Perpara disa ditesh eshte ndare nga jeta Pleurat Tahiri, ish mesues, trajnier, pedagog
drejtues ne katedren e atletikes ne Institutin e Larte te Kultures Fizike “Vojo
Kushi” dhe ne Federaten Kombetare te atletikes ne Komitetin e Sporteve te
vendit.
Pleurat Tahiri ben pjese ne kuadrot e edukimit fizik qe ne vitin 1959, ku ai nisi
punen si mesues dhe trainer I atletikes se lehte ne shkollen e mesme ushterake
“Skenderbej” deri ne vitin 1967.Ne kete periudhe kohe aty, ai pati fatin qe te
punonte bashke me kuadrot e tjere te edukimit fizik qe mund te konsiderohen
nder me te miret ne historine e asaj shkolle. Mund te permendim ketu me shume
respect mesusesit Zyber Konci, Ismet Bellova, Bejkush Birce, Sokol Morina,
Tomorr Dibra, Bujar Bujari, Simon Deda, Napolon Tare, Dilaver Toptani, Sllave
LLambi.
Gjate tete viteve te punes ne kete shkolle, Pleurati u shqua per pune te
jashtezakonshme ne dhenien e mesimit dhe te stervitjes me ekipin e atletikes me
te cilin u arriten rezultate te larta.Vende nderi ne kampionatet kombetare dhe
ne kupat e Republikes duke barazuar dhe thyer rekorde kombetare ne disa gara.
Per kete nivel te larte ne punen e tij, ai u vleresua nga kolektivi dhe drejtuesit e
shkolles dhe ne vitin 1966 Presidiumi I Kuvendit Popullor e dekoroi me medaljen
“Naim Frasheri” Kl IIte.
Ne mesin e vitit 1967, Pleurati fillon punen si pedagog ne Institutin e Larte te
Kulures Fizike “Vojo Kushi”, ne Katedren e Atletikes se Lehte.
Ne vitet 1967-1979 kryen detyren e shefit te katedres.Ketu me nje pune te
kujdeseshme organizative, duke respektuar arritjet, eksperiencen e punes te
pedagogeve te tjere kolege, u dallua per perpjekje serioze per te zhvilluar me tej
nivelin metodiko-shkencor te mesimit e te stervitjes.
Ne vitet 1979-1986 caktohet me detyren e Kryetarit te Federates se Atletikes ne
Komitetin Shteteror te Sporteve te vendit. Edhe ketu Pleurati punoi me shume
passion dhe ndergjegje te larte, ruajti marredhenie korrekte me koleget dhe se
bashku me ta ndihmoi ne zhvillimin e metejshem te nivelit stervitor me ekipet e
atletikes ne te gjithe vendin. Perpjekjet e tij ishin te konsiderueshme edhe ne
sigurimin e bazes material per atlete cilesore dhe per kushtet e tyre te stervitjes.
Ne vitet e fundit te punes deri ne vitin 1994, Pleurati vazhdoi me detyren si
pedagog ne katedren e edukimit fizik ne Universitetin Shteteror te Tiranes.
Ne vitin 1996, Pleurati se bashku me familjen e tij filloi nje jete te re ne SH.B.A. ne
shtetin e Karolines se Veriut, ku jetoi deri ne fund te jetes se bashku me familjen e
vajzes se tij Persida e cila kishte disa vite aty e punesuar ne nje institucion
kerkimor-shkencor per mjekesi.
Edhe aty ai vazhdoi te punonte sit trajnier ne ekipet e atletikes se lehte ne
Universitetin Wake-Forest ne qytetin Winston-Salem dhe me vone ne shkollen e
mesme North Forsyth.
Niveli i tij i larte professional dhe experienca e pasur e punes se kaluar bene te
mundur qe te pranohej aty duke punuar disa vite me sukses.
Gjate 24 viteve te fundit te jetes se tij, megjithese jetonte shume larg, mendjen e
mbante vazhdimisht ne Shqiperi duke kujtuar te afermit, shoket, shoqet per te
cilet ruante nje respekt e dashuri te vazhdueshme.
Figura e ketij kuadri do te sherbeje si nje shembull pozitiv jo vetem per brezin e
njerezve qe jetuan me te por edhe per brezin me te ri.
Nder dhe Respekt te larte per jeten e Tij te nderuar!
Me Respekt,
Besnik Kurshumi
Ngushellime familjes Per njeriu ne nderuar qe pregatitur qindra athlete.
Ngushellime familjes per profesorin ekselent Plaurat Tahiri.
I lehte qefte dheu per ty profesor qe me edukove per kater vjete rrjeshte.