Historia e lëvizjes “llalliste” dhe hipokrizia e analistëve që heshtën për ish-kryeprokurorin

4 Dhjetor 2020, 10:04Politika TEMA
Historia e lëvizjes “llalliste” dhe hipokrizia e

Sot ne kemi të ndëshkuarin e parë zyrtar të nivelit të lartë të ndëshkuar nga SPAK dhe Gjykata Speciale ndaj Krimit organizuar e Korrupsionit.

Është pikërisht njeriu i parë i akuzës në Shqipëri, i cili deri tre vjet më parë kishte në dorë të arrestonte e duhej të hetonte baronët e krimit e peshkaqenët e korrupsionit.

Bëhet fjalë për Adriatik Llallën, kryeprokurorin e Republikës nga viti 2012 deri në vitin 2017, i cili përveçse u shpall i pandehur për fshehje pasurie, ju sekuestruar edhe një pjesë tokash e banesash në pronë të tij.

Pra kemi të bëjmë me një zhvillim mjaft të rëndësishëm në zhvillimet në vend.

E vetmja që reagoi në këtë rast është ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e cila deklaroi se “Kjo është pikërisht ai rast korrupsioni, për të cilin SPAK është krijuar” dhe ndante njoftimin e Prokurorisë Speciale për Llallën me një qëndrim zyrtar amerikan: “SPAK  po jep rezultate, duke përdorur Ligjin Anti-Mafia për të larguar përfitimet që vijnë nga korrupsioni. SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së”.

Qëndrim më të fortë nuk mund të ketë; i qartë dhe i prerë njëkohësisht. Por asnjë nga politika shqiptare nuk ka reaguar. Dhe nga ana tjetër ajo që bie më shumë në sy, edhe pse kemi rastin më të bujshëm zyrtar të dënimit ndaj Peshqve të Mëdhenj, pra sekuestrimin e pasurisë së një prej zyrtaëve më të lartë të vendit, asnjë nga emisionet e darkës nuk u mor me vendimin ndaj Adriatik Llallës.

Njëri bënte kronikën e zezë të vrasjeve e tjetri debatin pafund mbi opinionin e Venecias për Kodin Zgjedhor. Po ashtu qarqet mediatike pranë opozitës, heshtnin dhe askush nuk ju duk e rëndësishme të komentonin këtë fakt.

Por përse nuk e bënë? Ngaqë vërtetë, vendimi i SPAK ndaj Llallës përbën një zhvillim të rëndësishëm që në radhë të parë, krijon një asocacion mjaft të fortë me ata politikanë që e emëruan, e zgjodhën, e përdorën, por edhe e mbrojtën në periudhën kur Adriatik Llalla u kthye në instrumentin politik të këtyre qarqeve politike për të ndikuar në zhvillimet në vend.

Natyrisht që bëhet fjalë për Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët kur ishin në aleancë qeverisëse në dhjetorin e vitit 2012 bashkuan votat për të zgjedhur Adriatik Llallën-Prokuror të Përgjithshëm.

Pas vitit 2013, kur Sali Berisha u largua nga qeverisja, Llalla u kthye në një instrument politik i qeverisjes së tij të palarguar nga shteti.

Siç tashmë dihet, Llalla, duke përfituar edhe nga plotfuqia që kishte në kushtetutë Kryeprokurori, pastroi të gjithë Prokurorinë e Përgjithshme nga njerëzit e Ina Ramës që kishin hapur hetime ndaj zyrtarëve të lartë në të shkuarën.

Llalla ndikoi në një hetim që nisi për aferën e frikshme të CEZ-DIA-s, gjithashtu largoi nga taskforce antikorrupsion në bashkëpunim me Presidentin e atëhershëm Bujar Nishani, të prokurorëve të trajnuar në SHBA për të ndjekur korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Në vitin 2016, kur dhe u miratua reforma në Drejtësi, Adriatik Llala u kthye në një nga kundërshtarët më të egër të saj, madje u konfliktua disa herë edhe me ambasadorin amerikan, për të cilin tha se më ka kërkuar të arrestoj Ilir Metën.

Tentoi të ndikojë në emërimin e krërëve të drejtësisë dhe bashkë me Ilir Metën, në atë kohë kryetar Kuvendi u përplasën hapur me SHBA dhe BE.

Më pas, kur ju ndalua edhe viza për në SHBA së bashku me familjen Llalla përdori prokurorinë për të ndikuar politikisht në mazhorancën qeverisëse në vend. Pikërisht në kohën kur Ilir Meta me disa aleatë Brenda PS si Koço Kokëdhima nisën të bënin votat për një mocion ndaj Edi Ramës, Llalla me Rovena Gashin nisën të heqin deputetët duke përdorur ligjin e dekriminalizimit. Atë që s’kishin bërë për 4 vjet tentoi ta bëjë para zgjedhjeve të vitit 2017. Siç dihet zgjedhjet e 2017-s i fitoi PS-ja e vetme e PD dhe LSI kaluan në opozitë.

Muajin e parë sapo ndërtohet qeveria e re, Adriatik Llalla vepron me kërkesën e Lulzim Bashës që të kërkojë arrestimin e menjëhershëm të Saimir Tahirit, kur për të njëjtën akuzë i kishte mbyllur dosjen dy vite më parë. Më pas Prokuroria e Krimeve të Rënda, e kontrolluar nga Llalla, kreu makinacionet me dosjet 184 e 339, ku prokurorët morën disqet e përgjimeve, e në vend që t’I hetojnë ja dhanë PD-së e LSI-së. Gjithashtu, thuri dhe çështjen “Babale”, e gjitha për të ndaluar që të ecte para reforma në drejtësi, të shkarkohej kur i mbaron mandati Llallës dhe të zgjidhet Kryeprokurori i ri.

E në fund, kur i mbaroi mandati, SHBA e BE kërkoi të zgjidhej një Kryeprokuror i Përkohshëm, por Lulzim Basha nuk hyri në procesin e zgjedhjes së Kryrprokurorit të ri, por Parlamentin e kthyen në tym e zjarr vetëm për të mbrojtur Adriatik Llallën.

Sot, e gjithë ajo betejë ka përfunduar pa lavdi, e bashkë me Llallën kanë humbur Sali Berisha e Ilir Meta, por edhe Lulzim Basha që e mbrojti me trupat e deputetëve të tij.

I mbani mend panelet me “gazetarë” të Llallës që sillnin info për narkotrafikun e lidhur me Ramën te Fevziu që vetëm flisnin e flisnin? Ku janë tani, po si nuk bëri kush nga këta xhanëm një kronikë a një shkrim për të dhënë më thellë sesi u pasurua Llalla e pse ja sekuestroj SPAK?

Ja ky është standardi realisht i devijuar dhe hipokrit i kësaj politike dhe beteje mediatike që do të quhet në historinë e Shqipërisë si “Lëvizja Llalliste”. Po pse e kanë qepur xhanëm?!

25 komente në “Historia e lëvizjes “llalliste” dhe hipokrizia e analistëve që heshtën për ish-kryeprokurorin”

  1. k says:

    Vetëm konfiskim total për fshatarin injorant, dhe lëreni të lirë të punojë tokën dhe
    të ruaj dhitë ,po qe se dhitë nuk ndrihen në revoltë dhe do pranojnë ti rrinë afër.

    1. Bunkeri 2025 says:

      Kim ngjala
      Lu Lu peshku
      ene:
      Ed bunkeri, lol

      =
      shqypnia si cepani

      lol….e kapen audin, tojoten dhe pine llale shqypot, lol…

    2. Ilir says:

      C’taksirat kane dhité?! Mire me “delet” e lsi-se e te pd-se, se aq mbushin dhe vene pas llalles e dybekut te monices, por dhité jo, ato jane me te zgjuara.

  2. LARG says:

    SI DO VEJE PUNA ME TUTJE? NA ka zene frika e nuk besoj se do vazhdoje. Mos ishte nje tymse si gjithnje?

  3. shqip says:

    Që ky vend të ketë shpresë që do behet një ditë, duhet arrestuar Ilir Meta, Sali Berisha, dhe bashkë me këta të gjithë individët që kanë qenë të përfshirë në krimin shteteror. Sekuestrimi i pasurive dhe gjurmimi i parasë së fshehur, do ti hapte rrugën përfundimisht Shqipërisë për në familjen evropiane. Këta jo vetëm që nuk kanë patur kurrë prona, as të trashëguara, as të fituara me punë, por edhe nëse e marrim të mirëqenë një element si ky, bota nuk njeh rritje pasurie të këtyre përmasave. Nuk ndodh, nuk ka asnjë shans. Edhe korporatat e mëdha që operojnë në gjithë globin, që kanë mijëra punëtorë në filjalet e tyre, që sa prodhon një fabrikë automjetesh, aq është I gjithë buxheti i Shqipërisë bashkë me borxhet. Edhe në këtë rast fitimi ndahet në 1000 thela. Si është e mundur të pasurohesh në Shqipëri , kur Shqipëria prodhon vetëm brekë . Nuk flas për një aktivitet normal komecial ose prodhues, flas për njerëz që brenda një, dy vitesh bëhen me 4 vila. Po budalla je o shqip*ar që beson akoma në “lugën e floririt”? Nga një popull Zulu dalin pushtetar Vu vu zela. Rrace katnaresh që shkojnë e djegin vendin, vetëm se tjetri nuk do që ti marrin pasuritë e vjedhura.

    1. Shqip says:

      “Shqip” eshte nickname qe une perdor prej shume vitesh per te komentuar tek tema , dita etj. Edhe pse komentoj rralle te kerkoj perzemerisht qe te gjesh nicknamin tend dhe koe te perdoresh me nicknamin tim .

      1. shqip says:

        Po më kërkon të nderroj emrin si emigrantët në Greqi ? Bëj shaka, sinqerisht. Nuk ke pse ziesh ngushtë. Ti je Shqip me Sh të madhe. Unë jam me sh të vogël. Per vjetërsinë unë vetë nuk e mbaj mend kur… Përshëndetje i nderuar.

  4. kujtimi says:

    Sigurisht qe ky llalla i pare po e gjen vendin, por per dreq ne vend te tij keni vene llallen nr.2, bile mua me duket shume me i keq se llalla r.1. Llalla te pakten dilte e thoshte se problemin e kemi ne hetim, ndersa ky llalla i ri jo vetem qe nuk ben hetim per asgje, por as nuk del ne media per te komunikuar me publikun. Edhe kur del ndonjehere keput ca dengla, si ne elbasan ku deklaroj se qytetin e a marre krimi ne dore. Po kujt ja thote ky debil, a nuk eshte puna e tij luftimi i krimit dhe mbrojtja e qytetareve dhe shtetit nga krimi. Perse e paguajme valle kete debil, apo qe ky cela me shpuren e tij te bejne harakiri me parate dhe djersen tone? Kuvendi duhet urgjentisht te marre ne analize punen e prokurorise dhe te shkarkoje menjehere kete debil, te cilin na e beri peshqesh ai ibrahimi, qe me sa duket eshte dora e likes. Eshte urgjente per drejtesine zevendesimi i ketij kp nqs duam qe drejtesia te vendoset. Perse duhet nderhyrja e ambasadores amerikane per te denuar kriminelet, Znja ambasadore te lutem nderhyj edhe nje here qe te gjendet nje prokuror per kp, te pakten e nivelit te markut.

  5. Te Iku plaku llalle apo dhalle me gjithe tespije o like florini , me gjithe karrige, o bashe o salke

  6. Lloji says:

    Nje bastard i ndyre i ketij vendi.

  7. bimi says:

    E pastroj prekurorine Llalla nga ata te Ina Rames ama mbajti Agron Gjanajn e Rovena Gashin (krahun e djathte e te mengjer)sa per njeqint te tjere… te koruptuar deri ne gryke me keq se vete Llalla

  8. Haka Tekizoti says:

    Unë nuk besoj asgjë pa një vendim të formë së prerë (përfundimtar, kategorikisht të paatakueshëm).

  9. vlora says:

    Analistet kane ngrene corben e prishur dhe do ta vjellin sa te jene gjalle guzhinjeret qe i kane ushqyer PSH ARTAN HOXHA[kandidati per president]ka dy guzhinjer Saliun dhe sigurimin e shtetit BLENDI FEVZIU ka ngrene nga corba e Saliut.Andi Bushati ka ngrene nga guzhina e Lulit e keshtu me radhe te gjithe ,me nje fjale mos prisni reagime nga keta edhe per personazhe te tjere qe do dalin ne skene

  10. Shenjestra says:

    Mospranimi i opozites per shkarkimin e Llalles,mos reagimi i sotem i mediave per hetimin dhe sekuestrimin e pasuris se tij,tregon se Llalla ka qene bashkepunetori i ngusht dhe mbrojtesi i krimeve makbre te Sali Berishes,Metes,Bashes dhe Fallxhores.Megjithate une jame skeptik se Llalla do hetohet nga SPAK-u por nuk do denohet me burg dhe as pasuria nuk do t’i preket.Arsya eshte se edhe ne SPAK jane njerzit e Saliut dhe shoket e Adriatik Llalles qe dikur u ka bere nder.Arben Kraja dhe te tjere ne Spak jane te korruptuar,se deri tani nuk kane bere asgje.Ky hetim do te jete nje test per SPAK-un,do beje qe t’a doj populli apo do t’a urrej dhe te mos kete besim.

  11. Kozmo says:

    Fakt eshte, qe asnje Media nuk pepetiu per Llalen. Nuk beren keq, treguan fytyren e vertete te medias. Kjo media e shitur, ben propoganden e Mafies Politike ne kete vend.
    Ndersa, populli dele I shkon nga mbrapa.

  12. lefteri says:

    Ku eshte Bythec Fevziu njeriu qe vrau per prona tek
    gjiri i lalaezit Gjygjtarin Konomi
    do zoti po i hapen petet lakrorit dhe bashke me Saliserbin
    Ilir hajdutin, lule sumkuqin iken dhe disa gazetare gjobvenes dhe vrases me pages
    Llalla ne burg dhe jo me pak se1500 vjet

  13. SHPRESA E HUMBUR says:

    Edhe ky eshte nje nga fytyrat me te urryera,nje nga peshqit e medhenje,por ,po nuk pash emrat,Sali Berisha,Ilir Meta dhe Monika,Lul Basha,femijet e Saliut,te rrjeshtuar para SPAK-ut,nuk do jem i kenaqur.Mos te lem jashte rrjeshtit edhe disa prej ketyre te sotmit.

  14. Mos u mburr mos u levdo....neser mbrema do ta shoh says:

    Mos e thoni me kaq siguri,i denuari i pare,se kete e vendos gjykata qe mund ta denoj me ca ore pune dhe te gezoj pasurite….
    Eshte akuzuar per fshehje ose mosdeklarim pasurije dhe jo korrupsion apo xhvatje pasurije….
    Fakti qe njehere ja marin e nje here ja japin do te thote se ne fund do dal si luan daci e co…

  15. Piro says:

    Sot ne NUK kemi ende te ndeshkuarin!!!
    Jemi mesuar me keto deklarata te nxituara qe zakonisht dalin se ishin bllof

  16. anila says:

    VEPRIMET E LLALLES KANE MBROJTUR PLOT HAJDUTE POLITIKANE DHE DUHET QE TE SHKOJNE NE BURG QE TE GJITHE BASHKE!
    AJO QE NDODH NE SHQIPERI ESHTE SE BEJNE PAK BURG E PRONAT I GEZOJNE NJESOJ
    SALA KANCERI, PAS BURGUT DUHET TE KTHEHET TEK APARTAMENTI NE RRUGEN FORTUZ, BASHKE ME ATE KANCER VAJZEN, SUPERHAJDUTEN QE IA KA DHENE ZOTI SURRATIN SIC E MERITONTE DHE PPSH E COI PER TA NDREQUR NE PARIS
    EDHE AI KINEZI, DJALI I SALES, QE KA MARRE ATE TRASVESTITEN FEMER QE DUKET ME BURR SE ZENI DHE QE QELB RRJETET SOCIALE ME FOTO E KANALET ME INTERVISTA

  17. shkodrani says:

    Shikohet qarte qe studiot marrin u
    miratim nga shefat,para se te trajtojne temat.Dje duhej te merreshin me Llallen,pasi ishte lajmi kryesor,qe lidhet me korrupsionin,por dhe me drejtesine qe pritet.Por nuk u muar kush me Llallen,vetem Kim.Kujtoni se kush e vuri dhe kujt i sherbeu Llalla,ata jane shefat qe vendosin ne kete vend,pamvarsisht se qeveria ka peshen e vet.dyshja e ngjalave kane kapur si oktapod drejtesine e mbetur,te pa vetinguar,si dhe median.Kim,jepi hidhi ne gremine zagaret,kushdo qofshin,te pastrohet vendi….mos harro nje xhiro me fadroma nga Lalezi1

  18. NjeQytetarOptimist says:

    Plerat pleren mbrojne..

  19. Pensionist says:

    Llalla eshte produkt “made in pd” 100%.
    Eshte produkt i bandes me te rrezikshme, qe ka patur Shqiperia e mjere ne historine e saj te re, qe sale-hu dhe banda ne vijim bashke me kete mjeranin e quajne demokraci, per te vrare kundershtaret me snaiper.
    A mund te vije ne pushtet perseri kjo bande pushtesh?
    Nese populli yne eshte miop dhe dallkauk, le te vijne!
    Mos ardhte ajo dite kurre, kurre!
    Rama nuk eshte si ata, nuk eshte me i miri, po bandat pd dhe levizjen socisliste per interes i skanoi dhe skaneri nxjerr nje amalgame elementesh te infektuar nga nje virus kronik vdekjeprures, i pavaksinueshem. Shqiptaret nuk do temashtrohen nga kriminelët!

  20. Agim Rinushi says:

    Adriatik LLallen e mbron Edi Rama ,Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha. E cperrallis kot me kete shkrim? Rama Basha Meta Berisha nuk lejojne te caher rrjeta e peshqeve te medhenj drejt SPAKUT,se u vjen radha atyre. E kush ka pyetur per SPAKUN gjer tani,ai eshte vegel e katershs Rama Berisha Mta Baha

  21. Cfar peshk ky poste ka qene shikoja surratin vetem trut i ka pe peshku. kujtoj qe do ta mbante ilir meta. Tani ha patate dhe fasule ne gramsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje