Europianët i shpenzojnë paratë për t’u argëtuar, shqiptarët për t’u ushqyer

1 Dhjetor 2020, 08:39Sociale TEMA

Konsumatorët shqiptarë shpenzojnë pothuajse gjysmën e parave që kanë në dispozicion për t’u ushqyer. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019, rreth 41.1% e shpenzimeve shkuan për ushqime. Kjo peshë është më e larta në rajon dhe në Europë dhe është një tregues direkt i të ardhurave të ulëta dhe i çmimeve relativisht të larta. Kosova shpenzon 34% për ushqime, Maqedonia e Veriut 33%, Bosnja 29%, Mali i Zi 23.5, Serbia 23.6%, sipas Eurostat.

Eurostat ka publikuar së fundmi edhe të dhënat e reja për strukturën e shpenzimeve për familjarët për vitin 2019. Ndryshe nga rajoni, familjet europiane shpenzojnë më pak për t’u ushqyer. Për vitin 2019, kjo peshë është 13%, ndonëse në rritje me 1 pikë përqindje në krahasim me vitin e mëparshëm. Shteti europian që shpenzon më shumë për ushqime është Rumania (26%) dhe më pak Mbretëria e Bashkuar (vetëm 8%). Buxhetin më të madh familjet europiane e kanë për “Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar”, me 23.5% të totalit, përkundrejt 10.1% në Shqipëri.

Duke shpenzuar më pak për ushqime, familjeve në Europë u mbeten më shumë të ardhura për t’u argëtuar dhe për të udhëtuar. Europianët shpenzojnë më shumë për t’u argëtuar dhe kulturë, me 8.7% të totalit, përkundrejt 3.8% në Shqipëri, edhe për transport Europa shpenzon 13% të buxhetit, ndërsa Shqipëria më pak sesa 6%. Edhe për restorante raporti është 8.7% për Europën dhe 4.9% për Shqipërinë. Por, nëse ka një shpenzim për të cilin shqiptarët nuk kursehen ato janë veshjet, me 5.2% të totalit, përkundrejt 4.6% të mesatares europiane. Shteti që shpenzon më shumë për veshje në Europë është Rumania (6.8%) e totalit, i ndjekur nga Estonia (6.3%), Italia (5.9%) dhe më pak Islanda (3.3%).

Për shëndet, shpenzimet janë pothuajse të ngjashme (4.3% dhe 4.4%), ndërkohë që një vit më parë ishin shqiptarët ata që shpenzonin më shumë për shëndet, por në 2019-n, kjo kategori është rritur dhe për europianët.

Arsimi u kushton shumë më shtrenjtë shqiptarëve se europianëve. Një familjeje i duhet të shpenzojë 3.1% të totalit për të arsimuar fëmijët, ndërsa për një familje europiane, kjo peshë është më pak se 1% (0.9%). Edhe për komunikim, shqiptarët shpenzojnë më shumë (3.7%, kundrejt 2.4%).

4 komente në “Europianët i shpenzojnë paratë për t’u argëtuar, shqiptarët për t’u ushqyer”

  1. Spiridoni says:

    Ikni pirdhuni, gjithe diten kafeneve, makina te shtrenjta, rroba firnato, rri gjithe diten duke henger fara luledjelli, ka me jete lluksoze se kaq?

  2. Koli says:

    Gazetare leshi qe ja futni kot.Ne evrope ka njerez qe jetojne mire ka te tjere qe jetojne keq.Ja u nxoret mend njerezve me lajme te rreme bythqira.

  3. Fatos says:

    Bullshit, ndaj keni ngel ashtu ju, si qurrashe, se e beni evropen te gjithe njelloj dhe ju duket mrekulli. Shkoni dhe shikoni si i shpezojne shumica, klasa e varfer, e do ta shikoni qe ne mos jeni njelloj, jeni me mire. Na hapet barkun me lajme dhe krahasime idiote, pa baze. Dhe fajin e ka dhe Eurostati i pordhes, duke bere mesataren per te gjithe popullsine, dhe jo ate relativen, duke bere njesh te ardhurat (dhe jo te ndara sipas rroges/te ardhurave). Kjo do te thote qe ai 3-5% me i pasur qe perfshihet ne pjesen tjeter mesatare dhe te ulet, ngre artificialisht dhe vlerat e tjera si argetimi, qe nuk eshte primar per shtresat e varfera (shumica).

    1. ben says:

      Koli, Fatos-komentet tuaja paraqisin me 2-3 rreshta realitetin europian shume here me mire se sa nje artikull i tere i shkruar nga nje palo gazetare me shkolle fillore. Une jetoj ne Kanada, qe konsiderohet nje nga vendet me mireqenien me te larte ne bote, dhe shoh cdo dite neper kryqesimet e rrugeve njerez qe lypin para. Po keshtu ka me mijera te pastrehe qe flejne ne rruge. Gjithmone ka patur dhe do te kete shtresa ekonomikisht te ndara ne cdo shoqeri njerezore. Nje fakt tjeter eshte se shqiptaret jane shume te dhene pas ushqimit. Edhe ne kohen e komunizmit, nenat tona kerkonin te na ushqenin me ato qe kishin mundesi te gjeheshin ne tregun e varfer te asaj kohe, por te gatuara me shume kujdes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje