“Me dy universitete, master dhe e papunë”, Basha: Situatë e papranueshme për të rinjtë, prisni sa të vij unë

4 Dhjetor 2020, 09:55Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndarë me ndjekësit një video gjatë një takimi me një të re në Lezhë, e cila ankohet se është e papunë edhe pse ka mbaruar dy universitete dhe master.

Basha nënvizon se është e papranueshme që të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi.

Ai premton se nëse Partia Demokratike vjen në pushtet do ta ndryshojë këtë situatë.

“Ky vend i mrekullueshëm e ka potencialin të ofrojë gjithçka. Të rinjtë duhet të kenë shpresë dhe besim për të ardhmen. Na duhet vetëm të punojmë së bashku për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë me mundësi për çdo shqiptar”, thotë Basha.

11 komente në ““Me dy universitete, master dhe e papunë”, Basha: Situatë e papranueshme për të rinjtë, prisni sa të vij unë”

  1. Daniel says:

    Hajde o Lul sa me pare. Ti kemi bere hallall te gjitha , vrasjet e vjedhjet. Por eshte dicka. Nuk behesh dote. Je tironc e jo tiranas. Nuk ke kapacitet. Si do qe te shkollohesh.

    1. Arturi says:

      E vërtete Daniel. Mund të mos ketë kapacitet të mjaftueshëm por të paktën nuk po premton 300 mijë vende pune e ndërkohë Shqipëria u shkretua me 600 mijë vetë këto vite (mes tyre dhe unë) duke lënë pas mundësi të pafundme për punësim sepse ka boshllëqe që duhen mbushur. Por njerëzit preferojnë më mirë të largohen nga sytë këmbët sepse Edi Rama e vrau plotësisht shpresën në atë vend si kurrë më parë (mbase krahasohet vetem me eksodin e 90). Unë u bëra 3.5 vjet që jam larguar e ndërkohë shumë të tjerë kanë ikur e duan të ikin . Kam edhe ish kolegë të mi socialiste të thekur (nga ata të çadrës në kohën e PS) që sot janë larguar dhe me ka bërë jashtëzakonisht shumë përshtypje kur gjatë një komunikimi që pata me të dhe i thashë që po konsideroj kthimin në atdhe , me tha shiko të rrish aty ku je se nuk i dihet si shkojnë gjërat në Shqipëri . Me ka ngel në mendje ai mesazh i tij sepse ka ardhur nga një militant (intelektual) i PS. Unë e kuptoj qe ka shumë njerëz që ushqehen me PS në pushtet (mes tyre edhe ti mbase) por e mira e përgjithshme është që të largohet Edi Rama që të paktën të krijojë shpresë për të mirën e përgjithshme. Qofte duke sjellë edhe Lulin në pushtet. Flas kështu si njeri pa asnjë interes partiak sepse jetoj me punën në shtetin ku jetoj.

      1. Sokol says:

        Nje pyetje, po lulziu cfare do beje?! Kur nuk premton pune dhe rroge 1.5 milion leke edhe per pastruesin , si valle do ti mbaje shwiptaret?! Ore e kupton ti qe globalizmi e ka bere boten nje vend?! Po levizin njerzit nga italia e portugalia dhe ikinne amerike…
        cfare pra do bej konkretisht lulziu?!
        Prandaj kthehu voto ed ramen dhe ik perseri ne emigrim.

      2. Arbert says:

        Jam dakort me ty deri ke pika qe na duhet Luuli per kryeminister! Ti ke 3.5 vjet jashte une Kam 28 vjet. Ti Ike se nuk te futi ne pune Rama ne ikem se e shkaterroi cdo gje partia e Llullit. Rama nuk eshte per kryeminister po KY tjetri nuk Ben as per roje misri. Te nderrosh Ramen me Llullin, Meten, Moniken! Paloqen, nishani! Mulin apo Nard ndoken. Etj nuk eshte budallallek por eshte faj. Njerezit e nivelit 0 nuk duhet te vijne me ne pushtet

  2. k says:

    Universitet e leshit pacurrit.
    Ju vjedhin parate more të mjerë dhe ju lënë rrugëve.Diplloma Kristali me të dipllomuar koti.
    Të diplomar në kimi që nuk njohin Mendelejevin,në histori që nuk kanë dëgjuar për Kostandinopojen,
    ne filosofi që nuk njohin Kantin e kështu me rradhë.
    Të mençurit, gënjejnë dhe zhvasin budallejtë si ato fallxhoret që shohin falle me gënjeshtra,
    duke i shitur iluzionin e rremë se jeni bërë intelektualë dhe trendy fantastikë dhe universale.
    Shkoni more derra mësoni ndonjë zanat dhe futjuni punës.

  3. Krist Ali universiteti says:

    Universitetet dhe masterat e byth.s në Shqiperi!

  4. Shkodrani says:

    Hajde o Gjigand, o Bamirësi i shekullit…na i punëso të rinjtë me master e pa’ master. Mezi po të presim o Yll se veç mirë ke bërë për vete, tani po mendon edhe për të tjerët o Gandhi i Ballkanit, o Gjumashi i Shqipërisë!

  5. Bibla says:

    Nje fat I madh po na vjen : Messiah po zbret tek ne ! ?

    Po ik or klloun se na je bere I neveritshem. Tek Cirku eshte nje vend bosh per klloun.

  6. ALLBANEZI says:

    do rregullosh cdo gje njesoj sic bere kur ishe kryetar bashkie = GJUME SI DERRI

  7. Dauti says:

    Te brsh master, te lërohet para dhe mbrapa, ne shqiperi une bej 10 mastera per nje muaj, kujt ja shisni keto mastera mor debila, ju me zor lidhni dy llafe

  8. faruk says:

    Po te mbarosh shkollat private qe hapiSali shpellari sigurisht qe pa pune do mbetesh se aty hyje hu dhe dilje dru…. Sa te vi Lulja do mbledhi gjith druvaret per te ber qeveri por NOC ROKUN do te vij se populli nu eshte hu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje