Vota me postë? Fatmir Mediu: Kush e garanton? “Venecia” tha hajeni njëherë, Rama na do brenda

4 Dhjetor 2020, 18:51Politika TEMA

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu sot dorëzoi në Gjykaten Kushtetuese një kërkesë për rrëzimin e vendimit për ndalimin e aktiviteteve politike në situatën që ndodhemi aktualisht, në pandemi, por në prag të zgjedhjeve.

I ftuar në “ABC” përballë gazetarit Endri Xhafo, Fatmir Mediu rrëfeu arsyet e ndërmarrjes së këtij hapi, ndërsa akuzat i kishte të shumta në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit.

Kryetarja e komitetit teknik i kthen përgjigje kryetarit të parlamentit, që ju mund të vazhdoni aktivitetin me 100 apo 120 deputetë, ndërkohë që partive politike u kufizon aktivitetin. 

Qytetarët i vendos në mënyrë të pabarabartë para ligjit. Është edhe pabarazia politike, ne jemi në prag të një fushate elektorale, apo pengohet Edi Rama apo të tjerët për të bërë fushatë? Jo. Vetëm opozita.

Edi Rama do të shkojë te pika për të bllokuar aktivitetet politike në prag të fushatës. Edi Rama po përpiqet që të fusë opozitën në shtëpi. U thotë qytetarëve po dolët dhe shkuan në aktivitete politike ju vendos gjobë”.

Po a pritet që të ndikojnë këto vendime në një pjesëmarrje të ulët dhe a e dëmton opozitën kjo? Këtu Mediu është i qartë. “Padyshim. Kjo është pjesë e qëllimit të Rama.

Ideja që njerëzit duhet të merren vetëm me jetën dhe nuk duhet ta dalin nga shtëpia, për të krijuar një frikë te qytetarët për t’u marrë me politikë”.

Shpresë te KQZ për garanci për aktivitetet elektorale nuk ka. “Nuk pyet Rama as për KQZ, do të shkojë deri te pika ta marrë kutinë e votimit në krah për të vjedhur zgjedhjet. Opozita ka vetëm një rrugë bashkëpunimi me qytetarët në cdo pikë votimi”.

Por a mund të rrezikohen zgjedhjet në prill nga pandemia dhe cfarë mendimi ka Mediu për votimin me postë si në SHBA? “Kush vend nuk ka zhvilluar zgjedhje në kohë pandemie?

Në Shqipëri kërkohet që të imponohet posta dhe e-Albania? Unë ti besoj Edi Ramës se të vlerësojë votën e shqiptarëve? 

Kush janë garancitë?” shpreh mosbesimin e hapur kreu i PR-së. Zhgënjim Mediu shprehu edhe për vendimin e Komisionit të Venecias që la në fuqi Kodin Zgjedhor të miratuar nga Edi Rama.

Venecia tha, atë që gatoi Edi Rama, provojeni hajeni, po s’u pëlqeu mund të vazhdoni ta hani në vazhdim”.

Në fund, aleati i PD-së, kishte një kritikë për Lulzim Bashën për emërimin e drejtuesve politikë në qarqe por edhe kandidatët për deputetë, që sipas tij duhet të vendosen sa më shpejt. “Një pjesë i ka bërë, shpresoj që javën që vjen të kemi një diskutim.

Kjo dëmton më shumë PD-në se partitë e tjera. PD-ja duhet të dijë të bëjë përzgjedhjen e grupit të deputetëve, të përcaktohen sa më shpejtë kandidatët. Ka urgjencë” tha ai.

5 komente në “Vota me postë? Fatmir Mediu: Kush e garanton? “Venecia” tha hajeni njëherë, Rama na do brenda”

  1. Cufi says:

    Bo boooo cfare politikan koqe madhi ashte ky idiot i lindur,sa i jep vehtes qe as gruaja e tij nuk e voton

    1. pjeter says:

      Ky thote qe Rama e do opoziten brenda! Harron te thote qe pervec se ndonje i te njejres specie si ai,te gjithe te tjeret e duan mister Gerdecin brenda, por brenda ne kafaz,qe te mos beje me dem askujt tjeter,dhe te mos dali deri ne diten e fundit te jetes se tij,kjo duhet ta shqetesoje pa mase,gjaku i viktimave te babesise se tij qe kerkon drejtesi,kjo duhet ti heqi gjumin mister Gerdecit.

  2. Shvejk says:

    Ky ka frike se mos i vjedhi Rama voten e vetme qe ka te sigurt partia republikane. Pervec ktij zarbos askush tjeter nuk e ka votuar ndonjehere PR. Mjaft me kto shushunja , mos i fyeni akoma Shqiptaret me kta krimba ne parlament.

  3. Taipi says:

    ME DUKET SE KRYETARI I KQZ E KE BURIN E MOTRES CA TE SATEME DO PO NUK BESON ATE QE TE QI MOTREN KE DO BESOSH LULUSHEN

  4. Demokrati i vërtetë says:

    Vemje!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje