Duhet të ishin duke u zhdukur nga ndryshimet klimatike, por në fakt, po zmadhohen

7 Dhjetor 2020, 21:55Lifestyle TEMA

Ishujt e vegjël, me një lartësi minimale nga niveli i detit, që ndodhen në Oqeanin Paqësor, konsiderohen si vendet më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike. Por, në dekadën e fundit, shkencëtarët kanë hasur në një fenomen intrigues: disa prej ishujve, në vend që të zvogëlohen, po zmadhohen.

Përfundimi doli pas rezultateve të një studimi, realizuar në ishullin Jeh, pjesë e Ishujve Marshall, një shteti në Paqësor i përbërë nga ishuj koralorë dhe vullkanikë, mes Filipineve dhe Havait. Kërkuesit zbuluan se sipërfaqja tokësore e ishullit ishte rritur me 13% që prej vitit 1943, për shkak të sedimenteve të shkëmbinjve nënujorë.

“Mund të shohësh ishullin teksa rritet, kur shumica e njerëzve dhe modeleve shkencore thonë se duhet të gërryhen”, tha bashkautori i studimit, Murray Ford, nga Universiteti i Okland, në Zelandën e Re.

Studimi është tepër i rëndësishëm në një kohë kur ndryshimet klimatike kanë shkaktuar debate të forta në të gjithë botën, pasi tregon se sipërfaqet tokësore mund të rriten edhe kur rritet niveli i detit.

Një studim, i Shërbimit Gjeologjik Amerikan në vitin 2018, doli në përfundimin se shumë prej ishujve që ngrihen në pak metra mbi nivelin e detit do të bëheshin të pabanueshme brenda mesit të këtij shekulli. Ndërsa vitin e kaluar, presidenti i Bankës Aziatike për Zhvillim, Takehiko Nakao, tha se katër shtete, Ishujt Marshall, Tuvalu, Kiribati dhe Maldivet, ishin më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike.

Por, gjatë dekadës së fundit, një numër studimesh kanë zbuluar se, në fakt, disa prej këtyre ishujve, ishin zmadhuar. Një studim i vitit 2010 tregoi se disa ishuj në Paqësor nuk ishin gërryer. Ndërsa një tjetër studim i vitit 2018 zbuloi se në Oqeanin Indian dhe atë Paqësor, asnjë prej 709 ishujve të përfshirë, nuk kishin humbur tokë.

3 komente në “Duhet të ishin duke u zhdukur nga ndryshimet klimatike, por në fakt, po zmadhohen”

  1. Shefki says:

    Tani edhe femijet e kane te qarte, se “ndryshimet klimatike” nuk jane asgje me shume vec nje menyre shkencore e vjedhjes se fondeve. Eshte agresion i punekoteve kunder atyre qe u bie bretku gjithe diten e perendise ne pune per buken e gojes dhe paguajne taksa deri ne 40% te pages. Ndryshimet e mundeshme jane aq mikroskopike, sa do te duheshin shekuj per tu vene re impakti ne ambientin rrethues.

    1. ("") says:

      Car po thua mor mjeran. Keni ngelur duke besuar lajthitjet e injoranteve. Dukesh qe je femije nga truri prandaj te duket e qarte. Edhe sot e kesaj dite dielli rutullohet reth Tokes per ju

  2. shqiptari says:

    C’jane keto brockulla qe shkruani mor aman….. Cfare i ka bere njeriu globit per 50 vjet nuk i kane bere as asteroidet. Zoti vente dore tek ata qe vendosin per fatin tone se shkaterrimi po vjen me hapa te shpejte.Pyje po zhduken, katastrofat natyrore po shtohen, temperaturat globale jane ne rritje,shume shpejt debora do jete cudi qe do ta shohim vetem ne filmat e vjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje