Protesta, aktivistja Gjikondi: Kur futet politika në mes, zbehet qëllimi dhe komprometohet arritja

10 Dhjetor 2020, 14:59Politika TEMA

Aktivistja Civile, Brizida Gjikondi, pret nga komunikimi i kryeministrit Edi Rama në orën 18:00, që ai të njoftojë shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në intervistën në emisionin “Sot live në Shqipëri” në Report TV, aktivistja tha policia e sotme është harbute, fodulle dhe paragjykuese. Njëtjë tha edhe për Lleshaj, ku sipas saj, reagimi i tij tregoi se sa larg realitetit është dhe se si sheh gjërat nga lart.

“Ne jemi popull i vogël ku në tragjedi të mëdha fryrja e tyre na çon në tragjedi të tjera, nuk mund t’i inventarizojmë, siç bënë me 21 janarin, gërdecin, nuk mund të lejohet që vrasja e Klodjanit vetëm në histori apo debate politike, mënyra si degradoi protesta, dhe se kam fare për pemët apo zbukurimet, por mosreagimi i policisë është bashkëfajtore. Nuk ka pasur asnjë deklaratë të sinqertë, asnjë prononcim nga Veliu e as Lleshaj.

Statusi i Lleshajt tregon që është shumë larg nga realiteti, nuk mund t’i identifikojmë policët si vrasës, nuk mund të vrasim një polic se vrau një djalë. Babai i djalit bëri një deklarim fisnik, të gjithëve edhe atyre që reagojnë dhe atyre që qëndruan indiferentë. Kemi arritur këtu se kanë mbjellë një farë në polici, që edhe në lagje janë arrogantë, cinik, paragjykues, u shërben të fortëve të lagjes, sesa një komunikim normal. Të dy fëmijët kanë vënë gjoba për mosmbajtën e maskës, ka pasur probleme me policinë dhe ajo që u ka bërë përshtypje është komunikimi”, tha Gjikondi.

Ajo ka folur edhe për analizën e saj ku shkroi se nuk duhej politizuar protesta, por për këtë “u kryqezua” nga komentuesit që shkuan deri aty sa e kanë mallkuar edhe te fëmijët e saj. Megjithatë, përtej faktit që është lënduar, duke folur këtu si nënë, ajo tha se kjo nuk do e ndalë që të thotë mendimin e saj.

“Si çdo nënën se sa prioritet dhe depuliesë kam për fëmijët, por kurrë nuk do hiqja dorë nga të thënit mendimin tim (…)Më kanë shqetësuar kur preknin fëmijët e mi, ne tregojmë që jemi një vend demokratik që nuk pranon mendimin ndryshe”, tha aktivistja.

Ajo shtoi se në momentin që politika futet në një protestë ajo e humb qëllimin e saj, prandaj bëri këtë thirrje.

“Unë jam aktiviste civile që në 85% të protestave këto 20 vjet kam qenë pjesë e tyre dhe kam arritur në një deduksion që në momentin që nëse politika i afrohet një proteste, zbën qëllimin e saj, dhe komprometon arritje. E vetmja rast kur politika u dëbua ishte protesta për armët kimike dhe kjo tregoi që arrihet të fitohet kur politika mbahet larg, që nga teatri, e shumë protesta u kompromentuar vetëm nga prezenca e saj”, tha Gjikondi në Report Tv.

3 komente në “Protesta, aktivistja Gjikondi: Kur futet politika në mes, zbehet qëllimi dhe komprometohet arritja”

  1. WHAT A FUCK says:

    ti je me politike se anetaret e politikanet….ti futesh ne loje per te relativizuar gjithmone kauzat…cfare rendesie ka nese ka edhe proteste politike, mjafton te jete e drejte, por djalli fshihet ne detaje sic po perpiqesh dhe je perpjekur te besh gjthmone…

  2. miresi says:

    Brisida, nuk besoj se ti je tamponi qe verteton covidin, prandaj ne ate prononcimin e djeshem pashe nje reagim te sinqerte e qytetar nga ana jote, ndersa sot kerkon shkarkime e ngarkime. Nuk eshte puna ketu se iku Lleshaj e be kijameti, por pa u sqaruar problemi perfundimisht nga organet kompetente per fajsine apo pafajsine, nuk mund te nxjerresh konklyzionin ti apo kushdo tjeter se shikoj dhe degjoj histerizma te pa pranueshme nga shume njerez; kuptohet kjo eshte dhe kultura apo interesi te mpleksur qe e largon njeriun nga arsyeja dhe shpirti njerezor. Une e ngre larte prononcimin tend te djeshem qe tregon nje nivel te larte te pergjegjshmeririse ne te gjitha formacionet intelektuale . Me respekt.

  3. Konjak says:

    Zonja GJikondi , ky eshte mendimi juaj per protesten , ne perkrahie te viktimes , Klodianit . Ju shprehni mendimin tuaj dhe mir beni , por protestat ne raste te tilla , jo vetem qe perkrahin viktimat dhe te afermeve te tyre ; por i bejne me dije politikes qeverisese se nuk mund te sillet si skllavopronar , — kjo vlen per te gjitha qeverisiet dhe viktimat te shkaketuara nga arma e shtetit , per keto 30 vjet — . Kur viktimat vijne si rezultat i politikave te gabuara te politikave qeverisese , saktesisht duhet te nderhyj politika qe ben oponencen , qeverise , dmth opozita . Kjo ka ndodhur dhe ndodh edhe ne Greqi , SHBA Itali etj . Problemi eshte qe politika ne keto raste te mbroje te drejtat e popullit dhe jo te lejoj , element negativ te shkaterrojne ekonomine e perbashket . Politika eshte vlere dhe si e tille duhrt te udheheq popullin , ne formen e qeverisies , si dhe politika opozitare te mbroje popullin dhe ekonomine e tij nga gabime te mundeshme te qeverisies . Keshtu qe te dyja krahet e politikes , duhet te bejne detyren e tyre , sidomos ne keto momente delikate .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje