Baton Haxhiu bën parashikimin, tregon çfarë do ndodhë me PD e LSI: Rama do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit

4 Dhjetor 2020, 12:37Politika TEMA

Gazetari Baton Haxhiu është shprehur se Edi Rama do të fitojë mandati e tretë qeverisës. Në emisionin “As pro, as kundër” Haxhiu tha se PD dhe LSI nuk do të jenë së bashku në zgjedhje.

Haxhiu tha se PD dhe LSI nuk do të hyjnë në koalicion me njëra-tjetrën para zgjedhjeve. Sipas tij çdo gjë ka përfunduar dhe se dy partitë politike më të mëdha të opozitës do të hyjnë të ndara në garën e 25 prillit me mundësi bashkimi më pas, megjithatë ai është skeptik, pasi siç thotë ai politika nuk ka garanci.

Gazetari më tej shton se Rama dhe PS do dalin fitues në zgjedhje dhe sipas tij këtë e tregojnë edhe sondazhet.

Debati:

Baton Haxhiu: Gjërat kanë përfunduar të gjitha, jemi në garë zgjedhore. Asnjë opinion i Vencias, asgjë. Edhe LSI nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike. PD është një forcë e madhe politike e cila ka peshën e vet të situatës dhe nuk do rrezikojë situatën e vet me çfarëdo koalicioni.

Natyrshëm ka aleatët e vet. Ajo që unë pajtohem me kolegun e LSI, i cili tha se koalicioni i opozitës në të ardhmen do të jetë ai që do të fitojë zgjedhjet. Pajtohen në kuptimin fjalisë që tha. Ky koalicion mund të jetë vetëm i ndarë, por me një mundësi bashkimi pas zgjedhjeve. Por a është kjo e mundshme?

Politika nuk jep garanca të tilla. Nuk e di kush e ka ofertën më të mirë për koalicione në të ardhmen. Sa i përket zotit Duka pozicioni më komod si parti politike e ka partia e tij, sepse ka një synim.

Nuk është i varur nga financat e të tjerëve, ka një qëllim politik dhe ka komunitetin. Pozicioni i tij nuk krahasohet me asnjë parti tjetër më të vogël.

Robert Aliaj: Me çfarë po thoni ju më duket sikur po thoni që do të fitojë Rama.

Baton Haxhiu: Nuk ka diskutim që do të fitojë Rama dhe PS.

Robert Aliaj: E meriton?

Baton Haxhiu: E meriton apo jo është çështje tjetër, atë e vendos votuesi. Nga sondazhet shihet që Rama ka një përparësi të jashtëzakonshme. Shqetësimi te partitë politike duhet të jenë një referencë te gjenerata e re që nuk ka kënaqësi të dalë të votojë.

Robert Aliaj: Unë nuk e shoh sukses këtë Baton që edhe një mandat të tretë PS.

Baton Haxhiu: Një qytetar që merr përgjegjësi nuk është në një listë dhe ai me argumente thotë kush e ka fajin. Për çdo ditë e pështyjmë Shqipërinë.

Por, Shqipëria në çfarëdo varianti është më mirë në zhvillim se të gjitha vendet e Ballkanit, përveç Greqisë. Kritika duhet të jetë gjithnjë e vazhdueshme, por ajo që unë shpresoj është që pushteti i ardhshëm do të ketë një marrëveshje politike.

15 komente në “Baton Haxhiu bën parashikimin, tregon çfarë do ndodhë me PD e LSI: Rama do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit”

    1. Prind says:

      PD do te kthehet ne partiçke kete vit.

  1. Batonka says:

    Kisha nevojë të qeshja pak sot ?. Shqipëria me mirë se të gjitha vendet e Ballkanit veç Greqisë ?

  2. bob says:

    ja dhe batoni i ushtrise se vdekur

  3. Drini says:

    E majta ka qenë dhe do të jetë fituese gjithmonë në Shqipëri .
    E djathta e ka vjedhur pushtetin sa herë që ka mundur.

  4. remarku says:

    PO RAMA E KA THEN ME BUKUR,UNE SJAM ME I MIR ,POR ME TE MIR SE MUA NUK KA-DHE KJO ESHTE E VERTET ABSOLUTE..PER KE TE VOTOSH,PER BASHEN ME GRIDEN DHE SALIJANI E BABALE,APO ME MONIKEN -SKAMNDAL..PRANDAJ RAMA MIDIS TYRE ESHTE ME I MIRI,PA DISKUTIM ,KETE E KUPTON EDHE NJERIU ME I THJESHT.

  5. Baton Hagjiu maje qatise me qekiq ne dore... says:

    Qashtu asht o Baton . Dikur vinin koqevaret, votonin per shpellarin, tani per jaranin e Vuqiqit.

  6. besniku says:

    Ngelet per tu pare kjo qe thot betoni.Ps ndoshta del forca e pare por per te formuar qeverine i duhen 71 mandate gje qe e vetme nuk besoj se i fiton dot.Pyetja eshte me ke do qeveris me pd apo lsi

    1. Insider says:

      Eshte mbyll ai muhabet. Me PD. Presidente ndonje debile nga PD. Luli zv.Kryeminister dhe min. i jashtem.

  7. Xhejms says:

    Parashikimi im. Fiton PS me rezultat te ngushte. Dhe do.t’i duhet te beje koalicion me PD. Koha do te vertetoje parashikimin tim. Ju flm.

  8. Arian says:

    Un me PS jam po këto kurvat politike nuk i duroj dot.ky është një paketë servil që s’ka punë në shqiperi

  9. Lubi says:

    Besoj se si force e pare do te dale PS, por pa arritur 71 deputete.Detyrimisht do ti duhet nje aleance tjeter.Por, por, por,nese ajo hap krahet per te pritur nje pjese te anetaresise te LSI apo te drejtuesve te veçante te forumeve te saj, ( sikurse ndodhi para disa kohesh ne mos gaboje ne Laprake), PS ta kete te qarte qe do ti bej gropen vetes, sepse nuk ka perse ne trupin e saj ( veç viruseve te veta qe ka ne trupin e saj) te marr edhe virusin LSI.Kategorikisht duhet te ndaloje pranimin e anetaresise nga eksodi LSI.Prej LSI dihet qe do te marre vetem persona qe neser do ti gerryejne pushtetin , apo qe do ta degjenerojne si parti (megjithese pas LSI , me te degjeneruar vjen militantizmi i PS).Kam kostatimin e mesiperm , mbasi shohim ne pozicionet drejtuese ne administraten apo ndermerrjet shteterore, persona me diploma fallco , qe eksperte kene vetem nje fushe, ate te zhvatjes.

  10. sherbet qerrja says:

    Nuk e di se si do ta votoje me elektorati socialist Ramen ,kur vete ai thote se vendi i tij ishte PD,por ia zuri Sala??? E si mund te drejtoje nje parti te madhe me ideale si PS nje njeri sharlatan,pa bindje eideale si Edi Rama. Rama eshte mprehur te drejtoje vendin pas zgjedhjeve bashke me Bashen. A eshihni se Basha nuk kundershtoi as ndryshimet ne Kodin zgjedhor,nuk kritikon as nje minister te Rames edhe pse ata jane korruptuar deri ne gryke,nuk tha asnje fjale per mos hapjen e negociatave,por vjen rrotull neper shqiperi e do te vije ne pushtet dhe per kater muaj do ta beje Shqiperine parajse. Bashkepunimi PD-PS eshte fatkeqesia me e madhe per kete popull.

  11. Coli says:

    Do te behen kumbullat sepse ja do bytha Batonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje