Pse ikin shqiptarët në emigracion? Rama: Po grekët e portugezët pse ikin? Është problem i të gjithëve. S’bëhemi Gjermani as për 5 mandate

3 Dhjetor 2020, 22:45Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama thotë se shqiptarët nuk janë të vetmit që largohen drejt vendeve të BE-së për arsye ekonomike.

I pyetur për numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë, Rama tha se të njëjtin problem e kanë edhe shtete si Greqia, Portugalia apo Kroacia.

I vetmi ndryshim, sipas Ramës është që qytetarët e atyre vendeve nuk quhen azilantë, pasi lëvizin brenda një tregu të përbashkët.

Rama tha në “Ora News” se “balanca mes ikjeve dhe kthimeve do të kërkojë kohë për t’u ekuilibruar, derisa të kapërcehet hendeku i madh ekonomik mes shteteve.

“Po grekët pse ikin, po portugezët që problemin kryesor ka ikjen, pse ikin? S’kanë se si të jenë në listën e azilantëve se janë anëtarë të tregut të përbashkët.

Shqiptarët nuk shkojnë për arsye politike në Gjermani, por për arsye ekonomike. E dini sa kroatë janë regjistruar në zyrat e punës së Gjermanisë në 2018? 100 mijë.

Rreth 380 mijë shqiptarë nga viti 2011 deri në 2019 janë larguar nga vendi. Nuk janë 500 mijë apo 1 milionë. Ka edhe shifër të ardhjeve që janë më pak sigurisht.

Ka mjaft që kanë ardhur nga emigracioni këtu, sidomos pas krizës financiare. Çështja e demografisë dhe ikjes është madhore në rajon dhe nuk jemi rast flagrant.

Faji për këtë fenomen është një hendek si yni lidhur me vende si Gjermania, çka e bën objektivisht  të pamundur që çfarëdolloj mrekullie që të besh, nuk e ndalo një të ri në periferi që të presë që gjërat të bëhen si në Gjermani, kur shansin e tij mund ta provojë atje.

Edhe në zgjedhjet për kryeministrin dhe presidenciale, debati kryesor në Kroaci është pse ikin. Ka një shifër të ikjeve, por ka edhe një shifër të ardhjeve.

Ka plot njerëz që kanë ardhur nga emigracioni këtu, sidomos në periudhën pas krizës finaciare.

Nuk është e frenueshme, është thjesht pjesë e një periudhe historike që nuk lidhet me individët, por me atë hendekun që ju thashë.

Balanca mes ikjeve dhe kthimeve do të kërkojë akoma kohë për t’u ekuilibruar”, u shpreh kryeministri Rama.

Sipas tij,. njerëzit kanë ikur, ikin dhe do të ikin, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk mund të bëhet Gjermani as për një, as për dy dhe madje as për 5 mandate.

“Emigracioni nuk është një problem shqiptar por shumë më i madh dhe më i përgjithshëm. Dhe këtë nuk e luan topi. Shqiptarët nuk do kenë nevojë e emigrimit as e kam thënë as nuk do e them kurrë. Nuk jemi më në bunkerin e Enver Hoxhës. Lavdi Zotit. Njerëzit mund të ikin.

Shqiptarët kanë ikur, ikin dhe do ikin, janë kthyer, kthehen dhe do kthehen. Balanca mes ikjes dhe kthimeve do të kërkojë akoma kohë për tu ekuilibruar sado pak.

Është e paekuilibruar. Siç kanë ikur, ikin dhe do ikin, janë kthyer kthehen dhe do të kthehen. Dhe ajo që ne duhet të bëjmë është ta bëjmë këtë vend më të mirë çdo ditë, çdo vit, brenda të gjitha atyre që janë të mundshme.

E pamundura, pra bërja e Shqipërisë vendi i dytë pasa Gjermanisë mund të bëhet me llafe por me fakte nuk bëhet dot.

Sot As për 1, as për 2, as për 3 mandate, as për 5 mandate Shqipëria nuk bëhet dot Gjermani”, deklaroi Rama!

