Rama: Meta, i fundit që duhet ta hapë kamaren e gojës për policinë! Basha ministër i 21 janarit, kryetar kukull dhe pa karakter

10 Dhjetor 2020, 18:29Politika TEMA

Në reagimin e tij për vrasjen e Klodian Rashës, kryeministri ka komentuar edhe deklaratat e Ilir Metës dhe Lulzim Bashës.

Ai tha se Presidenti dhe kreu i PD nuk kanë asnjë të drejtë morale të flasin për sjelljen e policisë së sotme.

“Ilir Meta është I fundit që duhet ta hapë kamaren e gojës për Policinë e Shtetit. Kurrë nuk tha një fjalë të mirë qoftë edhe për sy e faqe. Ai është një nga shembujt më të këqinj të sjelljes shoqërore dhe institucionale në Shqipëri.

Ndërsa i fundit që mund të japë leksione për Policinë është kryetari kukull i opozitës, Lulzim Basha. Ai është shembulli i pafuqisë karakteriale. Është ministri i masakrës së 21 Janarit ku u vranë katër protestues krejt paqësorë.

Policia e Shtetit sot dhe rezultatet e saj sot nuk kanë asnjë krahasim me dje.

Policia e Shtetit sot nuk ka asnjë krahasim me dje, gjendja e rendit sot nuk ka asnjë krahasim me dje, sjellja e policisë sot nuk ka asnjë krahasim me dje.

Por sigurisht që si çdo pyll me derra, edhe policia e shtetit ka të padenjat e saj. Unë jam krenar që në këto 7 vite protesta e ka humbur qytetarinë e saj”, ka deklaruar Rama.

3 komente në “Rama: Meta, i fundit që duhet ta hapë kamaren e gojës për policinë! Basha ministër i 21 janarit, kryetar kukull dhe pa karakter”

  1. Yuiop says:

    Nje standard i ri sjelljeje, pozitivitet i rendesishem. Kur pushtetaret pervec pergjegjsise ligjore shfaqin dhe ate morale. Bravo Sander!

  2. Orest Saraci says:

    Cmbolle do koresh , Meten bere pesident te tilla do degjoshe , ambasadori Lu priste ti hapje driten jeshile si ti dhe Llalla , ti e cove ne presidence , tani degjoja kengen Metes …….jane disa kafshe , si neperka p.sh. qe nuk zbuten , sa do mire ti sillesh ….do te gjeje rastin te te sulmoje ….ja ky eshte Meta , qe kujton se eshte politikani me i rendesishem dhe se cdo post i takon me domosdoshmeri …..
    Personifikimi i llumit , i eres se qelbur , i njeriut te peshtire dhe ogurzi ….eshte fatkeqesi dhe njekohesisht idjoizem te perfaqesoje Kombin Shqiptar nje pisanjoz si Meta , kanceri i Shqiperise , ai se bashku me kriminelin digital kane faje te pallogaritura ndaj shqiptareve ……
    Tani z.Kryeminister nuk kane vlere fjalet e tua per Meten , sa do percmuse te jene nuk kane asnje lloj vlere ashtu sic nuk kishin kur the qe :kemi presidentin me te mire te gjithe koherave ……..a e di pse ???? se shqiptaret e njohin mire Meten , keshtu qe si ta shash ,dhe i takon se e ka mbushur kupen me kohe dhe provokon ne menyren me te poshter , si ta peshtyshe , shqiptreve nuk u bene pershtypje …….u lodhen me peralla ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje