Shqiptarët duan t’i ikin Shqipërisë me një mal me probleme për të shkuar në Amerikën e ëndërruar, “parajsë” mbi tokë, por atje, katër policë, jo në gjaknxehtësi e sipër por me plot terezi, për disa minuta, ia morrën shpirtin George Floyd-it të zi gjatë arrestimin. Dhe ky nuk është një rast i izoluar. Në SHBA e kudo në Perëndimin e ëndërruar, por sidomos në të parën, lajmet me abuzime policore janë një gjë e zakonshme kohë pas kohe, apo në çdo kohë.
Por në Shqipëri nuk vlejnë këto referenca. Në vendin ku një pjesë njerëzish vuajnë mitin e të qënit më fatkeqët në glob, ushqyer po nga miti se Shqipëria është qendra e botës e së keqes, të tillë shembuj nuk vlejnë fare. Sidomos kur këta njerëz janë dhe me mision politik opozitar.
Kështu pra, siç mund të pritej, jetëhumbja e një të riu 25-vjeçar qëlluar nga një efektiv policor, është shndërruar sakaq në zjarrmi politike, duke bërë që Tirana të përjetojë dhe njëherë skena dhune mbi institucione. Dhe është fjala për një incident ku organet, si ato të rendit e si ato hetimore, nuk i kanë “dalë krah” policit, përkundrazi, deri më tani e kanë nxjerrë atë fajtor për tejkalim kompetencash.
Por as kjo nuk vlen. Falanga të rinjsh xhupzinj e kapuç mbi kokë, me në krye një personazh me imazhin e një paramilitari politik në kampin e opozitës, iu sulën institucioneve të shtetit me kuç e me maç, mes tyre dhe ura zjarri, për ta përflakur sërish dhimbshëm imazhin e Shqipërisë.
Risia në marrëzi
Por ka një risi, me element dhelpërak në këtë marrëzi të radhës: mungesa e aktorëve politikë të opozitës në protestë. Nuk besohet të jetë një vetëfrenim etik. Në orët e paradites, rinia e PD-së organizoi një protestë për të ndjerin Rasha, duke ofruar atë variantin e njohur parazit në të menduar dhe artikuluar, të mërzitshëm e krejt pa shije logjike. Thanë një gjë që as vetë s’e besojnë, siç ajo që viktimizimi i Rashës ishte një ekzekutim që lidhej me 8 Dhjetorin anti-komunist dhjetorist(!!!). Vetëm rënia në marrëzi totale, ardhur dhe nga boshësia e mendimit, mund të çojë në fantazi të tilla fyese për çdo intelekt normal.
Përse kjo risi?
Eshtë diçka që nuk ha diskutim ftohtësia ndërkombëtare me opozitën. Eshtë ndër ato çështje që pak trajtohet në përsiatjet apo raportimet politike.
Ditë më parë, Matthew Palmer, njeriu i Uashingtonit në rajon, do ripotenconte zhgënjimin amerikan me opozitën. Ndërkohë, lidershipit opozitar i kanë mbetur si raport me ndërkombëtarët vetëm takimet e brendshme me ambasadorë, diku rutinë apo diku për ndonjë çështje ku i kërkohet ndryshim qasjeje nga ajo që buron prej njeriut hije – Berishës. Kaq. Dhe, një tjetër reagim ndërkombëtar me dënim dhune ndaj institucioneve, ku do ishin në krye aktorë klasikë opozitarë, do ishte një thellim i kësaj krize të dukshme e të qartë.
Një “George Floyd” opozitar
Nuk do asnjë sforcim fakti se te i ndjeri Klodian Rasha, opozita po tenton të krijojë “George Floyd-in” e saj politik. E pse jo, edhe një “21 janars” të sajin. Nuk dihet se ç’sentimente politike kanë të afërmit të riut, nëse janë me këtë apo atë parti, por kanë dhe ata një përgjegjësi në këtë rast, që i vë në sprovë morale, për të zgjedhur nëse do ia dhurojnë opozitës evlatin e tyre të ndjerë si municion politik. Sepse, mbi shumë paqartësi që ka akti i asaj nate, se në ç’kushte ka qëlluar efektivi mbi të riun, ka një gjë mjaft të qartë, atë që plumbat nuk ka asnjë arsye të kenë qenë politikë, qoftë dhe qeveritarë, pasi janë shkelje policore të llojit “kudo e në çdo kohë”. As sosja e George Floyd-it nën trupat e katër policëve nuk kishte asnjë lidhje me Trump dhe nuk ka ndodhur vetëm nën Trump. Pasoja: SHBA prodhuan një histori të turpshme reagimi anarkik majtist në zemër të demokracisë. (Tesheshi)
Cfare pyejte beni edhe ju. Basha e pa qe me organizimin e tij ne protestate shkuara nuk ishte asgjekundi. Ne te tille menyre opozita eshte e fshehur dhe nuk mban pergjegjesi per dhunen. Vertet mendoni se organizimi ishte qytetar? Qytetaret thjesht u bashkuan sepse mendonin do ishte paqesore. Ne fund u pa se kush mbeti, gjithe alabaket.
ku i pe qytetaret ti aty…ishin thjesht ca pabuksa per i cigare HASHASH…stresi nxirrte shkum nga goja si kal i terbum…nga malli i keq…
Une jam salier i kopese se saliereve, kafshëve, egërsirave, të palarëve, dhenve, dhive, derrave, qenërve, gomerëve, ujqërve, çakejve. Eshte e pamundur qe kreu i kopese tone te kete lidhje me keto thashetheme. Ai egersire nuk mund te kete qene as zagar i i oxhakut te Enver Hoxhes. Ai shpellar nuk mund te jete as spiun i Serbise. Turma jone eshte me e çmendura, llumi i perparimit ne Shqiperi dhe akoma me shume keshtu eshte shpellari ne krye te kopese tone. Na e kemi per nder te udhehiqemi nga nje shpellar, kafshë, egërsire, kriminel, spiun i Serbise.
Ajo qe eshte me skandaloze dhe e turpshme qe m’breme neper studioTv qarkullonin fotot e te ndjerit… ku thonin( ai bossi klanit) qe i eshte hapur koka, jane dy plumba dhe jo nje.. etj- etj
Dhe dikush i ftuar… me te drejte thoshte si shoh dot fotot… te tjeret i shikoni dhe flisni pa gje te keqe… ku po shkojme me keta kategori njerzish pyetje????
Nj nga pistat e hetimit te vrasjes se 25 vjecarit duhet te jete edhe lidhja e policit kriminel me
Trustin e “Geshtenjave dhe Boronicave te Tropojes”….
Bravo George e mendva qysh në momentin e parë.
nuk ju vjen zor që shani ALEATIN TONE STRATEGJIK o të pafytyrë?
I pame se kush ishte ne ne turmen e djeshme.Stresi nje pefaqesues i rrugacerise me nje grup rrebelesh e dhunues,…
Sa turp ,shqiptaret jane te dhunueshen,nuk dine gje tjeter vec te djegin dhe te shkaterrojne se ashtu jane mesuar te marrin pushtetin…….
eshte partia demokratike qe e ka ushqyer kete dhune per 30 vjet.Duan te marrin pushtetin me djegie e dhunime te institucioneve
Sa turp……..Nxirrenei ate Stresin e cirrjani masken nje maskara …injorant…agresiv e rrebel……pale kur e ftojne neper Tv duke i dhene grada….Turp per ato TV qe ftojne nje dhunues dhe nje njeri te dhunshem neper studiot televizive…….
Ku eshte fshehur sot miu i haleve ? Ku eshte sot shpellari ? Dil nga vrimat ku je futur o Azem Hajdari i dyte .
Pse nuk iken ne Amerike bythqiri i Sali Lushes dhe vete Salipinoku i Stresit ? Para kane se kane grabitur me ndihmen e Berishes.Po nuk ikin se atje i shkerdhen policia i vret si qen rrugesh.Po dhe ketu dalngadal sa te stabilizohen gjerat do japin llogari dhe per breket qe mbajne veshur.Nuk kane punuar asnje dite.Sali Lusha njihet si njeriu me dembel nga ata qe e kane pas njohur ne tropoj dhe tirane.
sepse basha eshte vene ne shenjester te Avniut
nga Hakmarrja Kombetare
vetem ne Mars mundet te strehoet thone se Lalzit do ja ngrejn komt
Klodiana Lala i çjerr maskën qeverisë. Nga burime kofidenciale ka gjetur faksin që Edi Rama dërgonte nga Washingtoni, ku urdhëronte policinë që të bëjnë një vrasje diku në Laprakë. Viktima të jet i moshës 20 deri 30 vjeç, rreth 170 cm i gjatë, me origjinë nga veriu. Kjo ngjarje të ndodhë përpara se ai të kthehet në Shqipëri. Efektivi që do bëjë vrasjen të jet nga jugu. Drejtuesit e policisë të hedhin një pistoletë në drejtimin nga ka kaluar viktima për ta përdorur si alibi. Përpara ministrive dhe kreministrisë të vendosen lëndë djegëse dhe lëndë plasëse që ti përdorin demostruesit. 7,8 policë të plagosen në pjesë të dukëshme të fytyrës, në sy, hundë, kokë, që ti përdorim ne si shkak për të goditur opozitën. Bëni kujdes mos bini në kurthin e Stresit dhe babait të tij, mos i arrestoni ata, se rrezik të përsëritet si në viti 98 me Hajdarin. Kam besim të plotë tek ju, Edi
Këta janë familje e degjeneruar në breza. Nuk kanë moral fare. Janë tip kafshë. Krenohen me turpin, nuk u bën përshtypje asnjë gjë. Turpin e kanë ngrënë me bukë den baba den.
Po e bot ket KARIN (stresi a ca osht ky bythqim hero)o gazetar!!!!?ca o ky mer??qini mor shtet leshi nonen ne gop kti muti!!!!