Djali problematik i presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Hunter bën me dije se është marrë nën hetim për një çështje që lidhet me taksat e tij.
Hetimi është duke u drejtuar nga prokurorët federalë në shtetin e Delauere.
Hunter Biden tha se ai e ka marrë këtë çështje “shumë seriozisht”, por shtoi se ishte i bindur se një “rishikim objektiv” do të tregonte se ai i kishte punuar “ligjërisht dhe në mënyrë të rregullt”.
Ai tha se u informua për hetimin të martën, por nuk bëri të ditur ndonjë detaj të mëtejshëm në lidhje me rastin.
Ekipi i tranzicionit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden tha se presidenti i zgjedhur ishte “thellësisht krenar për djalin e tij”.
Hunter Biden ishte një shënjestër e sulmeve të republikanëve gjatë fushatës zgjedhore presidenciale të vitit 2020. Prania e tij në bordin e një firme energjetike ukrainase ishte në qendër të procesit të shkarkimit kundër presidentit, Donald Trump, në fillim të këtij viti.