Zgjedhjet e 25 prillit më të shtrenjtat në histori, kostoja rreth 35 milion euro

2 Dhjetor 2020, 14:13Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka nisur një shkresë Këshillit të Ministrave, nëpërmjet të cilës i kërkon fonde për projektin e Identifikimit Elektronik për zgjedhjet e datës 25 prill 2021.

Komisioni i Zgjedhjeve sqaron se pas ngritjes së grupit të punës u vlerësuan kostot financiare dhe numrin e personave që do angazhohen për përdorimin e sistemeve dhe pajisjeve të teknologjisë së informacionit.

Kostoja e përgjithshme e zgjedhjeve të 2021 është 35 milion euro, informon abcnews.al.

Sipas raportit përfundimtar kostoja e teknologjisë në zgjedhje është afërsisht 16.8 milion euro.

Sakaq kosto shtesë rreth 10 milion euro do t’i kërkohen qeverisë për pilotimin e votimit dhe numërimit elektronik.

KZQ sqaron se identifikimi biometrik i zgjedhësve do të jetë në të gjitha zonat.

Ndërkohë kujtojmë se kostoja në zgjedhjet e tjera ka arritur në 8 milion euro afërsisht.

4 komente në “Zgjedhjet e 25 prillit më të shtrenjtat në histori, kostoja rreth 35 milion euro”

  1. George says:

    Ne vend qe KQZ dhe Lul Basha te kerkojne vaksinim te popullsise falas
    duan para per t’i cuar ne ofshore…

  2. Partite dhe partickat kane frike te konkurrojne, kane frike te hyjne dhe kane frike perseri se humbasin dhe kerkojne makineri te sofistikuara, nderkohe qe bota e qyteteruar voton me lapsa plumbi, me flete pa elemente sigurie, keta trapet dhe tiopet e paprtive tona duan flete sigurie si me qene para, euro apo dollar. Te gjithe keta kryekare partish duhen marre futur ne thes dhe djegur me benxine se na lodhen me moral fallco ndekohe qe kane vila ne mal, vila ne tirane dhe bregdet kjo race e qelbur duhet shkulur nga rrenjet.

  3. dada says:

    Turp tani ne keto momente duhen para per vaksinen , keta kerkojne te vijne ne pushtet , jojojojo ta bejne me PPP.

  4. Aliu says:

    35 milion euro do shpenzohen per zgjedhje
    3,5 milion euro per vaksinimin e polullates kunder Covid 19

    E kuptoni cfare vendi jemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje