndjehem krenar per popullin kombin tim te lindjes ! Pse !?
    Edhe perballe ketij mali padrejtesish e intrigash, lumenjesh gjaku e genocidi, perballe rrezikut te shfarosjes, mbijetoi e mbetet populli 95 per qind properendimor e proamerikan !
    Tash e 550 vjet jemi populli me evropian ne Evropen qe po vonon e po na lene duke pritur para deres se shtepise sone te perbashket ne themele te se ciles jane jo vetem lumenj gjaku dhe sakrificat tona, por edhe qyteterimi yne i lashte qe gjithmone i ka pasur mendjen e syte. shpirtin dhe zemren nga Evropa e SHBA-ja!
    Me evropian edhe se vete evropianet!

    From: Alban Dega
    Date: May 31, 2018 at 2:17:55 PM EDT

  6. Bunkarti me gjethe Po bithe zbulut says:

    Po cfare tankesh mire. Cfare i Fon?

    Me mire galloshe per RENEAN dhe brekushe per Damen.
    LoL

  7. Skenderbeu says:

    Po USA kur do dergoje avione ,blinds dhe tanke per Kosoves dhe Shqiperise.

    1. dita says:

      Ne ne kosove po merremi me ngritje permendoresh statuja jan mbush qytet fshatrat ndersa serbia ne heshtje armatoset,po jo vetem serbia te gjitha shtet sa rendesi i japin armatosjes dhe rrin ne gjendje gatishmerije kurse ne me duar ne xhepa dhe ndertojm statuja

  8. mich says:

    Lexoni njeher pastaj shkruani.
    Ne luften Agorokarabah dhe Ajzerbaxhan Armenis nuk iu lejua nga Rusia te perdorte armet ruse asnje Mig Sukoi apo raketat skanader se nuk u sulmua Armenia prandaj e humbi ate betej se rusia ishte kundra presidentit Armen se ishte pro evropian dhe amerikan.
    persa u perket Droneve Turq binin si zogje nga qielli jane dronet me kote dhe mos flisni budalleqe se sjane Turke motori eshte Austriak Kamerat jane Kanadese sistemi elektronik satelitet dhe krahet jane evropia dhe gjermane raketat prodhim amerikan dhe montimi eshte turke.
    Prandaj po them mos u mbeshtetni asnjeher tek koqet e tjetrit se ne fund do te te shesin ate qe ben sote Turqia eshte akrobaci e perkryer marveshje ushtarake me Rusin futet ne Siri futet ne Irak ne Libi dhe ne Agorokarabah marveshje ushtarake me Ameriken shiten kurdet qe luftuan ISIN ben ato qe ben ne mesdhe mbyllin syte para diktatures se erdoganit dhe para nga Evropa per refugjatet per taksatdoganoret per krahun e lire te punes ne evrop dhe ne fund shitet e tera tek Katari uroj ti dali per mire dhe mos fundoset si Iraku Siria e te tjera se nje dite te jesh i sigurte po se demokraci dhe shtet te konsiliduare gjykata zgjedhie te lira shtype te lire te drejtat e njeriut te jesh mese i sigurte qe do te te fundosin e len dhe pake Turqin se kan akoma shume fuqi puntore te lire prandaj i kane akoma ne karanten dhe i len pak te lire te lozin.

  9. Korçari says:

    Shqiptaret nuk i sulmon me serbia se ka vlla ramen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje