Irfan Hysenbelliu mesazh prekës për vdekjen e të vëllait: Kasëmi ishte mik i të gjithëve, do kujdesem për trashëgiminë e tij

5 Dhjetor 2020, 18:34Sociale TEMA

Përmes një mesazhi të ndjerë Presidenti i ‘Hysenbelliu Group’, Irfan Hysenbelliu, shpreh dhimbjen për humbjen e parakohshme të vëllai të tij, Kasem Hysenbelli.

Ai tregon disa nga cilësitë e të vëllait duke siguruar se do kujdeset që trashëgimia e tij të shkojë përpara.

Ndër të tjera ai shkruan: 

“Të dashur miq dhe të afërm të familjes Hysenbelliu, kolegë dhe bashkëpunëtorë të vëllait tim të ndjerë!

Një falenderim kolektiv për të gjithë ju do të ishte shumë pak, për të shprehur mirënjohjen time të thellë për gjithë mesazhet e ngushëllimit dhe mbështetjes që na keni ofruar në këtë ditë dëshpërimi. Situata që po kalojmë më detyron t’ju drejtohem publikisht e t’ju kërkoj ndjesë që s’mund të komunikoj dot me secilin prej jush.

Sot familja humbi Kasëmin, në një dhimbje që s’mund të përshkruhet me fjalë: ne humbëm djalin e përkushtuar e babain model, bashkëshortin ideal e vëllain e pazëvendesueshëm, xhaxhain e dajën e dhimbsur, një njeri zemërbardhë. Ju, në një solidaritet unikal, na treguat se Kasëmi s’ishte vetëm “familjari model” por edhe një shok e mik i çmuar, drejtues i aftë, koleg e bashkëpuntor i vyer, njeri vizionar e i përkushtuar, mik i të gjithëve.

Faleminderit nga zemra secilit prej jush!

Jam thellësisht i tronditur nga kjo humbje e rëndë dhe të ndahemi prej tij do të jetë tepër e vështirë, por nuk do të na mungojë forca për ta mbështetur fort trashëgiminë e Kasëmit si edhe të gjitha projektet e nisura prej tij, në mënyrë që ato të shkojnë përpara, në veçanti televizioni Fax News. Pas humbjes së vëllait tim të shtrenjtë, do të jem gjithashtu në mbështetje të plotë të fëmijëve të tij të mrekullueshëm, që të çojnë përpara aspirarat dhe në përmbushje të vullnetit të vetë Kasemit.

Ai iku për të na lënë të gjithëve në trishtimin e mungesës së tij, pa humorin e hollë, e planet e pafundme. Por edhe pse s’mundemi ta kemi më fizikisht Kasëmin, asgjë s’do ndryshojë në vazhdimin e misionit të tij. Bashkëshorja dhe fëmijët, gjithë familja e tij e madhe, jemi të gjithë bashkë, për të përjetësuar projektet dhe veprën e tij. Faxneës dhe Faxëeb, produktet e shpirtit e mendjes së Kasëmit do të mbështeten pa kursyer asgjë për të përmbushur ëndrrën e Kasëmit, vëllait tim të paharruar.

U prehtë në paqe!”, shkruan ai. (TemA)

10 komente në “Irfan Hysenbelliu mesazh prekës për vdekjen e të vëllait: Kasëmi ishte mik i të gjithëve, do kujdesem për trashëgiminë e tij”

  1. kasapi says:

    Te trashegemia e ka mendjen ky pisi i Ilir Hajdutit.

    1. Lenci says:

      Po cfare njeriu je more funderrine. Tjetri ka humbur vellane …

      1. Niko Kondi says:

        Ka humbur te vellane dhe njekohsisht ka shkelur dhe mbi kufoma njerezish , ty lapanjoz pse te dhimbset ky dhe jo fakir fukarenjt ??? pse ka me shume vlera e jetes se ketij dhe jo e nje njeriu te thjeshte , Jep nje pergjigje ……..

  2. Publius Varus says:

    U prehte ne paqe.

  3. 001 says:

    Pa mbushur diten akoma i vllai interesohet per bisneset
    Si ajo shprehja qe per dy lek qin nonen e vet

  4. Go west says:

    Irfan+Ilir=Bande Hajdutesh pa skrupull.

  5. Laku says:

    NGUSHELLIME FAMILJES.SHQIPERINA KA RENE NE DORE TE FSHATAREVE TE KORRUPTUAR QE TE SHKELIN ME KEMBE PER PARA.MJERE NE KUSH NA KOMANDON.

  6. Pordhe me rigone.... says:

    Planet e Hasonit si pordhet e hajvonit ……ku e di birazeri Irfan se Corona nuk e ka vene edhe ate ne liste….!?
    Kshq vari kkkkkkk…..

  7. Tfgs me bisht si orangotango neper peme says:

    Kur zuri keta qe jane milonere covid 19 , imagjino ty zhapzi qe e ke barkun bosh prej kohe dhe e mbush me grosh te krimbura kishe se cdo te bej , do te c’qyej sumen , do te ta beje farfallen xxxl hahahahahahahahahahaha.
    Te fala Janulles , akoma s’ngordhi ???

  8. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Hipokrit i klasit te pare.
    Irfani e perzuri si qen te vellain nga bizneset qe Kasemi kishte vite qe i administronte duke e akuzuar per vjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje