Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti i opozitës, Lefter Maliqi, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama.
Maliqi hedh akuza se Rama me ndryshimet e Kodit Penal kërkon të legalizojë prostitucionin, drogën, dhe nga ana tjetër të dënojë me ligj mediat deri në detajin e montazhit të memeve.
Postimi i Maliqit:
Kryediktatori i Rilindjes nuk pyet as për ‘Venecia’, as për ndërkombëtarë e as për Popull… Shqipërinë e ka bërë edhe me ligj si ‘Bunkeri i Surrelit’.
25 Prilli, surpriza më e keqe që do i bëjnë socialistët e tij…Të dashur miq! Kryediktatori i Rilindjes që kërkon mandatin e tretë, po instalon regjimin koreano-verior dhe askush nuk po e ndal.
Vendi po rikthehet 30 vite pas, me një njeri që ndryshon Kodin Penal, për të legalizuar prostitucionin, drogën, dhe nga ana tjetër për të dënuar me ligj mediat deri në detajin e montazhit të memeve.
Kjo është thjesht e frikshme! Ky është i vetmi Kryeqeveritar që injoron opinionin e Komisionit dinjitoz të Venecias dhe kjo është ulëritëse.‘ Venecia’ rrëzoi ndryshimet Kushtetuese dhe foli qartë: Kodi Zgjedhor të mos ndryshojë para 25 Prillit, pra rrjedhimisht koalicionet të mos ndalohen, të paktën edhe për këto zgjedhje.
Por Kryemafiozi e trajton Shqipërinë, si ta kishte bunkerin e tij të Surrelit, dhe nuk pyet as për ndërkombëtarë e as për Popull.Për këtë njeri, rëndësi ka vetëm karrikja e tij, i babëzitur për pushtet.Bëri zgjedhje moniste për pushtet absolut, shkatërroi e kapi të gjitha institucionet për të qenë vetëm ai padroni, shtriu tentakulat edhe te reforma e re në drejtësi për të ruajtur veten dhe ushatrët nga ndëshkimi ligjor për zullumet e panumërta të qeverisjes së tij, bleu deputetë për ta kthyer Parlamentin në Mbretëri.
Ky njeri kërkon vetëm ushtarë, ndaj dhe socialistët e vërtetë i hodhi në rrugë, por sot, e ka më të vështirë se kurrë, sepse socialistët e vërtetë po e braktisin në masë, dhe zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë surpriza e tij më e keqe.Evropa e ka refuzuar çdo vit për negociatat dhe i sëmuri psikik, ia vë fajin BE-së për dështimin dhe faturën që mban vetëm emrin dhe firmën e tij, bashkë me ushtrinë rilindase.
Ky e ka një justifikim për të gjitha, thotë që Rindërtimin nuk e bëri sepse i prishi punë pandemia, ndërsa tani mbulon çdo dështim pikërisht duke u fshehur te pandemia.Ky njeri ka bërë pakt me djallin, sepse fatkeqësitë ndodhin vetëm nën drejtimin e këtij njeriu dhe ky i shfrytëzon ç’njerëzisht ato, për të vjedhur e mbuluar udheheqjen e tij diktatoriale.25 Prilli, shansi i fundit që i jepet këtij Kryemafiozi për tu larguar pa provuar dënimet në format që as i ka çuar nëpër mend, sigurisht nga Populli.
A jane gje te afert a kushurinj Meta dhe Maliqi se ngjajne shume.
Pse di ky te lexoje dokumente te shkruara ne anglisht? Keta te SHQUP-it as shqip nuk dine te lexojne, pale ndonje gjuhe tjeter
Para viteve 90 ore shoku deputet ishte e ndaluar me ligj ushtrimi i prostitucionit, po keshtu edhe perdorimi i droges dhe kunrabanta e saj. Ateher na shpjego pak se u kthekami para ketyre viteve duk lejuar me ligj prosttucionin dhe kontrabanden e droges.
Lefter hunderr maliq kokexhufka, i biri i babait te teqese se Kulmakut, se atje eshte ngjizur, ne diten me te zeze. E kane braktisur te gjithe, asnje oferte per ne liste. Shkofte pas Nafije dybekut ne ferr.
Mos tallni trapin Tema, duke nxjerrë çfarë thotë ky delirant fshati.
Është vota që vendos….po ta meritojë PS le të vazhdojë të jetë në krye të punëve
mos kalove gje covit qe flet percarte apo keshtu ke qene gjithmone?? vic i lepire.
O kaqola!ne mengjes flet mustafaj nga dreka maliqo ne akshem peco vasili dhe ne darke behen te gjithe bashke dhe presin trenin e venecjas akoma keta,u mbeten biletat ne duar o te shkrete se treni erdhi dhe iku prandaj mblidhuni ne darke te fejziu per ngushullime ,shpenzimet i mbulon ilir meta
Dy maliqe e dy leftere ne nje dere. Zoti ban mrekullina kur ne themi, ka gjet tenxherja kaoakun. A e mendon kush noj here se kush na drejton e don me na drejtu akoma, Maliqi, pu pu pu pu hapu dhe hapu dhe. Nuk po gjen hall e derman se nuk eshte ne lista, ka ofruar dhe bythen por s’po ja mer parasysh as elbasani e as kavaja, nuk po le njeri pa kapur e pa bere oferta policesh, se kaq ka i ziu. Se kupton ky faqezi qe eshte demode ne qenien e tij ne parlament. Nje plere me pak, ne rradhet e atyre qe duam dhe shpresojme.
Ms u merni me kete Hajdarin,se aq ka ky
Cfare ka ketu per tu cuditur nga nje edhe Lefter edhe maliq.
Ky eshte debil. Cmerreni me kete idjot.