Përplasja me Greqinë, BE kërcënon Turqinë me vendosje të sanksioneve

4 Dhjetor 2020, 11:03Bota TEMA

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të premten se Turqia nuk e ka zbutur qëndrimin e saj ndaj Greqisë dhe paralajmëroi se Bashkimin Evropian tani do të konsiderojë vendosjen e sanksioneve.

“Unë mendoj se loja e maces dhe miut duhet të mbarojë”, tha Michel, duke iu referuar aktiviteteve të përsëritura të Turqisë në ujërat greke.

“Ne do të kemi një debat në samitin e Bashkimit Evropian më 10 dhjetor dhe ne jemi të gatshëm të përdorim mjetet që kemi në dispozicionin tonë”, tha ai.

Në periudhën e fundit, Turqia ka sfiduar Greqinë në Mesdheun Lindor, duke dërguar vazhdimisht një anije kërkimi të gazit në ujërat greke. Të dyja vendet janë anëtare të NATO-s dhe aleanca ka ngritur një “mekanizëm” për të ndihmuar ushtritë rivale të shmangin përplasjet aksidentale.

Por, një ndërmarrje diplomatike e drejtuar nga Gjermania ndaj Ankarasë ka treguar pak rezultate në zgjidhjen e problemeve thelbësore. Disa vende anëtare të BE-së, veçanërisht Franca dhe Greqia, po bëjnë presion për veprime më të ashpra ndaj Turqisë.

Vendet tjera të BE-së janë më të kujdesshme. Disa prej tyre kanë frikë se një përshkallëzim i raporteve mund të nxisë qeverinë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që edhe një herë të lejojë një valë refugjatësh të dyndet drejt kufijve të BE-së.

4 komente në “Përplasja me Greqinë, BE kërcënon Turqinë me vendosje të sanksioneve”

  1. xhela says:

    NUK E CAN KOKEN TURQIA PER SANKSIONET E BE….

  2. Klimax ish bashkpuntori sigurimit says:

    Me nr syrtare thuhet se jan 3 milion siriane ne Turqi .faktikisht thone jane mbi 5 milion . Sikur 100 mije te leshoje ne kufirin grek cfare do behet ? Do destabilizohet kompket europa juglindore e deri ne gjermani e france. E dyta 21 miliard bilanc pozitiv qe ka Gjermania dhe 10 miliard Italia me Turqine do duhet ti zerojne per shkak te Greqise ??Po ca i jep Grqia atyre . As morrat si paguan dot . Prandaj cdo gje eshte llogari Olimbi . Ka nje vit qe Europa kete gje thote po vazhduat do ndermarim sanksione . Anijet kerkuese Turkee mbaruan studimin gusht _nentor .popaten gjet gaz do bijne anijet shfrytezuese cpim shfrytezim po spaten gjettja falin frances eitalise se kushedii gjen .

    1. nje antiturk i betuar says:

      Klimax turku , na çate bythen ju islamiket , vdiqet per nje cope Turqi . Po nuk te vjen turp qe kraheson BE-ne , Italine , Francen , qe i kane dhene kulture , drite e dituri njerezimit , me Turqine , me nje shtet despotik , teokratik e diktatorial , me nje popull pa etni e pa prejarrdhje , hordhi arabe , qe krijoi perandorine me obskurantiste e me te prapambetur te historise njerezore , qe i la me qindra vjet ne erresire vendet e popujt qe pushtoi ?! Ku i ke marre ato shifra me bilance miliardeshe , qe na paskan Italia e Gjermania nga bashkepunimi me Turqine ? Ike ore pirdhu , Evropa as do t’ia dije se ekziston ndonje Turqi ne kete bote , perjashto problemin e emigranteve , per te cilet Evropa paguan qindra -milione euro , qe Turqia t’i mbaje ne kampet- burgje te saj .

  3. kaqi i zi says:

    Turqia ka ekonomi nuk eshte si greqia, Erdogu nuk e qeth shume janullen nga beqira franceze qe i japin shume rendesi vetes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje