“Shkova t’i kërkoja lekët që më kishte borxh”: Zbardhet dëshmia e 20-vjeçarit shqiptar që vrau biznesmenin grek

1 Dhjetor 2020, 16:28Kronika TEMA

Indrit Lleshi, është 20 vjeçari shqiptar i arrestuar ditën e sotme nga policia greke,  pasi akuzohet se ka vrarë dhe djegur kufomën e ish-punëdhënësit të tij në ishullin Santorini në Greqi.

Sipas policisë greke, Lleshi akuzohet se ka ekzekutuar 62-vjeçarin për shkak të  një  borxhi prej 200 eurosh. Mediat greke bëjnë me dije se pas 10 orësh marrje në pyetje, Lleshi ka pranuar se është autori i ngjarjes.

“Unë punoj në Greqi për të jetuar. Kam ardhur dy herë të punoj dhe t’i dërgoj para nënës dhe tre motrave. Hotelieri më kishte borxh 200 euro.

Shkova të enjten në mëngjes për t’i kërkuar paratë. Por ai nuk më dha ato të miat. Ai mori një shishe uiski dhe më sulmoi për të më goditur. I kapa dorën dhe e shtyva dhe pastaj ai ra poshtë. Në këtë moment kuptova se ai ishte i vdekur”, i tha ai policisë.

Më pas shqiptari ka treguar se e ka tërhequr 69-vjeçarin brenda dhe në gjendje shoku e goditi me grushte.

Më pas autori i krimit gjen disa lecka dhe përpiqet t’i pastrojë njollat e gjakut që kishin rënë në dysheme.

Pastaj ai tërheq përsëri 69-vjeçarin, në një hapësirë ​​të ngushtë ngjitur me sallën e pritjes, vendos kufomën, e lyen atë me vodka, vendos letra për të ndezur zjarrin dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes.

4 komente në ““Shkova t’i kërkoja lekët që më kishte borxh”: Zbardhet dëshmia e 20-vjeçarit shqiptar që vrau biznesmenin grek”

  1. Trump says:

    O njerez me dy gram mend e sadopak shkolle mos lejoni te perdoreni kaq keq nga politika se as politike nuk eshte!!!!!!

  2. Kafshe says:

    …dhe vetem kafshe qe i mer jeten tjetrit per 200 euro……..dhe doni qe te kaloni pa kontroll ne kufi se na zemerohen shqiptaret……

    1. ben says:

      Kafshe-keni gjetur emrin me te pershtatshem per veten tuaj dhe per kete meritoni pergezime.
      Mos perdor ngjarje te tilla per te justifikuar rracizmin e neo-grekeve ndaj shqiptareve ne pikat kufitare midis dy vendeve. Raste te tilla te mospageses se shqiptareve nga punedhenes greke ka me miljona. Kjo nuk e justifikon kete njeri per vrasjen qe ka bere dhe per kete krim ai meriton denimin me te rende, por ai nuk perfaqeson as shqiptaret qe punojne e jetojne ne Greqi dhe as ato qe jane ne Shqiperi apo ne vende te tjera.
      Jam kurioz te di se cfare mendoni per ata greke qe disa vite me pare vrane nje te ri shqiptar ne menyren me brutale me te vetmen aresye se kishte veshur fanellen e kombetares sone? Po ai greku qe vriste turistet ne nje ishull grek?
      Personalisht nuk mendoj si juve, pasi nuk besoj aspak se greket jane kriminele. Greket e thjeshte jane njerez normale si shumica e shqiptareve, serbeve, e te tjere popujve ne bote qe denojne krimet e cdo lloji e ne vecanti vrasjet e kujdo per cdo lloj motivi, pasi marrja e jetes se nje personi eshte vetem e drejte e krijuesit dhe e askujt tjeter.

      1. Orest Dalani says:

        Shkruaj ti keshtu deri neser ” kafsha ” kafshe do mbetet. Nuk ka IQ e njeriut te te kuptoje ……mos u mundo kot , mos shpenzo kot kohen ti mbushesh mendjen nje lamashi ……tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje