Analisti i PD, Gjekmarkaj: Basha ka vështirësi në caktimin e drejtuesve të PD në qarqe, por është modern. Rama i frikësuar nga humbja në zgjedhje

4 Dhjetor 2020, 19:28Politika TEMA

Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka komentuar fushatën zgjedhore në Shqipëri, mesazhin e Merkel për negociatat si dhe opinionin paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Gjekmarkaj vëren se lideri i opozitës Lulzim Basha po bën një fushatë moderne dhe se është shenjë e mirë që ai po tregohet i qetë duke dhënë mesazhe shprese tek shoqëria shqiptare gjatë takimeve. Nga ana tjetër ai tregon se Basha ka vështirësi në caktimin e drejtuesve të rinj nëpër qarqe për shkak se brenda PD nuk ndërtoi një elitë të re.

Po ashtu analisti vlerëson LSI-në se kohët e fundit po bën mirë pasi si një parti më e vogël i shkon për shtat tonaliteti i ndezur.

Sa i përket mazhorancës, Gjekmarkaj thekson se Rama për llogari të veta po bën lëvizje që diktohen nga frika e tij prej humbjes në zgjedhje. Për analistin mesazhi i Merkel dhe BE ishte një refuzim i hapur për negociata ndaj Shqipërisë, por me fjalë të zgjedhura.

Kurse opinioni paraprak i Venecias për Gjekmarkajn ishte një mesazh i qartë se ndryshimet kushtetuese ishin një çorbë shqiptare ku ata nuk duan të ndërhyjnë, prandaj ia lë në dorë vetë atyre që e bënë.

”Si proces politik duhet të ketë qenë kryefjala e këtyre vendeve. Shqipëria s’bën përjashtim.

Refuzimi për të hapur negociatat, ishte me fjalë të zgjedhura, por gjithsesi refuzim. Tregon standardin e demokracisë në Shqipëri, në 30 vitet e fundit, por më shumë në 8 vitet e Ramës që u ka premtuar shqiptarëve e madje ka deklaruar që janë hapur negociatat, që në 2016.

Na ka gënjyer, askush nuk e di kur do hapen. Po pse ndodh kështu, pse nuk hapen negociatat?

S’ka raport të mirë me të ardhurat publike të vendit. Luftën kundër krimit e korrupsionit. Administrimi i votës, vjedhja e votës, moshetimi i korrupsionit të votës.

Basha po bën fushatë moderne, me disa alternativa, në kushte pandemie. S’ka kuptim kufizimi me 10 veta. Mjaftojnë masat, rregullat, maskat. PS pas 8 vitesh ka shumë nevojë për të rikuperuar. Opozita duket se e ka më të lehtë. Por Basha shoh që e ka një vështirësi për të caktuar drejtuesit në qarqe. Vjen me rinovimin e partisë.

Ai nuk ndërtoi një elitë të re dhe po menaxhon skalionin e dytë apo të tretë të qeverisë së Berishës. Elektorati pret diçka të re nga Basha tek drejtuesit. Vonesat i shoh tek ky ngërç që ka Basha. Sepse kur zgjedh duhet të marrë përgjegjësi. Në PD s’ka risi, ska prurje të reja, por gjithsesi do të shohim se çfarë do të bëjë. Drejtuesit duhet t’i kishte tani në terren.

Kur flas për një fushatë moderne, shoqëria në kushte emocionale nxehet. Basha po tregohet i qetë dhe kjo është shenjë e mirë. LSI po funksionon mirë këto kohë, i duhet tonaliteti më i ndezur si parti më e vogël.

Partitë e opozitës po luajnë, njëherë me dy koalicione, pastaj me një listë të vetme. Nuk është e thënë që mos dalin me një listë të integruar, pavarësisht se është më logjike me 2. Pas sondazheve mund të vendosin për strategjinë me efikase.

Unë e theksoj se besimi që do hipotekojnë tek shoqëria, prurja njerëzore, vërtetësia që do injektojnë, politika nuk është gënjeshtër, kështu thoshte Tony Blair.

Opinioni paraprak i Venecias

E pamundur të bësh dialog me pushkë në dorë. S’ka më klimë besimi. Në optikën time është kryeministri që ka bërë për llogari të veta. Ka frikën e humbjes së zgjedhjeve. Venecia në njëfarë mënyre thotë bëni si të doni vetë, se kjo është një çorbë shqiptare dhe nuk futemi për të.”-tha Gjekmarkaj.

13 komente në “Analisti i PD, Gjekmarkaj: Basha ka vështirësi në caktimin e drejtuesve të PD në qarqe, por është modern. Rama i frikësuar nga humbja në zgjedhje”

  1. Cufi says:

    Anal i madh ky morraxhiu

  2. ben says:

    Nuk e di sa sa veshtire eshte per Bashen te gjeje budallenj te njejte me te per ti vene ne krye te degeve te PD-se ne rrethe, por ajo qe eshte me se e sigurte eshte se Basha me PD-ne dhe LSI-ne do ti humbasin perseri zgjedhjet e ardhshme. Persa kohe qe nuk ndryshon lidershipi i opozites se sotme duke u distancuar nga figura e urryer e Berishes, dhe roli i saj antishqiptar, Basha me LSI-ne e kompani do mbeten ne opozite.

  3. Latifi says:

    Amon mori vellezer, ala merreni me kete gjergjmarkaj. Nuk po e merrni vesh se çfare plehre eshte dhe si po kerkon t’i siguroj vetes vendin ne Parlament duke share e genjyer sa me shume neper fekal-studiot e tv.

  4. Jimi says:

    Piji rregullisht ilacet Agron!

  5. BB says:

    Basha “modhern” and dhe ky trapi legen.

  6. AD says:

    ZGJOHU SHQIPTAR ZGJOHU!

    Hiqen shkollaret
    Promovohen gomaret !
    Goditen mendimtaret!
    Zerohen luftetaret!
    Lartohen tradhetaret….
    Ku po shkon o Atdhe ?
    Me keta dru me pre !
    Krahasoni keta gdhenj
    Shihni lisat e medhenj
    Kur ligjeronin korifej
    Si Nol Gurakuqi…
    E Avni Rrustemi
    Ku ishim ku jemi
    E ku do te vemi
    Njeqint vjet mbrapa
    Kuvendi plot trapa
    Hajdute zullapa
    Turperojne dhe lopen
    Fyejne dhe gomarin
    Bulldoge kryetaresh
    Zhytur ne korrupsion
    Bythelepires pa imane
    Te te parit padron!
    Ngrysen te mjere
    Gdhihen milionere !
    Shqiperia jone
    Sa keq te kane dhjere!
    Shqiptar zgjohu
    Zgjohu ose palloh !
    E ka thene profeti Abraham
    Pararendesi i Epokes sone
    Cdo popull ne Bote
    Ka qeverine qe meriton!
    Sot me shume se kurre
    Nene Shqiperi
    Cdo grúa e burre
    Qe ti i jep gji
    Nje qellim motiv
    Qe pardje ishte vdekje a liri
    Qe dje ishte Liri- Demokraci
    Sot eshte Ligj e Drejtesi !
    Ky mesazh bucet qemoti
    Qe haka te shkoje
    domosdo tek i Zoti !
    Ndryshe jeta jone
    Do jete krejt koti !
    Zgjohu shiptar
    Zgjohu
    Zgjohu … o pallohu !

  7. Mirela says:

    Kur e dini qe Rama do te humbase, mos u lodhni neper televizione, se jeni bere per te vjelle. Gezoni, rrini rehat, Ore a i besoni vete ato qe thoni, a ju besojne familjet tuaja, se ne populli ju peshojme mire fare.Te pakten kur dilni si analiste mundohuni te jeni elegante ne komunikim, te paanshem, pa ne e dime vete si do votojme. Ju jeni bere me keq se covid-19

  8. emilio says:

    Shko mor derr maloku. Njeri i rendomte.

  9. ...... says:

    Na u hiq qafe mer…pic derr…

  10. mond says:

    per mendimin tim modest Gjeka thote te kunderten e asaj qe realisht po ndodh, dmth opozita ne pergjithesi po tregon nervozitet qe duket qarte nga qendrimet e tyre neper studio, vini re Gjeken , eshte bere si ata “te fortet” por jo ne lagje , ne studio, edhe mbreme kercenoi te ftuarin e thurjes si ndonje lac i forte, vete permendi frazen: Rama po pregatitet te fitoje mandatin e trete, pra po ndjejne dicka si per krahun e tyre qe puna nuk po ecen dhe krahu tjeter qe vetem punon ashtu me format e tyre te cilat Gjekes ia eresojne syte dhe nga kjo flet per mazhorancen qe pret humbjen e cila ne fakt pas dy mandatesh do ishte dicka normale, kurse humbja e Gjekes do jete fatale….

  11. Zani says:

    Nje lajme i mire ka ardhur per te gjithe ju qe kini mendim te keq per Gjekmarkajn, BBC i ka afruar pune me nje rroge vjetore £150k ne Shqipri njerzit nuk te vlersojne si duhet. Good luck Goni.

  12. Luli says:

    Ore qe je nje cope mishi me dy sy.kete e din te gjithe ata qe kane patur mundesi qe te kane pare dhe ndigjuar.po Rama me ju tall ate te gjatin.si puna jote.Rama ben nga nje cdo mengjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje