SHENIM: Po ti Lulzim Basha, a e dhe dorëheqjen kur ishe në vend të Sandër Lleshajt?

9 Dhjetor 2020, 20:54Politika TEMA

Pas vrasjes së të riut nga një efektiv i Policisë së Tiranës, Lulzim Basha ka frymëzuar kë ka mundur për ta nxjerrë në shesh. Protesta e së mërkurës në fakt nuk prodhoi asnjë arritje politike të PD-së, përveçse dhunë ndaj policëve që u përballën me militantët apo dëmtime të godinave qeveritare e dekorit të festave.

Në përfundim, kreu i demokratëve ka tentuar ta mbajë gjallë sa më gjatë flakën e protestës. Përmes rrjeteve sociale Basha është shprehur se kryeministri dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duhet të jepnin dorëhejqne pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Për të mos i ngrënë hakun, po e citojmë të plotë: “Kryeqeveritari, vartësi i tij që po të kishte pasur një fije dinjitet do të kishte dhënë dorëheqjen, apo po të kishte pasur një fije dhembshuri kryeministri, duhet ta kishte shkarkuar atë edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë por nuk ka mundësi ta bëjë këtë, sepse frymëzuesi i këtij brutaliteti, kësaj arrogance, kësaj shpërfilljeje për dinjitetin, për jetën njerëzore, për jetën e të rinjve është vetë ai. E keqja ka shkuar në palcë ndaj duhet shkulur me rrënjë”.

Këto fjalë vijnë pikërisht nga personi që 9 vite më parë, policia e së cilit në cilësinë e ministrit të Brendshëm u mori jetën Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Të katërt me duar në xhepa, kryesisht të filmuar edhe nga kamerat. Vrasje LIVE dhe gjakftohta. Ndërsa paraardhësi i Lleshajt, Lulzim Basha, jo vetëm që nuk dha dorëheqjen, por shkoi më tej. Për ata që s’e mbajnë mend: Nuk dorëzoi autorët e vrasjeve që ia kërkonte Prokuroria dhe detyroi mjekët e Spitalit Ushtarak t’i mbanin iso këngës së Berishës, se protestuesit u vranë me thika me helm mes njëri-tjetrit.

(JavaNews / a.rada)

13 komente në “SHENIM: Po ti Lulzim Basha, a e dhe dorëheqjen kur ishe në vend të Sandër Lleshajt?”

  1. Koci says:

    Luli jo vetëm që nuk dha doreheqjen e nuk u denua por do të behet kryeminister.
    Kështu është kur nuk vepron ligji

    1. Ray says:

      Pse justifikim eshte ky qe Lleshi te mos jape Doreheqjen ?

      Ne, me kalimin e viteve, duhet te progresojme
      ne vlerat tona demokratike europiane .

      Nqs Basha beri gabim qe nuk dha doreheqje atehere ,
      nuk doo te thote qe te bejme te njejtin gabim tani

  2. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    Pyetje e gabuar ne njeri te gabuar:Doreheqja eshte nje veprim fisnik kristian dhe autokritik ne sherbim te paqes.
    Por a mund te jet fisnik apo paqsor nje sunit gjaxor!?
    JO!
    Madje edhe veprimi kriminal i policit eshte pjese e agresivitetit sunit,nje polic kristian nuk do ti merrte jeten dikujt pse iku me vrap!
    Ketu qendron ndryshimi madhor mes dy boteve,asaj kristiane nga njera ane dhe asaj arabe nga ana tjeter…..

    1. shqiptari says:

      Plehra ortodokse-na trego se sa “fisnike” jane serbet qe nisen 3 luftera ne Jugosllavi ku vrane kristiane e myslimane bashke. Kur flewt edhe ti per fisnikeri, me vjen per te vjell. Vetem te semure psiqik si puna jote i japin vlera njeriut nisur nga baza fetare.

    2. Shefkiu says:

      Nese nuk do te beje ndarje midis besimeve, une them se ti ke plotesisht te drejte ne ato qe thua. Ajo qe na ndan eshte si ti te verteten kristjane e mbron me poshterimin e muslimanizmit si fe. Ne thelb,kjo eshte jofetare.
      Tani si mendoj une…
      Vrasja eshte nje veprim i skajshem, qofte kjo edhe e perligjur “per arsye shteterore”, ose “ne zbatim te ligjit”. Ajo qe te shqetson ne kete rast eshte politika “whatabout”-iste. Sundimtaret e sotem i japin te drejte vehtes, duke i perligjur keto qe bejne me ato qe ka bere Berisha gjate sundimit te tij. Pra, keta nuk kane aspak ndermend ta shtyjne zhvillimin shoqeror perpara, (gje qe arrihet duke mos e krahasuar vehten me asnje veprim te se shkuares) por per cdo veprim joligjor justifikohen menjehere me shprehjen “po Berisha”? Nese per model krahasues perdor akoma Berishen, nje model sa i turpshem, aq dhe jonjerezor, kjo do te thote se ti e barazon vehten me te. Une mendoj se ky eshte fundi, nje fund qe per rezultat ka faktin qe ti nuk ndryshon qofte edhe ne nje fije floku nga regjimin monstruoz i Berishes.

    3. Raimond says:

      Ik ore plere , si gjitbmone i sakte , ngateron karin me dollarin ……..o bajge e kishes , na i ben kristjanet sikur jane idhuj te rene nga qielli .
      Clidhja ka besimi fetar o gabel muti?? Prandaj jeni te papelqyshem ne shekuj ne Shqiperi ……..
      U kthye Janulla ore zgjebs ??? Apo lengon si korak ?? Ptuuuuu plere

  3. Papi says:

    Luli do behet kryeminister me foton e rashes ashtu si u be rama me keta kater fotot
    Pra ti zotnia e artikullit me thuaj pak se cfar premtoi rama per keta kater viktimat? ato do premtoji dhe luli per rashen
    Morali….? as ja vlen me e shkrujt nje mut te tane

    1. Muco says:

      Cfar shkruan ti mor plere ata te 4 u vrane me urdher te bashes dhe berishes ky i shkreti u vra nga mendje e nje individi polic njesoj te duket?

  4. doni te dini te verteten ju rilindasa,

    Nuk dhashe doreheqjen se kisha karin e fazlliqit ne bythe .
    pastaj isha edhe “me Ato ” me periodat

  5. K says:

    Shteti ku kufomat shërbejnë për fushatë elektorale. Do vijë dita që do zhvarrosin të vdekurit ti nxjerrin tek sheshi.

  6. Alb says:

    Po ik u qr gazetar koqe pse i beri gje rama luli madje synon te drejtoje qeverin jan per tu qr po ishalla behen bashk heres tjt tu djegin shpit ketyre politikaneve

  7. Nje qytetar neutral says:

    Ore a jeni trapa, a boni sikur jeni. Kur Luli qe minister i brendshem u vrane 4 veta qe protestonin dhunshem e po sulmonin Kryeministrine. Ky gjynafqari 25 vjecar qe vrau Sander Lleshaj po ecte me duar ne xhepa ne pune te vet. Jo se po me hapet barku per Lulin, por rastet nuk jane njesoj, krahasimi nuk qendron. Lulin po qe, duhet denuar per 200 miljon eurot e rruges se kombit, po pastaj ka edhe plot te tjere qe duhet t’i vene pas, si nga ana e nones, ashtu edhe ka ajo e babes. Besoj e merrni vesh kush osht ana e nones e kush e babes. A moret vesh?

  8. Është me të vërtetë i gabuar krahasimi Basha LLeshaj për mendimin tim.
    Lul debili edhe sot flet për çrrënjosje dhe qërime!!!
    Fjalor tipik Berishjan, përfaqësues të denjë të një regjimi diktatorjal qê përdorë forcën shtetrore kundër kujtdo që protestonë ose shpreh një mendim të kundër!
    Zoti LLeshaj me dorëheqjen e tij vendos një gurë mę shumë në ndërtimin e një shteti sa ligjor por edhe me fytyrë njerëzore, që njeh gabimin, tërhiqet përpara dhimbjes dhe fatalitetit. Sot më shumë se kurrë Shqipërija ka nevojë për nje veprim të tillë.
    Ministri i brendshëm duhet ta mbrojë dinjitetin e këtij institucioni jo me gardistë me Kalashnikov në dorë por me dorëheqjen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje