Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, u shpreh se masat e marra për mbajtjen e maskave nuk ka qenë shumë efektive.
Në një intervistë për Ora Neës, Bino e drejtoi përgjegjësinë tek qytetarët dhe tha se fakti që maskat nuk janë mbajtur siç duhet, kanë bërë që mbajtja me detyrim e tyre, të mos japë efektin e dëshiruar.
E pyetur nëse kemi arritur imunitetin e tufës, Bino tha se gjendja ku jemi tregon qartë se nuk është arritur kjo gjë. Ajo shtoi gjithashtu se është krejtësisht e paqartë se kur mund të mbarojë periudha e pandemisë.
“Shqipëria nuk ka arritur imunitetin e tufës, ndaj jemi në këtë gjendje. Nuk është e qartë se sa zgjat Covidi. Asnjë sëmundje infektive nuk është zhdukur nga imuniteti i tufës. Në këtë rast duhet të respektohen masat si distanca sociale apo mbajtja e maskave.
Maskat nuk kanë pasur efektin e pritshëm, se nuk janë mbajtur siç duhet. Mbajtja e tyre në gushë të mbron nga gjoba por jo nga covidi. Maska mbron të infektuarin dhe të tjerët. Është një përgjegjshmëri individuale,”- tha Bino ndër të tjera.
Perdorimi i lines always ne vend te maskes ka dhene rezultate te jashtezakonshme.Pritet miratimi ne ditet ne vazhdim.