 

11 komente në “Pse ikin shqiptarët në emigracion? Rama: Po grekët e portugezët pse ikin? Është problem i të gjithëve. S’bëhemi Gjermani as për 5 mandate”

  1. Shqipetari- Gjermani says:

    i nderuar z.edi Rama, keto shifra dhe Justifikime thuajuni POlitikaneve te Eu-se…por jo Shqipetareve..
    1-Filimi i Marsit te 2019-tes ishja duke shkuar ne nje Seminare ne nje Qytet te Gjermanise…zbres nga Tramvai (schtrassebahn)..dhe ju duke ecur midis Godinave, ne nje Godine me Kende pashe nje Familje,si Fillim nuk u Dhashe RENDESI, ishin Burre-Grua ,dy djem 6-10-te vjece dhe nje Vajze e vogel 4-5-se Vjece…Degjova se po Bisedonin Shqipe,se nuk dinin ku te shkonin…
    2-kIshin ne dore Informacjonin per ne Zyren e te Huajve, qe te KERKONIN Azil…Zot i Madhe se u Trishtova,kur pashe ata Prinder te Vrare dhe Derrmuar nga jeta, nuk ishin me shume se 40-te vjece por dukeshin si 55-se edhe me teper..
    3-nuk e Harroj ate Fytyren e Vogelushes,qe kur ju afrova dhe i Pershendeta Shqipe..ju Ndrine syte,i Ndihmova se kishin Drejtimin e Gabuar,dhe me thane se Sote kishin Ardhur..Nxorra te gjitha Leket qe mu Ndodhen me Vete dhe ja Dhashe Vajzes se vogel ne Dore Duke i then:Mos ja jepe Babit per Cigare…me Falnderuan,1000-mij here…
    @@Pse ti Tregova keto Z.Rama, dhe te Gjithe Politikanet qe KOllarisur, dhe te Pasur te Shqiperise…Nuk eshte e Vertet qe ikin Familje te Tera nga POrtugalia, greqia, dhe Kroacia…ikin ata qe jane Fuqi Punetore, por Shqipeia po Zbrazet duke IKur Familje te tera…
    Tjeter te jeshe i Ri-Re 25-30-vjece, dhe shkone per Pune..tjeter eshte te Braktisesh Vendin…nje vende qe braktiset Mbetet Shkret…
    @@nuk munde te JUstifikohet Deshtimi i Politikes Shqipetare, per Integrimin…Shumica qe kane Vjedhur nuk duan nje Shqiperi ne EU..mos valle do meta??Me Femije ne Angli??Basha, qe bene Gallate ne Shqiperi, se nuk ka Bythe te Punoj ne Hollande,,,se se merre Kushe,,edhe po ta Marre nuk ka Ofiqe si ne Shqiperi….turpe dhe vetem Turpe per POlitikanet Shqipetare…pa moral dhe pa asnje Patriotizmi..mbeten duke Llapur dhe Genjyer
    @@Pake Shpresoj se Shqiperia do te Arrij te hyje ne Eu–per kete Punon Serbia..me Lolot e UDB-se Berisha-basha-Meta..lol

  2. Njaziu, komunist i konvertuar ne dervish, teqeja e Smokthines. says:

    Te jesh pese mandate ti dhe te mos behet Shqiperia? Jo, shoku Edi, ti dhe vetem ti mund ta besh Shqiperine si Gjermania! Dhe te lutemi, o shpirt, lere menjane modestine! Rrofsh dhe qofsh e marc nga ditet e Saliut, Ilirit, Bashes, Taulant Balles, Ahmetajt… Joooo te Cucit, te Cucit jo! S’ke pse perzihesh me ditet e tij, ai eshte gjirokastrit kurnac, nuk ti jep me gjithe zemer. Cuci, c’pati per te bere per ty, e beri,me zemer te thyer pranoi qe te jete minister bujqesie! Gjynah,mos e torturo me te shkretin….Me rruac sa malet!

  3. Nevrikari says:

    O legen lufto KORRUPSIONIN ….o legen dhe pise…leri pordhet mut…

  4. Shefkiu says:

    Zotëri! Thuaj bëhet,pra, na gënje! Mos na thuaj të vërteta, se e hëngre, nuk do të votojmë për ty. Por ti nuk duhet të jesh mirë me shëndet, gjersa ke filluar të thuash të vërteta. Kjo është shumë shqetsuese. Mos të ka zënë gjë covidi?

  5. TONI says:

    Dakort ke te drejte por e bere shume me keq se 2013 kur erdhe me ramrame…..premtove shume e mashtrove tmerresisht shume…. iken dhe ata qe su shkonte ne mendje kurre ……ti vish anesh Berishes se sot po qeveris pa asnje pengese e pa gjykata….deri sa………………………

  6. Adam says:

    Ka ndryshim te madh o BUÇE Komuniste nga Shqiperia ikin ata qe duan Jete e pune nga Greqia e Spanja ikin mjellaxhinjte

  7. sadna babul ka bidai says:

    ta them une pse iken se te gjithe jeni ne kuader per vjedhje qe te ushqehen ne vende ndryshe dhe tani jashte temes dua urqentisht te gazeta tema te me japin femijet qe me vrasin fjamiljaret te pallati klasik konstrucion te budi nate e dite policia ne disposicon per te vrare per te vjedh per te shkateru familjet jam aferdita kormaku dua qe familja vaid doda me ka mare pasuri dere ne dere qe me perdoret si perfaqesues per bamiresi ne shqiperi dhe si lider ne kosove juve nuk ju ben pershtypje se kush vritet mjafton te mbullni dyert qe te mblelli para ushqyes per familjet tuaj vetem kakarisni ne parlament dhe nenat e liderve duke vrare nga mngjesi mengjes dua femijet te gazeta tema qe me vrasin se ju lideret ndiheni te humbur cka kemi punu per shqiperine tjy vij turp te gjithve edhe pse kerkoj ndihme gjithe pallati me femijet e mi .kam shkruje edhe perpara por me shume kerkoni me u nxhitne qiell me veprat e te tjereve me vjen keq qe juve te gjtihe po pastrojne nenat dhe motrat se jane bere pis jam e semure me kockat e thyme te me hapin pallatin te mare femijet qe me vrasin keshtu doni ju si liderva qe talleni me cka keni punu nuk kerkoj falje per cka shkrova se edhe ilir metes i shkroma se jam sadna me aksidentet jam aferdita kormaku do vini te me vrasni apo te sjellni policine tjy flejte gjume nuk ju ben pershtypje se ju mbajtem me buke me perdoret neper shtepite e liderve me fornizu familjaret apo per te kalu neper shqiperi per mbrojtje e shqiperi ,kosove ta gezoni shkrimin .

  8. Pordhe me rigone.... says:

    Ikniiiiiiii o beqiraaaaaaaaaa, ikniiiiiiii nga sit kembet ikni e mos u ktheni me piso, Albanistani islamik nuk behet as per 500vjt,kjo pasi ju jeni turq.
    Kjo o corapekuq eshte e verteta e leri pordhet me rigone

  9. apolonacademy says:

    kryeminister gomar, injorant debil mashtrues , greket dhe portugezet dhe nese ikin , jane te ligjshem spese ju njihet e drejta ne cdo vend europian njesoj si vendasit , sepse jane qytetare europian , ndaj thuaj sic jane gjerat jo sic te interesojne ty gallof , e vetmja gje qe i ndihmon shqiptaret qe kudo qe shkojne dhe emigrojne te kene te drejta te plota si ne pagese dhe ne sigurime, qe mos ti vjedhin ,sic i kane vjedhur keto 30 vjet ne emigrim , eshte celja e negociatave dhe hyrja e shqiperise ne BE , si rumania apo bullgaria para disa viteve , ndaj stop puseta edi rama mjaft me legen , me keto fjale qe thua qe as pas 5 mandateve , nuk behemi si gjermania , po instalon deshtimin e politikes shqiptare keto 30 vjetet e fundit, shqiptaret nuk pretendojne te behemi si gjermania , por te pakten si kroacia , si slovenia , si sllovakia , o legen kryeminister , , 5 mandate jane 20 vite o gomar o injorant , pra po ju thua shqiptareve dhe 20 vjet te tjera prape mizerje do jete jeta juaj, pra komunizmi 45 vjet ishte lule, ju 30 vjet i bete , dhe 25 po mundohesh ti legalizosh ti legen , do te thote jete mizerje dhe tmerr pa fund per shqiptaret, atehere me mire protektoriat , dhe ju te shporreni nje here e mire nga shqiperia krejt politiqenet e ketyre 30 vjetve te fundit.

  10. tropoja says:

    ik o pall kari mashtrus e ke zbraz shqipnin normal edhe na nese ikim dum me ik si njerez me kryet nalt si greku italiani,po ti edhe per negociata fajson francen hollanden kur mbushen franca e tan europa me azilant ktu ne shqipni ske plutesu asnji rreform nga BE vetem ke shtu kushtet kriteret per ma shum rreforma ke rrit krimin korrupsionin varfnin pa punsin edhe pordht e tua tan arrogance ua servir atyne komunistave qe te japin voten mir ua bon njeri pleh

  11. Xhejms says:

    Zotni, do te ishte me mire per Shqiperine qe te vazhdoje biznesin ne France.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje