Fundi i vitit 2020 do të shënojnë edhe fundin e një prej koncesioneve më të debatuara në Shqipëri, atë të shërbimit monopol të kolaudimit të automjeteve, i konsideruar si korruptiv nga socialistët që kur ishin në opozitë. Kompanisë private SGS Automotive Albania, që ofron këtë shërbim prej 10 vitesh i mbaron kontrata me shtetin shqiptar në 31 dhjetor të këtij viti, datë pas të cilës hapet rruga për liberalizimin e këtij shërbimi, ashtu siç edhe ka premtuar qeveria ‘Rama’. Po cili është historiku i koncensionit të kolaudimit të automjeteve? Si u kthye në monopol ky shërbim dhe cilët janë protagonistët e privatizimit?
Koncesioni, i konsideruar si një prej ‘minave me sahat’ që Partia Demokratike kishte vendosur në ekonominë shqiptare, është produkt i ish-kryeministrit Sali Berisha. Në shkurt të vitit 2008, Berisha firmosi një vendim, ku caktonte Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit të realizonte procedurën e dhënies me koncesion të shërbimit të kolaudimit të automjeteve.
Pa ia kërkuar askush, SGS, me 18 dhjetor 2008, paraqiti ofertën e saj teknike dhe financiare pranë Komisionit të Procedurës Konkurruese në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit. Me datën 23 Janar 2009, SGS u shpall fituese në këtë procedurë. Kompania u regjistrua në Shqipëri 11 ditë pasi firmosi kontratën, me kapital zyrtar 100 lekë.
Koncesioni ishte monopolist, pasi kompania kishte të drejtën ekskluzive për të operuar në të gjithë Shqipërinë, ndërsa kontrolli teknik është një detyrim ligjor. Dretuesit e automjeve nuk kishin asnjë mundësi tjetër zgjidhjeje. Nga ana tjetër, përfitimet e kompanisë ishin 100 % në raport me kostot.
Në datën 6 shtator 2010, një vit pas nënshkrimit të kontratës, kompania koncensionare SGS Automotive Albania arriti të përfundonte investimin në 14 qendra ekzistuese të kolaudimit të makinave, shërbim i cili deri në atë kohë ofrohej nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor.
Kompania ngriti edhe një qendër të re të kontrollit teknik të makinave, në Fushë-Prezë, Tiranë. Sipas kontratës, kompania duhej të investonte 4.3 milionë euro. Për të mbuluar këtë investim, kompania do të merrte tarifën e kontrollit vjetor teknik të automjeteve, e cila deri në atë kohë shkonte në buxhetin e shtetit.
Makthi i radhëve
Pasojat e monopolizimit të këtij shërbimi do të ndiheshin shumë shpejt në kurriz të shqiptarëve. Kontrolli i automjeteve, i njohur ndryshe si kolaudimi i makinave, u kthyet në makth për dhjetëra mijëra drejtues automjetesh, për shkak të radhëve gjata. Fundi i makinave në radhë për t’iu nënshtruar kontrollit vjetor ishte gjithmonë në pjesën e rrugës Vorë-Fushë-Krujë. Në fundin e çdo viti radhët bëheshin kilometrike. Çështja radhëve tek pika e kolaudimit në Fushë-Prezë ka qenë objekt i dhjetëra kronikave televizive. Qytetarët duhet të shpenzonin deri në 24 orë për të kryer kolaudimin e automjeteve dhe për të mbajtur radhën, në disa raste të flinin në makinë gjatë natës.
Paralajmërimet për anulim
Gjatë periudhës 2009-2013, përfaqësues të Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, paralajmëruan se do të anulonin koncesionin e kolaudimit të makinave sapo të vinin në pushtet, duke e konsideruar si korruptiv. Dy muaj pas ardhjes në pushtet të PS, deputeti Erion Braçe, në atë kohë kryetar i Komisionit të Ekonomisë, u shpreh se “Monopoli i kolaudimit të automjeteve është një turp! E kemi trashëgim nga Sali Berisha! Por, kjo nuk do të thotë se ne duhet të vijojmë të operojmë me këtë monopol të shtrenjtë e sfilitës për njerëzit. Duhet hapur tregu, të ketë konkurrencë në të, të bien çmimet, të përmirësohet shërbimi. Qytetarët të kenë të drejtën të zgjedhin!”.
Përpjekjet për ta anuluar
Në dhjetor të 2013, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto tha se kishin nisur lëvizjet për liberalizimin e tregut të kontrollit teknik të makinave. Në janar të vitit 2014, Rama u shpreh se “Ky është koncesion në shqyrtim. Do të bëhet anulimi apo relativizimi i këtyre koncesioneve monopol. Por ky nuk është proces që bëhet partizançe, por kërkon ekspertizë ligjore. Në fund të këtij procesi ne do të vendosim se çfarë do të bëjmë, ose do ta relativizojmë sistemin ose do e liberalizojmë atë”.
Anulimi i pandur, mister shtyrja e kontratës
Pas shqyrtimit të mundësive, shumica arriti në konkluzionin se koncesioni ishte i pamundur për t’u anuluar, pasi në të kundërt do të kishte një kosto edhe më të rëndë për buxhetin e shtetit. Ndonëse monopol dhe në dëm të shqiptarëve, koncesioni ishte i kopsitur nga pikëpamja ligjore, ku një anulim i mundshëm i njëanshëm, çështja mund të përfundonte në arbitrazh. Por, ndërsa pamundësia e anulimit është e kuptueshme, mbetet e çuditshme se pse qeveria e shtyu kontratën me SGS me 16 muaj në shtator të vitit 2019. Kontrata mbaronte në 3 shtator 2019, ndërsa u shty deri në fund të dhjetorit 2020.
Mbi 600 mijë automjete
Mbi 600 mijë automjete, sipas ligjit në fuqi, duhet t’i nënshtrohen çdo vit kontrollit teknik një herë në vit. Por, kompania zvicerane SGS pretendonte se vetëm gjysma shkonin për kontroll teknik. Megjithatë, një pjesë e makinave kontrolloheshin për herë të dytë. Frika e drejtuesve të automjeteve nga mundësia e moskalimit me sukses të mjetit në kolaudim, prodhoi edhe një skemë korrupsioni në pikat e kontrollit, të cilat shpeshherë kanë qenë objekt i policisë kanë qenë objekt i policisë dhe prokurorisë.
Fitime marramendëse
Deri në vitin 2018, të ardhurat e kompanisë rezultojnë 6.3 miliardë lekë, ndërsa fitimi 1.3 miliardë lekë. Në vitin 2018, kapitali i investuar i kompanisë ishte 190 milionë lekë, ndërsa fitimi neto, duke llogaritur taksa, shpenzimet etj., ishte 192 milionë lekë.
Raporti i KLSH për koncensionin
Kontrolli i Lartë i Shtetit, përmes një raporti të posaçëm, i ka kërkuar qeverisë shqiptare, zhbërjen e monopolit që në vitin 2015. Në raport, ndër të tjera, thuhet se “Liberalizimi me synimin rritjen e cilësisë së shërbimit sipas eksperiencës të shumë vendeve evropiane si dhe të vendeve të rajonit duhet të ishte në qendër të vëmendjes së hartimit të kontratës koncesionare dhe në përputhje me rregullat e tregut të lirë për këtë lloj shërbimi.
Autoriteti i Konkurrencës gjobiti kompaninë
Në vitin 2018, Autoriteti i Konkurrencës, gjobiti me 51 milionë lekë kompaninë koncensionare të kolaudimit të makinane, ndërsa rekomandoi liberalizimin e këtij shërbimi. “Liberalizimin e tregut në drejtim të ofrimit të këtij shërbimi, duke përfshirë edhe ofrimin e shërbimit të servisit, sikurse e ofron pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian. Rishikimin e manualit teknik dhe sidomos të afatit të testimit të mjeteve për t’u pajisur me certifikatën e kontrollit teknik”, thuhet në raport.
Merr fund monopoli
Qeveria shqiptare i ka paraprirë me një vendim skadimit të kontratës me SGS. Në janar të këtij vitit, qeveria i ka hapur rrugë çmontimit të monopolit dhe liberalizimit të shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve. Konkretisht, Këshilli i Ministrave ka ndryshuar vendimin “Për miratimin e rregullores për zbatimin e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë” në të cilin parashikohet liberalizimi në tregun e kontrollit teknik të automjeteve. Sipas këtij vendimi, kontrolli teknik mund të kryhet nga serviset e makinave, ndërsa do të përzgjidhet një kompani, për mbikëqyrjen e qendrave të kontrollit.(shqiptarja.com)
Do ta jap Rama me PPP para zgjedhjeve jo per 10 vjet por per 30 vjet si te gjitha vjedhjet e tjera.
propogand… qe askush nuk e ha me, asgje me shume. edi ja ka nxjerr bojen vetes dhe nuk genjen me njeri. pas zgjedhjeve do tja japi kastratit se zamiri eshte full dhe smban me koncensione.
“E çmontoi” ? Pas gjithë këtij artikulli, fjala më e ndyre është çmontimi. Mbaron kontrata o delenxhinj pusht-e-*are. Të ishte për çmontim ta bënit kur erdhët në pushtet, në 13n. Po hëngri Sali kafsha 8 vjete, dhe tani s’di në ç’gop parajsë fiskale ti çojë leket. Kur dëgjoj që Europa na refuzon, shpesh mendoj se nuk na duan për shkaqe historike. Po kur shikon kurverimin pozitë – opozitë, bindesh që gjërat janë më të thella. E denoncoi Braçe, e demaskoi PS-ja. Leshi bumes kaçurrel. Një njeri me integritet jep dorëheqjen e pa revokueshme. Nuk behet pjesë e maskarades. Po konçesioni i ngjyrosjes se karburantit, po shfrytëzimi kriminal i lumenjve, minierave, pyjeve ? Po sa dekada duhen të vihet ligji o të paudhe ? Po ndërtojmë shtet ligjor. Nje M.. të madh po ndërtoni . Po kur kapen me vilat e Lalezit . O tempora, o mora. A thua se një vile 2- 3 qindmije euro është i gjithë korrupsioni 30 vjeçar. O trapa, tamam trapa ! Vile ka dhe një hidraulik o pallosha, edhe ai ka bere 5 lekë dhe e ngre një vile. Këtu diskutohet për miliarda. Ku janë ? Po nuk i bien tulet Monikes se i more një vile. Rama gek meku duhet të ikë sa më shpejtë. Edhe pse opozita e Lyl-it nuk ofron gjë prej gjejë. Por në këtë moment të dyja palët po bëjnë vetëm dëme. Shqipëria në këtë derexhe ku ka përfunduar, vetëm një është zgjidhja. Një governator i huaj me fuqi të plotë i ngarkuar nga BE ose SHBA, dhe një ekip teknicenesh që të operojë në financa dhe në jurispondence. Ndryshe përgatitemi për 30 vjeçarin e ardhshëm, e të presim kur të na mbushet depozita .
Rikthehet Mondi Bllako. Ec aty Alqi
Mut ishte dhe mut do te ngelet kjo pune. Pse duhet nje shoqeri private per te vezhguar aktivitetin e serviseve. Kete pûne mund ta bejne shume mire organet shteterore.
Mero po pergatitet koncebsion i ri 200 milion Euro….lexoni Klodian Tomorrin
Ky artikull thjesht sulmon dike qe per mendimin tim ja vlen te vazhdoje se nga 4 here qe kam kualidu makinen 3 here ka ngel dhe ja vlen ti riparosh difektet qe te lejne mekaniket lopcar se edhe ne angli nuk eshte monopol por ne gjithmone gjejme 1 shqipo qe punon atje me 20£ ai mbyll syte
Po cmine me Sahat thua mo…shteti nuk i jepte asnje lek…ai investoi 8 milion Euro…..lije irar inline dhe shkoje si zoteri…. flisni budalliqe…minat i ke tani nja 10 minimumi…thone qe gjoja do liberalizohet por mbikqyresi do mari nja 200 mion euro
Tani ky koncesion ishte problematik sepse ishte monopol, dhe gjithe fitimin e fuste ne xhep, por te pakten beri disa investime sipas kontrates. Fitoi me shume sec duhej, dhe keto lek mund te ishin te shtetit, po para nga buxheti nuk merr.
Koncesioni i radhes, qe po ben Edi, ai po qe eshte skandaloz. Koncesioni i radhes nuk percakton asgje per investimet, pra kompanite e reja mund te mos investojne asgje, por nderkohe do rrisin cmimin dhe do marrin dhe para nga buxheti i shtetit, megjithese nuk shpjegohet per cfare. Te gjitha keto “kompanite” e reja, do i licensoj nje kompani e vetme.
Pra, nese ishim me shi ne kohen e Saliut, tani vajtem ne bresher e bore.
Bravo Mero!
Berisha beri kete e beri ate, vrau ketu e shqeu atje, na eshte bere si personazh filmash ku aktron, nderkohe qe ai akuzohet dhe asgje nuk e gjen, kurre nuk eshte thirrur para prokurorise, nuk ka te denuar nuk ka nuk ka nuk ka. Ne i themi berishes bjeri, te lumte derisa ketu nuk ka shtet bjeru, luaja fene dhe bej qef mbi kufoma se i till je. Te kemi dhjere SPAK e OFL, ketu vazhdon meta dhe berisha bejne ato ç’kane bere per tridhjet vjet.
PSE NUK BEN NJERI PYETJEN
SA LEKE BERI BERISHA NGA KJO SA PERQIND KA AI?
SI JENI MPIRE.KAQ NGA TRUTE O POPULL