Grida Duma: Edi Rama na ka braktisur, është një zero! Faturën e kasaphanës me fondet e tërmetit do ta paguajë më 25 prill

1 Dhjetor 2020, 11:26Politika TEMA

Ish deputetja e PD Grida Duma ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se ka zvarritur dhe ka abuzuar me fondet e rindërtimit të tërmetit në Durrës.

Duma thotë se kryeministri e ka braktisur Durrësin dhe gjithë Shqipërinë, dhe paralajmëron sa faturën e kësaj kasaphane me fondet do ta marrë më 25 prill!

Deklarata e plotë e Dumës:

26 nëntori i vitit të shkuar ishte një ditë e trishtë. Sytë dhe zemrat e të gjithëve ishin në Durrës. Në ditët që vijuan, përjetuam luftën për mbijetesë, tragjeditë e familjeve për humbjet e jetëve dhe fatkeqësinë e qytetarëve durrsakë, të cilët mbetën pa shtëpi.

Mes vështirësive të atyre ditëve, qytetarët duruan edhe propagandën e shëmtuar të “Hajdutëve të Fatkeqësisë”, të qeverisë dhe bashkisë së Durrësit.

Premtimet e mëdha se Durrësi do të rindërtohej shumë shpejt, se askush nuk do t’i shpëtonte përgjegjësisë, se banorët do të kishin shtëpitë e humbura shumë shpejt, rezultuan një mashtrim i frikshëm dhe i pamëshirshëm.

Sot, një vit pas tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit, Durrësi është totalisht i braktisur. Nuk ka as edhe një ndërtim të vetëm të mbaruar. Zero!

I gjithë ky vit i kaluar mes kalvarit të vuajtjeve, nëpër tenda, mes të ftohtit, të nxehtit, rrënojave të shtëpive, pallateve të dëmtuara nuk ka vlejtur për asgjë.

Procedurat e rindërtimit po tërhiqen zvarrë prej “Hajdutëve të Fatkeqësisë”, që si hijena presin të manipulojnë vjedhjen e radhës.

Deri më tani janë tenderuar me 99.1 % të fondit limit, duke dëshmuar se për këtë qeveri dhe mëkëmbësit e tyre në bashki, prioritet nuk është aspak rindërtimi i banesave shpejt dhe me sa më pak kosto, por krejt e kundërta.

99.1 % e fondit limit të akorduar për rindërtimin në Durrës do të thotë se gjithçka është e paracaktuar, nuk ka garë të vërtetë, nuk ka cilësi, nuk ka shpejtësi në ndërtim. Do të thotë edhe shumë muaj të tjerë me qira, pa shtëpi, sepse këta që qeverisin janë një shpurë me mafiozë që po vjedhin qytetarët më të dëmtuar.

Sot, përgjegjësia bie mbi pushtetarët në Durrës!

Dilni dhe shpjegojuni familjeve pse janë akoma mes 4 rrugëve?

Pse u deshën 7 muaj për disa dokumente dhe 2 muaj të tjerë për të hapur një tender shumë të dyshimtë?

Pse nga 21 milion euro të akorduara, vetëm 1/3 e shumës është vënë në dispozicion të rindërtimit të pallateve të dëmtuara?

Faturën e kësaj kasaphane me fondet do ta paguajnë në 25 prill, “Hajdutët e Fatkeqësisë” me në krye Edi Ramën.

Qytetarët e Durrësit me kthjelltësinë e tyre do të ndëshkojnë me votë “Hajdutët e Fatkeqësisë”, për t’i hapur rrugë rindërtimit të shpejtë të shtëpive të durrsakëve dhe gjithë familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

7 komente në “Grida Duma: Edi Rama na ka braktisur, është një zero! Faturën e kasaphanës me fondet e tërmetit do ta paguajë më 25 prill”

  1. Sudja says:

    Me ju Edi Rama tall ate te gjatin,ju jeni aq te konsumuar,qe nuk ka doktor qe ju ben derman,ju jeni figura te diskretituara dhe qe ta kuptoni me mire kete,do ta merni vesh me 25 prill,me durim dhe pa mundim,vetem interesohu ku do ta fusi Luli,emrin ne liste

    1. Durrcaku Degës PËRMBRENDËSHME says:

      KaraBigKURVA foli një fjalë,
      Deputete, po don me dalë,
      Zanati i vet,
      Karaputanë,
      Me thy, shumë HUNJ,
      N’Durres e Tiranë,
      Asht varg i gjatë,
      Numurim nuk ka,
      Don me e shit vedin,
      Si evlija,
      I ka dalë boja,
      T’gjith i largohen,
      Si zgjebja e keqe,
      Mos infektohen……
      ………..
      Kaq boll

  2. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Kurvicke,kurvicke… deri ne pafundesi Karaputanice!

  3. Artani says:

    Kur flet edhe kjo, të vjen për të vjellë.

  4. ?? says:

    ?? Mos u nxeh moj çupkë, se ja tregojmë ne qefin Edi Ramës .Ti.., dybekun dhe ba bëj dhallën .

  5. Cufi says:

    Nuk te ka pasur ne plan se ti do ishte gati se ti zgjedh kush e ka te madh

  6. Leei says:

    Hallo GRIDA, pese stesohesh kaq shum me Edin.dil kendej nga une.ketu tek une je stessfrei.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje