Vrasja e 25 vjeçarit, Veliaj: Duhet bërë drejtësi, ai që ka bërë gabimin të mbajë përgjegjësi. Reagimi i qytetarëve i kuptueshëm, dëmet do i rikuperojmë

10 Dhjetor 2020, 12:56Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inkurajon drejtësinë që t’i shkojë deri në fund zbardhjes së vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha dhe shprehet se autori duhet të mbajë përgjegjësi. Nga Baldushku ku inspektoi dy shtëpitë e reja të rindërtuara pas tërmetit, Veliaj iu bashkua dhimbjes së familjes për humbjen e djalit dhe theksoi se reagimi i qytetarëve për ngjarjen është i kuptueshëm, kurse dëmtimet në qytet janë gjëra të parëndësishme, që rikuperohen.

“Unë jam babai i një djali të vogël dhe e marr me mend si i është thyer zemra babait të Klodit sepse nuk besoj se ka gjë më të rëndë sesa të humbësh fëmijën. Një ditë do kesh vetë fëmijë (i drejtohet banorit të shtëpisë së re) dhe do e kuptosh çfarë dhimbjeje është kur të sëmuret, e jo më ta humbasësh.

Ajo familje është zemërthyer dhe ka gjithë të drejtën e botës të jetë e mërzitur, këtë s’e luan topi. Që kanë merak për drejtësi, edhe kjo kuptohet. Imagjino sa gjëra kanë ndodhur në këtë shtet dhe nuk kanë parë drejtësi. Ndaj, ata kanë të gjithë të drejtën e zotit të mërziten, si edhe ata që prishin dhe dëmtojnë qytetin – rraqe janë, nuk është ndonjë hata, do i rikuperojmë prapë. Jeta do të vazhdojë!”, u shpreh Veliaj.

Ai kërkoi të bëhet drejtësi, ndryshe nga çfarë ndodhi në 21 janar.

“Ka edhe një lloj mirëkuptimi kur e shfryn mërzinë, por duhet bërë drejtësi, nuk duhet lënë si 21 Janari, që shteti të vriste dhe pastaj bëheshin heronj. Ai që ka bërë gabimin duhet të mbajë përgjegjësi. Ka të drejtë familja që është zemërthyer, e mirëkuptoj totalisht.

Ka të drejtë edhe një pjesë e qytetarëve, se jo të gjithë janë të dhunshëm. Një pjesë e qytetarëve thjesht kanë një revoltë dhe thonë kjo nuk duhet të ndodhë, nuk ka arsye për t’i marrë jetën dikujt. Kurse ajo minoranca që shkatërron, nuk përben problem, do i rregullojmë prapë. Por, në këtë fazë duhet të inkurajohet drejtësia që t’i shkojë deri në fund kësaj pune.

Të zbardhë rrethanat dhe të vendoset një standard i ri, që këtu nuk ndodh gjë pa u ndëshkuar. Pastaj, për të pastruar e rregulluar, pemë e drita, punë e madhe, rraqe janë. U prish shtëpia nga tërmeti, e ribëmë prapë më të fortë, shtëpia e vjetër ishte cope-copë. Për t’u ringritur do të ringrihemi, e vetmja çështje është që të ringrihemi më të mirë se ç’ishim kur ramë”, përfundoi Veliaj.

17 komente në “Vrasja e 25 vjeçarit, Veliaj: Duhet bërë drejtësi, ai që ka bërë gabimin të mbajë përgjegjësi. Reagimi i qytetarëve i kuptueshëm, dëmet do i rikuperojmë”

  1. Agim Anastasi says:

    Z. Veliaj. Shqipria nuk eshte prona jote. Kush do paguaj per shkaterimin, kjo eshte pyetja. Nese perseri do paguajne taksapaguesit, jemi perseri aty ku ishim dhe perseri do kemi vandalizem.

  2. Pato says:

    Po familjen e policit do e mirekuptosh ti qe eshte sot ne burg sepse kreu detyren? Demet do ti rekuporojme taksapaguesit jo ti or mik ti je ne rregull i keput nje vidoe 5 minutshe ne facebook duke u qare per llumin dhe mutrat qe lane pas dhe tu rriten votat. Tani nuk na ngelet gje por ti vemi ti shprehim cdo familje krimineli ngushllime. Familja nuk ka faj per nje te rritur 25 vjecare dhe nuk mban pergjegjsi per te qe del ne 2 te nates me arme ne xhep dhe kercenon nje polic ta vrase. Kokra e skuthit!

  3. L.R says:

    Nqse Familja e te ndjerit ka nevoja per Istitucionet ju duhet te jemi i pari si Krybashkjat ta ndihmoni…. duhet qendroni afer pasi boshlleku i femise te gjejne te afermit,miq , shoke etj … pse jo dhe te Istitucionet e ndryshme… ndoshta me kalimin e diteve,muajve mund te fale dhe policin?!

  4. Shpata says:

    Thirrje Popullit Shqiptar !

    Vrasja apo egzekutimi i 25 vjeçarit eshte rezultat i perdorimit ekstremist te policise ! Shteti ligjor duhet te kete polici ne sherbim te popullit dhe jo te kastes qe i ka emeruar.
    Heqja e matrikullave te policeve ne Teatrin Kombetar, per te mos identifikuar individin, e shderron policine ne bande ! Rama nuk mund te na thote tani, se faji eshte individual.

    Keshtu, Policia e ‘trajnuar’ dhe e drejtuar nga Lleshaj edhe Rama eshte polici qe i sherben vetem partise Socialiste dmth Rames ! !

    Megjithe keto fakte Rama do te justifikohet, si gjithmone, se FAJI eshte individual, dmth personal i policit ‘injorant’ !

    Populli nuk ja ka pare asnjehere hairin kesaj Policie !
    Ajo duket vetem per gjoba dhe zhduket prapa padrejtesive ! Ajo masakron popullin dhe mbron te korruptuarit dhe oligarket ! Ajo ben sikur kerkon kanabisin por ne fakt ajo lejon vetem bashkepunetoret e Rames, Lulit, Metes, etj te ‘kanabisen’
    E drejta e kanabisit ne Shqiperi blihet tek Rama !

    Popull Shqiptar : BIJTE E TU NUK DUHET TE VRITE SI QEN PER NJE NDALIM QENDRIMI ! Djemte dhe vajzat tona nuk duhet te terhiqen zvarre si plehra duke ju mohuar e drejta e manifestimit ! Bijte tane duhet te mbrohen nga kriminelet !

    Populli pret me kot ‘premtimet’ e Rames per reformen ne drejtesi qe spo mbaron dot sepse askujt ne pushtet dhe opozicion nuk i intereson !

    Popull Shqiptar : RAMA NA KA ÇARE VESHET 8 VJET, SE PO BEN REFORMEN NE DREJTESI, DHE GJASME SHTET LIGJOR.

    Po perse nuk e ben ? Ai ka dhe gurin dhe arren ! !

    Perse nuk spastron Administraten nga hajdutet, mashtruesit, te korruptuaret te cilet ai i njef mire sepse vet i ka emeruar, me mik, dhe jo me merite, aftesi e me kulture ? ! Ai eshte rrethuar nga servila te skllaveruar dhe jo nepunes shteti !

    Popull Shqiptar :RAMA DHE OPOZICIONI VONOJNE E SABOTOJNE ME TE GJITHA FORMAT FUNKSIONIMIN E SHTETIT LIGJOR SEPSE DUAN TE VJEDHIN DHE ÇVASIN PA FUND !

    Popull Shqiptar :Rama nuk do te bej Reforme ne Drejtesi sepse denohen partizanet e tij dhe ai vete, duke dale zbuluar nga shantazhet e Metes apo Lulit.
    Vrasja e 25 vjeçarit tregon rezistencen e birit te popullit kunder formave te shtypjes policore te regjimit antipopullor e arrogant te Rames.

    Popull Shqiptar : RAMA SOT KA VRARE NJE 25 VJEÇAR NE ÇDO FAMILJE SHQIPTARE ! !
    Çfare duhet te beje me teper regjimi antipopullor i Rames ?

    Njeqind vjet me pare Rilindasi Andon Zako Çajupi Therriste ;

    SHQIPERIN’ E MORI TURKU, I VU ZJARR! SHQIPETAR, MOS RRI, PO DUKU, SHQIPETAR!……..
    ZHVISH RROBAT E ROBERISE, MEMEDHE, VISH ARMET E TRIMERISE SE KE NE!

    Zgjohuni ju Shqiptare !? Zhdukni korrupsionin !

    Ju lutem, neser mos me thoni se nuk i dinim qellimet e Rames ! !

    Tirane 10 Dhjetor 2020

  5. niku says:

    ky behet zemergjere me parat e popullit.Jane dhe politikane keta.Nuk e kupton veliaj se ata qe dogjen mbrem nuk ju plas fare per ate qe humbi jeten por ata e ben me urdher te Sali kriminelit pasikerkon mecdo menyre te rezoje qeverin dhe te krijoje kaos ne keto momente te veshtira.Kur eshte kaq zemergjer velia le ti paguaj nga leket etij demet qeuben.

  6. lani says:

    Nuk eshte gabim Eriaon. E ka emrin vrasje. Po presim te marrim vesh se perse e beri ky polici. Nqs nuk eshte me te meta mendore (dhe per kete te mbajne pergjegjesine ata qe e kane emeruar polic) atehere eshte i keqformuar, vepron me kanun e zakone se pale e ka share dhe fyer ai djali e ky si “trim” e keputi me pistoleten qe ia ka dhene shteti e te blere me leket tona e te familjes se ati djali e per kete te mbajne pergjegjesi ata qe e mbajne ne pune.
    Ngado qe ta sjellim muhabetin pergjegjesia mbetet te polici dhe policia.

  7. alex says:

    u mbush kupa e ketyre maluketerve, para 30 vjetes erdhen dhe zaptuan gjithe shqiperine, ndertuan vend e pa vend, tani ç’faj kane shqiptaret e ndershem te paguajne per shtepite e tyre, qe ç’do here qe bie shi ,permbyten sepse ndertuan ne kenete dhe fushe buke, bie nje termet i vogel, perseri taksapaguesit shqiptare duhet te paguajne per ndertimin e shtepive te tyre, tani dalin edhe ne shesh dhe rruge dhe thyejne e djegin ç’do gje u del para. dhe lali ERI thote raqe jane, do ti ndertojme prape, po mire me ato miliona leke mund te ushqeheshin me mijra familje te varfra ne vend, e kuptoj dhimbjen e babait, por tani ndodhi nuk kthehet koha mbrapa, polici nqs ka shkelur ose tejkaluar ligjin do te mbaje pergjegjesi. kaq mbaroi filmi. ne ç’do proteste qe bejne keta bastarde vetem djegin e shkatrojne, a do mbaje njeri pergjegjesi ndonjeri per keto miliarda lek te hedhura dem .

  8. zamira says:

    Më ke pëlqyer si ke fol këtu ! Që si ke sharë qytetarët pavaersisht se bënë sjellje shkatërruese

  9. Kledi says:

    Qendrim dinjitoz lideri bravo tqoft se mendova se do thoshe pse na prishën pemën … respekt plak

  10. Skerdi says:

    Respekt ! Drejtësi mbi çdo gjë

  11. Dani says:

    O Agim gjei ti nje sponsorizues Veliajt per rekuperimin e demeve , ky popull kafsh edhe do te shkaterroj se vdes per pak shkaterrim , por dhe nuk doni qe baballaret tuaj te paguajn demet , parat nga qielli nuk bien , kur e shikoni ate kafshen malokun qe djeg dhe thyen folini mos e inkurajoni , ti paguà kafsherin e ktyre malokve qe çfrytezojn rastin dhe dalin per llogari te PDs se per ate djalin qe u vra as ja ni fare ktyne qe bejn kto shkaterrime ,

  12. Tironci says:

    Me ne fund doli dhe kopili i Ahmadinexhatit ne fjalim publik per te bere fushate elektorale. I bie ne mes qe te mos e prishi me asnje pale, bile duke bere punime, i ben nje fryrje fatures se nedertimeve dhe fitimet i ndan me cunin e kristaq spiunit. Keaaj i thone te besh politike, te mbushesh xhepin me pare dhe me e keqja shkojne budallenjte dhe e falenderojne.
    Votoni Koco Kokedhimen po deshte qeSshqiperia te behet shtet. Vetem Koco po i vjen hakut ketyre.

  13. Baba Mondy says:

    Biri i k*rves Stresi dhe shok nuk jane qytetare por maloke bastarde.

  14. Taulant says:

    Një qëndrim dinjitoz nga ana juaj zoti veliaj çdo padrejtësi duhet të ndëshkohet !

  15. Antoneta says:

    E ke vendos theksin ku duhet se prisja

  16. Luisi says:

    Bravo për gjithë sensin e të kuptuarit të qytetarëve dhe revoltës së tyre , ndoshta dhe të tepruar duke e humbur arsyen … por kauza do drejtësi .

  17. Lili says:

    Dhuna e ushtruar nga policet e bashkise, kunder fukarenjrve edhe plakat e shkreta qe per kafshaten e gojes dallin ne rruge per te shitur pak zarzavate i ka , dhune e pa ndeshkuar edhe e glorifikuar nga erion veliaj, dhuna verbale per te na mbyll gojen, i ka hap rrugen dhunes ma te madhe nga policet, dhune qe perfundoj me vrasjen e nje djali ne lulen e rinise se tij,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje